Artistja shqiptare habit me deklaratën: E kam blerë tokën ku kam për tu varrosur me dëshirë të madhe, shkoj e vizitoj çdo ditë

4 Dhjetor 2022, 15:43Lifestyle TEMA

Artistja shqiptare habit me deklaratën: E kam blerë tokën ku kam

Piktorja e njohur, Zake Prelvukaj në një intervistë ka vërë një deklaratë që i ka habitur të gjithë.

Ajo shpalosi momente nga fëmijëria e saj, foli për punën dhe për raportet që ka me shumë personalitete publike për “Kendiv” në T7.

Mes tjerash, artistja befasoi edhe me një deklaratë teksa po fliste për disa persona të dashur që i ka humbur. Ajo tha se nuk ka frikë nga vdekja, prandaj edhe që tani e ka blerë tokën ku do të varroset.

“A e di që unë nuk kam frik, unë e kam ble edhe tokën ku kam për tu varrosur. Nuk kam frik sepse atje kam të gjithë njerëzit e dashur që kanë vdekur.

Jeta është këhstu dhe nuk kam frik, e shoh numin tim, vendin tim dhe me dëshir të madhe e kam ble. Se ne jetojmë për të shkuar me atë botë.

Unë shkel në tokën ku kam për të qënë unë dhe nuk kam frik aspak se të gjithë kemi lindur për të shkuar atje” u shpreh Prelvukaj.

8 Komente

  1. S
    Sara

    shume normale, s'e kuptoj kush dhe pse habitet

    1. F
      Franci

      Shkrimi , ose botimi mere si ta maresh eshte bere ne pergjithesi dhe habia nuk i perket asnjerit ....eshte shprehje abstrakte , dhe befasim te dikujti ose disave ne pergjithesi , ....ama ne vecanti besoj te gjithe jane ne nje vije te drejtperdrejte me te dhe nuk befasohet askush ...

    2. A
      Aron

      Asgje te keqe apo per tu habitur. Bota jashte bejne te njejten gje, e blejne token ku do te varrosen dhe planifikojne varrimin e tyre, madje e lene ne testament. Te lashtet i vinin teper vemendje varrimeve dhe aty gjenden edhe gjerat me te rendesishme te arkeologjise, neper varreza.

      1. M
        Mbase i lejohet Si Artiste te fitoje edhe me kete

        Mpirja e Trurit apo lavazhi i Trurit fillon dhe nga keta Thema Diskutimi.. Njerezit e dine fundin qe eshte vendi ku ke blere apo nuk ke blere kete Toke te shejnte te fündit .. Njerezimi ka nevoje per Tema Argetuese ,te Argetohet ne Jeten deri sa ta jetoje ... Heeee ndryshe nuk mund ta paralizoshe Trurin e njerezve . Kjo zonje e nderuar duhet te tregoje me e Sinqerte qe ku eshte qelimi i kesaj Teme. ! Dhe sa e ka perfitimin nga njerezit e forte te Botes qe ja kane afruar kete Teme paraliziese te njerezimit ..

        1. M
          Mati

          Nuk eshte zonja qe ka shkruar kete artikull. Fjalet e saje jane marre nga nje emisjon televiziv, qe besoj se eshte shkruar pa lejen e saj.

        2. D
          Drini

          Eshte per tu habitur nqs ke nje mentalitet shqiptar. Ne perendim kjo eshte nje gje normale, njerzit e blejne token ku do varrosen para se te vdesin. Po do mesohemi edhe ne me keto gjera

          1. J
            Juli

            Vari lesht gazetarë LESHI

            1. S
              Shkodrani

              Çfarë është e habitshme këtu? Ju habit fakti që nuk jemi të përjetshëm apo që zonja po përgatitet për tranzicionin e kësaj jete? Është krejt normale, nuk ka asgjë të habitshme. Ndoshta ka filluar pak herët, por kjo është personale. Me rritjen e çmimit të tokës, mund të bëjë edhe pak biznes. Blen një vend parkimi...për makinën...e shet më vonë atë dhe blen një vend parkimi... këtë herë për trupin e saj. Pse jo?

              Lini një Përgjigje