Ronela Hajati revoltohet me kritikët pas incidentit në emisionin spanjoll: Nuk e di nga na buron kjo ligësi

4 Dhjetor 2022, 15:23Lifestyle TEMA

Ronela Hajati revoltohet me kritikët pas incidentit në emisionin

Ronela Hajati nuk e kurseu as këtë herë një reagim në rrjetet sociale për incidentin që i ndodhi teksa ishte e ftuar në një emision televiziv në Spanjë. Ndërsa po performonte asaj i ra mikrofoni u thye dhe më pas çdo gjë nisi nga fillimi, por videoja bëri xhiron e rrjetit së bashku me komentet.

Ronela nuk zgjodhi të qëndrojë e heshtur për këtë trajtim duke pyetur se nga vjen gjithë kjo ligësi, sidomos për një artist dhe këtu merr veten si shembull, që përpiqet të bëjë muzikë dhe të mos largohet nga vendi.


Këngëtares nuk i kanë shpëtuar as komentet për peshën, e cila e ka vendosur shpesh në qendër të komenteve dhe sërish iu ka bërë thirrje mos ta ndjekin në rrjetet sociale.

“Lexo! Para disa ditësh isha e ftuar në @mediafestnf, një nga emisionet më të ndjekura në Spanjë dhe që ka qëllim argëtimin! Nata e radhes ish ajo e shndërrimeve ku konkurrentëve i duhej të transformoheshin në të ftuarit! Çdo gjë është live atje dhe kudo jashtë, zëri, performancat.

Të këndosh playback në fakt është e pakonceptueshme. Në fillim më ndodhi një incident i vogël, mikrofoni u shkëput, ra dhe u thye. Sado që doja ta vazhdoja ishte e pamundur. E kalova me sportivitet dhe e nisa dhe njëherë! Çdo gjë shkoi ok! Dolëm të tretët dhe kemi qeshur pafund se i tillë ish formati! Në fakt pas emisionit emri im ishte i 12 i kërkuari në Spanjë. Faqet shqiptare kanë nxjerrë vetëm momentin që më ra mikrofoni a thua ç’ndodhi!

Nuk e di nga na buron kjo ligësi për njëri-tjetrin ama unë të paktën po përpiqem të bëj diçka dhe do, s’do u këndua shqip në një emision të huaj! Mos flas pastaj që komentet për peshën dhe dukjen time që nuk përfundojnë kurrë! Nuk dobësohem dot o zotërinj, ju ndan thjesht një buton nga të mos ndjekurit! Pastaj kur mendoj, pashë që erdhi dhe Dua Lipa me një trup si modele, një yll i vërtetë dhe kur pashë komentet e tmerrshme dhe te ajo …

Jini pozitivë! Sidomos për gjakun tënd, për njëri-tjetrin sepse gjithë ky negativitet që nxjerrim i shtyn njerëzit përditë të mendojnë: “Dua të iki sa më parë nga ky vend” kur mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme këtu!! Unë jam thjesht një gocë nga Tirana që e dua muzikën dhe kam sakrifikuar çdo gjë për të! Dashurinë, familjen, shoqërinë … vetëm që të bëjnë qejf njerëzit sepse sytë dhe duartrokitjet e tyre janë të paçmueshme! Le ta hapim zemrën! Unë ju dua shumë! Aaaa, dhe faleminderit Spanjë që më bën gjithnjë të ndihem si në shtëpi!”, përfundon Ronela.

 

4 Komente

  1. V
    Varu teneqen Ronela

    Ronela, njerezit ashtu si bagetia, kane zakonet e tyre. Ti gjeja me e mire qe mund te besh per kete eshte, te mos i kthesh pergjigje. Thjeshte injoroji. Ti e kupton qe pas atyre komenteve jane bageti qe momat ja quajne Sanije, Niqi, Mahmudie, Gjyle etj etj. Pervec kesaj, mund te jene kokekatrore, surrat bythe etj etj. Mos bjer ne llumin qe ata pregatisin. Varu teneqen e mos ju kushto vemendje. Kafshet vemendje duan.

    1. E
      Era

      Ronela ju jeni vajz e zgjuar nuk ka si të kuptoj injoranca shqiptare, vajzën e intelektualit Marash Hajati.

      1. t
        tonini

        Marash thiu prej puket dhe kjo baxhella dose e baldose

        1. D
          DENI

          Ronela, nuk ka pse cuditesh per ligesine qe shprehin disa ndaj teje. Jam i bindur se ajo rrjedh nga cveshja tende ne maximum, me shume se cdo kengetare tjeter, nderkohe qe je nje femer e rendomte, jo sexi. Serioziteti ne veshje do te vleresohej shume. Sa per mbivleresimin qe i ben vehtes si muzikante nuk flas dot se nuk jam i asaj fushe, por nuk me emocionon fare.

          Lini një Përgjigje