
Ermal Mamaqi ka kujtuar Dr Florin 8 vite nga ndarja e jetës së tij dhe ka rrëfyer se si e ka ndihmuar që të largohej nga droga.
Ermali tregoi se gjatë periudhës kur jetonin bashkë, ai shkonte në kishë dhe kërkoi ndihmën e një pastori i cili e ndihmoi Mamaqin për ta nxjerrë Florin nga ajo situatë.
Ndonëse atëhere u largua, më vonë një fatkeqësi e shtyu Dr Florin që të kthehej sërish në gjendjen e mëparshme, ku fatkeqësisht më pas ndërroi jetë nga overdoza.
“Ai ka patur një histori shumë interesante të jetës, ka qenë i varur nga droga.
Në kohën kur u lidhëm në muzikë filluam edhe të jetonim bashkë.
Atë kohë shkoja në kishë, e ndihmuam me një pastor të shkëputej nga droga dhe ai e bëri këtë
U shkëput dhe për rreth një vit e gjysmë nuk konsumoi asgjë dhe ishte i pastër.
Nga ky ndryshim ai mori një vendim që të bënim turne nëpër shkollat e mesme dhe 8- vjeçaret e Tiranës, që të bënim takime në sallat e sportit duke kënduar dhe pastaj duke ndarë dëshminë tij se si jeta e tij ndryshoi dhe se si do të shkatërrohej nëse do të vazhdonte drogën.
Dhe folëm edhe me kryetarin e Bashkisë për këtë, por Florit i ndodhi një fatkeqësi që nuk dua ta përmend tani dhe në atë moment nuk e përballonte dot dhe ra përsëri në gjendjen e mëparshme dhe shkoj në overdozë dhe ndërroi jetë.
Vdekja e tij ishte një mesazh që ai ia dha gjithë njerëzve që kanë probleme me drogën dhe po mendojnë të marrin atë rrugë, ai dha mesazhin më të madh që kjo është rruga e gabuar”, ka rrëfyer Ermali.
Sa loqe je ti o Ermal me vite paraziton si gojors i bizneseve, ben dy palo "filma" qe me shume jane reklama sesa art, mban dy fjalime "motivuese" dhe kur tjetri ka hall mjekesor qe trajtohet nga mjeku, psikologu, etj., ti shkon tek pastori. Dhe rri tani tregon histori per tkap dy klikime dy shikime ne media online
kur jeton me kruva nuk te ben asgje me pershtpyje ...dco gje te duket normale
Ku njef ti shoqeri e miqesi vec lekut dhe kurvave qe ke rrotull. Ti nder vetem interesit i ben
Flori do te kujtohet per simpatine e tij ne skene, pavaresisht jetes se tij private (fund tragjik qe eshte i dhimbshem, por ngelet nje figure qe e kane dashur shume vetè). Ti Ermal do te kujtohesh per vogelsine e figures tende, nivelin medioker ne ate qe ben, apo sesi leket kerkojne te blejne artin. Ah, meqe ra fjala. Kjo nuk eshte xhelozi per "njerezit qe bejne karriere". Nuk me kercet fare sa lart ngjitesh, apo sesi ecen ti ne jete.