Si u shkatërrua jeta e gazetarit të njohur, pasi zbuloi të dashurën sekrete të Putin

18 Tetor 2025, 11:42Lifestyle TEMA
Si u shkatërrua jeta e gazetarit të njohur, pasi zbuloi të

Në agimin e një dite vere të vitit 2021, shërbimet sekrete ruse zbarkuan në apartamentin e njërit prej gazetarëve më të njohur të opozitës, Roman Badanin.

Ishte ora 6 e mëngjesit kur zilen e derës së tij në një lagje të qendrore të Moskës e thyenin pa pushim 6 deri në 8 agjentë civilë të FSB-së, të cilët mbanin në dorë një urdhër kontrolli.

Për gjashtë orë me radhë ata kontrolluan çdo cep të apartamentit dy dhomësh, ndërsa jashtë, policë me uniforma bastisnin makinat e tij dhe të bashkëshortes. Më pas, Badanin u shoqërua në komisariat, ku u mor në pyetje për katër orë rresht.

Krimi i tij? Publikimi i një interviste me një vajzë që dyshohej të ishte vajza ilegale e presidentit rus, Vladimir Putin.

Sot, Badanin jeton në mërgim në Kaliforni, së bashku me bashkëshorten dhe vajzën e tyre të vogël. Së fundmi, ai dhe bashkëpunëtori i tij i ngushtë, Mikhail Rubin, kanë publikuar librin “The Tsar Himself – How Vladimir Putin Deceived Us All”, që hedh dritë mbi jetën e fshehtë të liderit të Kremlinit, përfshirë marrëdhëniet e tij jashtëmartesore, pasurinë marramendëse të të dashurave të tij dhe represionin ndaj çdo gazetari që tenton të hetojë për të.

Vajza e fshehur dhe historia që “ndezi” alarmet në Kremlin

Në vitin 2020, portali investigativ Proekt, i drejtuar nga Badanin, publikoi një intervistë me një vajzë të re, Elizaveta – e njohur edhe si Luiza Rozova – e cila dyshohet të jetë vajza që Putin pati me Svetlana Krivonogikh, një ish-pastruese me të cilën kishte nisur një lidhje në fund të viteve ’90.

Analizat biometrike nga Universiteti i Bradfordit në Mbretërinë e Bashkuar gjetën 70% ngjashmëri mes vajzës dhe presidentit rus. Megjithëse emri i babait nuk figuron në certifikatën e lindjes, patronimi i saj është “Vladimirovna” – një detaj që ngriti edhe më shumë dyshime.

Pas lindjes së saj, Krivonogikh bleu një apartament luksoz prej 2.9 milionë paundësh në Monako dhe përmes rrjedhjes së dokumenteve nga “Pandora Papers” u zbulua se kishte grumbulluar një pasuri mbi 78 milionë paund, përfshirë prona të shumta dhe një jaht privat.

Putini, i rrethuar nga gratë dhe sekretet

Libri i Badanin dhe Rubin përshkruan edhe lidhjet e tjera të presidentit rus, përfshirë atë me yllin e gjimnastikës ritmike Alina Kabaeva, fituese e medaljes së artë në Lojërat Olimpike të Athinës më 2004. Marrëdhënia e tyre besohet të ketë nisur në vitin 2006 dhe thuhet se kanë dy fëmijë së bashku. Në vitin 2014, Kabaeva u emërua në krye të “National Media Group”, me një rrogë vjetore prej 7.7 milionë paundësh.

Por lista e partnereve të supozuara të Putinit nuk ndalet këtu. Një tjetër rast i përmendur në libër është ai i Alisa Kharcheva, një studente 17-vjeçare që pozoi për një kalendar erotik kushtuar presidentit dhe më pas nisi të jetonte në një apartament luksoz në një lagje elitare të Moskës.

Censurë, burg dhe mërgim

Pas publikimit të intervistës me Rozovën, jo vetëm që shtëpia e Badanin u bastis, por edhe banesat e Rubin dhe gazetarëve të tjerë të Proekt. Ndërsa ndodhej me pushime në Marok, Badanin mësoi përmes mesazheve që ishte shpallur person “i padëshiruar” nga autoritetet ruse – një status që i hap rrugë ndjekjes penale dhe burgosjes.

“Vendosëm që nuk mund të ktheheshim më në Rusi,” rrëfen ai. “Në më pak se dy muaj, arritëm të nxirrnim nga vendi edhe dhjetë bashkëpunëtorë tanët.”

Sot, Proekt vijon punën nga jashtë Rusisë dhe mbetet një ndër zërat më të guximshëm që sfidojnë regjimin e Vladimir Putin.

16 Komente

  1. k
    k

    Diktatura ruse ka mbetur tek metodat mesjetare te ÇEKAS të Berias.Jane aq injorantë saqë as metodat e vresjeve nuk i kanë përparuar.

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zhelensky cifut

      Paske edhe nikname Kar Cfare dryshimi ka me cia?

      Përgjigjjuni
      1. k
        k

        Ka ndryshim se CIA zakonisht merret me agenturat e huaja,kurse Çeka,Nkvd,Gkb,merrej me shfarosjen ,zhdukjen dhe eleminimin e qytetarëve ,kundeshtarëve abstraktë dhe hipotetikë të vetë,per te mbajtur pushtetin me forcë.Por për mendjen tuaj analfabete,nuk ka asnjë ndryshim. PS.Po qe se atë gërmën simbolike ta ka sygjeruar motra,thuaj se nuk del gjë ngaqë zakonisht nuk e përdor për fshatarka të palara.

        Përgjigjjuni
    2. A
      ABC

      Ky zagari eshte si sulltan i rusise qe ka haremin e vet dhe dashnore pa numer . Race muti .

      Përgjigjjuni
      1. T
        Timi

        Nuk është çudi. Ruset janë kurvat numër 1 në botë. Gjithë bota i ka provuar, pse mos ti provojë edhe vetë presidenti. Janë edhe të bukura.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kurva mban eren e parase

          Per kurva kane qene te gatshme ne te gjitha kohet e historise kudo me pushtetaret. Rusia fatkeqesisht nuk po del nga dara Bolshevike dhe diktatoret realizojne cdo gje qe duan rreth vetes se tyre. Rreth pushtetit qarkullojne kurva sa te duash Shqiperi, Europe, Amerike e kudo.

          Përgjigjjuni
          1. l
            luani rusis

            rrini urt me rusin ju rracqirat e shqipris se do ju qi robt

            Përgjigjjuni
            1. l
              luani rusis

              rrini urt me putinin se do ju q1 rracen juve robq1rave te shqipris

              Përgjigjjuni
            2. E
              Elektricisti

              O komentuesi k.Kur nuk di,me mire rri ..Ne kohen kur policia sekrete e BRSS quhej CEKA, nga 20/12/1917 deri ne vitin 1926 ne krye te saje ishte Felik Xherxhinski.Ne kohen kur ishte Beria ne krye te saje nga viti 1938 deri ne vitin 1953 kur Beria u ekzekutue ajo u quajt MVD. Vetem ne vitn 1954 pra pas vdekjes se Berias kjo polici sekrete mori emrin KGB.

              Përgjigjjuni
              1. k
                k

                Lavrentij Pavloviç Beria hyri në ČEKA , në vitin 1921. Nuk mu duk kaq e rëndësishme data kur Berja u zgjodh kapo i sherbimit të vrasjeve të Stalinit.Ishte vetëm indikative dhe figurative për metodat kriminale të diktaturës Bolshevike sot Putiniane. Po qe se sensibiliteti juaj u prek kaq shumë nga padituria ime,do përmirësohem duke frekuentuar ndonjë shkollë shqiperie ,për tu afruar sado pak nivelit tuaj historik. Por njëkohësisht edhe ju justifikoj sepse nuk eshte faji ut personal por i karakterit shqiptar që nuk ka asnjë njohuri përveç asaj për të kritikuar të tjerët dhe për ti vënë "zile miut". Nëse shpresonit t'ju shaja dhe ofendoja,përgjigja është negative.Për ju do ishte nder dhe burim lavdie,kurse për mua ,mërzie.

                Përgjigjjuni
              2. I
                Idrauliku

                O koqe kandari ,dava dylberi je , nje presje duhet te vinte mbas CEKAS nje presje ndante epokat e agjentirave rise dhe asgje me teper , pastaj iniciali K nuk punon me kazem e lopate dhe komenton thjesht ri e shkruan ….dhe ti i thua rri ?hahahahahahahahaha Po pse behesh gazi i Botes o pall …kujdes ore dyli se do te marin per kaish gomari dhe do tallin rocken me ty njesoj si me ate diplomatin e karieres Muc Xhepen prezatorin dallkaukun …. Mos be te zgjuarin , ri e lexo dhe shko me tej ….une e lexoj perhere inicialin K eshte i sakte dhe shkruan me zgjuarsi ….sidomos kur komenton ish presidentin Meta , etje shkrin talentin …..vec ti hape enciklopedine elektronike dhe ben te zgjuarin do te tregosh qe di shum dhe shtjellon karllikun qe te vertitet ne kafken tende …..

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Sqepari

                  Thuaj, falemners Zot qe jam gjalle! Normalisht duhej te ishe i vdekur. Nuk te kane vrare vetem nese ke firmosur dok bashkepuntori.

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    Elektricisti

                    Jo idrauliku por hidrauliku. Pastaj ku ke pare ti qe elektricisti perdor kazem e lopate.Allah Allah, hera e pare qe degjoj.

                    Përgjigjjuni
                    1. Z
                      Z

                      Gazetar-koqja duhet te falenderoj Zotin qe nuk e kane qire ne bythe dhe ti benin gojore, apo ja kane bere dhe nuk tregon ?

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Akademia e barinjve

                        Komentues "Elektricisti", me zbritjen ne Tirane te koqe-barinjve nga malesite qe zabtuan " Xanuna" tek rrethrrotullimi i "Zogut te Zi" dhe tek monumenti i "Ushtarit te Panjohur" shikoje me shumice qe profesioniste dhe thonin qe ishin elektriciste ku ne dore mbanin matrapik minatori dhe vare, keshtu eshte ne Albanistan as nje gje nuk te cudit.

                        Përgjigjjuni
                        1. l
                          luani rusis

                          ju qift rracen putini

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje