VIDEO/I martuar prej dy dekadash, Enrique Iglesias puth në buzë fansen në Las Vegas

18 Shtator 2022, 17:42Lifestyle TEMA

 

VIDEO/I martuar prej dy dekadash, Enrique Iglesias  puth në buzë

 

Enrique e kapi fansen nga beli dhe e lejoi që ajo të bënte disa selfie, por pak më vonë artisti guxoi duke e puthur vajzën.

Këtë moment ai e ndau me 17.1 milionë ndjekësit në rrjetin social “Instagram”, duke shkruar se ngjarja ndodhi të premten në Las Vegas.

47-vjeçari është i martuar me 41-vjeçaren Anna Kournikova prej më shumë se dy dekadash.

Fansat komentuan të shqetësuar se videoja nuk do i pëlqente gruas së këngëtarit latin.  “A nuk do të mërzitet gruaja jote?”; “Si e lejon Ana këtë”; O Zot, ai është i martuar”; “Jam i sigurt që gruaja jote nuk do të jetë e lumtur me këtë”, janë disa nga komentet.

Enrique u martua me Anna-n në vitin 2001 dhe çifti ka tre fëmijë: binjakët Nicholas dhe Lucy, , dhe vajzën dy vjeçe Mary.

Enrique së fundmi zbuloi se fëmijët e tij kanë parë videoklipin ku ai u takua me nënën e tyre Anna.

Artisti dhe ylli i tenisit u prezantuan ndërsa punonin në videoklipin e Escape të Enrique-s në vitin 2001.


 

1 Komente

  1. Z
    Zydo

    Yp xhixhi....

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje