Video/ "Plas” peshku në Parlamentin e Australisë! Protesta e çuditshme që po bën xhiron e rrjetit

27 Mars 2025, 15:34Lifestyle TEMA
Video/ "Plas” peshku në Parlamentin e Australisë! Protesta

Një skenë e pazakontë dhe virale u regjistrua në Parlamentin e Australisë, ku senatorja e Partisë së Gjelbër, Sarah Hanson-Young, nxori një salmon të ngordhur gjatë një debati të nxehtë mbi industrinë e peshkimit.

Pamjet e saj duke mbajtur peshkun në një qese plastike, teksa sfidonte qeverinë për ligjet e reja që mbrojnë fermat e diskutueshme të salmonit, bënë xhiron e rrjeteve sociale. Ky veprim ekstrem synonte të tregonte ndotjen që, sipas aktivistëve, po shkatërron ekosistemin detar të Tasmanisë.

Por momenti më viral erdhi kur presidentja e Senatit, Sue Lines, i kërkoi senatores ta largonte menjëherë “protagonistin” e protestës nga salla, duke shkaktuar habi dhe të qeshura në Parlament dhe jashtë tij.

Kjo protestë e pazakontë ka ndezur diskutime të mëdha, jo vetëm për ndikimin mjedisor të industrisë së salmonit, por edhe për mënyrën se si politikanët zgjedhin të bëjnë opozitë.

1 Komente

  1. A
    Andi

    Futja ne bithe Edit Xhajanes se ka kaluar ne menopauze dhe ketej nga fakulteti nuk ia var me njeri pidhrobshes!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje