Nga fiksimi me puthjen e Macron dhe ministres së Sportit në Francë, kalojmë te një tjetër sensacion i internetit!
Ja, të të shpjegojmë fillimisht se për çfarë bëhet fjalë: Për të gjithë pjesëmarrësit në Lojërat Olimpike, thjesht fakti që janë prezentë dhe konkurrojnë është një ndër gjërat më të rëndësishme në jetë, pasi domosdo, është një ndër garat më të shumëpritura në botë.
Por, s’ishte ky rasti i qitëses nga Koreja e Jugut, Marksman Kim Ye-ji, e cila u bë virale në internet sepse pati reagimin më të rezervuar dhe qëndrimin më cool dhe për më tepër, fitoi medaljen e argjendtë.
Ajo, me një dorë në armë dhe një në xhep, qëlloi, ngriti njërin xham të syzes, rregulloi armën, pa nga kamera dhe gjithë internetit e cilësoi si “final boss” të Lojërave Olimpike.
Kim Yeji konkurroi në disiplinën e qitjes nga largësia 10 metra më 29 korrik dhe shpejt, fotot dhe videot virale nga momenti i gjuajtjes dhe qëndrimit të saj kaq ikonik u bënë virale. Ah, doni një detaj të lezetshëm? Te dora në xhep shfaqet i varur një elefant i vockël, i cili sipas teorive në internet, është i vajzës së saj.
Nejse, për t’u rikthyer te qëndrimi dhe sjellja e saj: Marksman Kim Ye-ji e di kush është, e di edhe që interneti u fiksua pas saj!
"Nuk kam parë kurrë një grua më ikonike"; "Jam e habitur dhe pak e frikësuar"; "Kim Yeji sapo na tregoi se ç'është vetëbesimi"; "Ok, mund të mbyllen Lojërat Olimpike! Ajo fitoi", ishin disa nga komentet e njerëzve në rrjetet sociale.
Në të njëjtën disiplinë, mikja e saj dhe anëtarja e skuadrës së Kim-Ye, Oh Ye-Jin, fitoi medaljen e arit dhe të dyja gocat krenuar vendin e tyre.
View this post on Instagram
Flasin ca budallenj ne Twitter dhe ju thoni "ka cmendur Olimpiaden". Urime per kampionet e vertete, notarin francez Leon Marchand dhe gjimnasten amerikane Simone Beil.
"Me falni", por keni ngateruar karin artificial me elefandin e "vogel". Dhe ja te "paparet" e Evropes cmenden pas kesaj aziaitke nga Koreja e Jugut, po te ishte nga Korea e Veriut per te njejtin veprim do te shahej pambarimisht.....
Po ça qitse jane keto??? Qitse kampjon kish Shqiperia dikur. Jo 10 m, po 25 m, jo me pistolete me ajer, po me fisheke te vertete. Si Elisabeta Karabolli, Djana Mata, Sadik Kuçana, Niko Shtrepi, Piro Gjika, Jonuz Kotrri etjer
Nuk ka nje redaktor aty tek Tema.Keni plot mesues gjuhe qe per qejf do ti redaktonon keto artikujt e shpifur qe na servirin.Po çfarë do presesh nga nje fshatar si Mero.
Duhet te na raportoni per kampionet qe fitojne medalje dhe qe u bie bretku per te marre pjese ne nje gare Olimpiade nje here ne 4 vjet, jo per paraqitje fytyre, o analfabete pa kulture sportive.