Ndahet çifti i njohur i showbizit shqiptar, njoftojnë papritur në Instagram

31 Korrik 2024, 09:41Lifestyle TEMA

Ndahet çifti i njohur i showbizit shqiptar, njoftojnë papritur

Kader Kicaj dhe Lumbardh Salihu kanë qenë një nga çiftet më simpatikë dhe të komentuar të showbizit, deri kur modelja njoftoi papritmas se romanca e tyre ka marrë fund.

Fillimisht Kicaj ka postuar një Instastory ku zbulon se shkak është bërë tradhëtia nga ana e Lumbardhit, veprim i cili e ka lënduar dhe zhgënjyer shumë. Por siç shprehet, për të ruajtur dinjitetin ajo nuk mund ta falte më dhe vendosi t’i jepte fund kësaj romance të shumëpërfolur.

Mirëpo pak pasi e postoi këtë shkrim në Instastory ajo e ka fshirë. Më vonë Kicaj ka postuar një shkrim tjetër ku shprehet se ka luftuar për të mbajtur lidhjen e tyre por nuk ka funksionuar dhe për këtë arsye ka kërkuar të ndahet. 

Dyshja gjithashtu kanë fshirë çdo foto që kishin postuar bashkë në rrjete sociale.

Ndahet çifti i njohur i showbizit shqiptar, njoftojnë papritur

2 Komente

  1. L
    Llozi

    na plasi kari

    Përgjigjjuni
    1. A
      Adi

      Tamam na plasi kari ,kush jan kta?

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje