Rrëfimi prekës i moderatores së njohur për babain e saj: E ndjej kudo brenda vetes

30 Korrik 2024, 16:19Lifestyle TEMA

Rrëfimi prekës i moderatores së njohur për babain e saj: E


Moderatorja e njohur Dojna Mema, si rrallë herë ka rrëfyer si e përjetoi humbjen e babait të saj në periudhën kur sapo ishte bërë pjesë e televizionit.

Në një intervistë për ‘Sol’ e pyetur nëse ka pasur zhgënjime apo rrëzime gjatë rrugëtimit të saj  Dojna tha se që pas humbjes së babait të  ajo arrin ta gjej forcën të ngrihet pas çdo rrëzimi si në jetë ashtu edhe në profesion.

“Më vjen një forcë e brendshme shumë e madhe që di të ringrihem, është shumëfishuar në momentin që babi im u largua nga kjo botë. Më duket se qëkur babi im iku nga botë dhe shkoi në tjetrën un kam një person brenda meje që gjatë gjithë kohës më bën mua të ngrihem sa herë që rrëzohem. Kjo është e vetmja gjë e bukur në gjithë këtë trishtim të madh.”

Ndër të tjera Dojna theksoi: “ E dija që babai im nuk do donte të më shihte të trishtuar pas humbjes së tij, ai do donte të shihte të bëja atë gjë që unë doja më shumë.” tha Dojna.

“Është akoma shumë e vështirë humbja e tij dhe pse kanë kaluar disa vite tashmë, çdo ditë është e vështirë, thjeshtë jemi në që mësohemi me faktin që se kemi më atë njëri”-përfundoi moderatorja.

Kujtojmë që baba i Dojnës humbi jetën 5 vite më parë nga një sëmundje e rëndë, asaj kohes moderatoja ishte në hapat e para të karrierës së saj.

3 Komente

  1. K
    Kapterri

    Babai i Donjes,Bujari,super njeri.Na mungon te gjitheve,iku para kohe ne perjetesi.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Ben

      Perse vetem keaj i mungojne plundering? Apo kjo eshte me e.dhimshme.se eshte modele!

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sokrati

        Motra...mos fol gjera qe mund te keqinterpretohen...he xhan. Se gati jane skifteret. Fillojne me pyetje, jo po ku e ndjen brenda , jo po sa e ndejn brenda etj etj...

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje