Zbulohen 3 çamçakëzat më të vjetër në histori, janë përtypur 10 mijë vjet më parë

5 Shkurt 2024, 18:28Lifestyle TEMA

Zbulohen 3 çamçakëzat më të vjetër në

Mbetjet e rrëshirës të përtypur 9700 vjet më parë si çamçakëz të vërtetë janë gjetur në Suedi. Një grup ndërkombëtar kërkimor i koordinuar nga Universiteti i Stokholmit analizoi gjurmët e ADN-së në këto mbetje, mbi të cilat është ngulitur edhe forma e dhëmbëve.

Analizat bënë të mundur identifikimin e atyre që i kishin përtypur dhe çfarë kishin ngrënë dhe rezultatet e studimit janë publikuar në revistën “Scientific Reports”.

Fragmentet e rrëshirës u gjetën në sitin arkeologjik suedez të Huseby Klev, në veri të Goteborgut të sotëm, ku një grup gjuetarësh dhe grumbulluesish jetonin në Mesolith. Analiza e ADN-së njerëzore bëri të mundur të vërtetohej se tre të rinj, meshkuj dhe femra, i kishin përtypur për të prodhuar një lloj ngjitësi që përdoret për të bërë vegla. 

Një studim i mëtejshëm i mbetjeve të ADN-së së lashtë jo-njerëzore ka bërë të mundur rindërtimin e dietës së paraardhësve tanë. Testet zbuluan se adoleshentët kishin ngrënë mish dreri, troftë dhe lajthi, megjithëse njëri nga tre djemtë kishte vështirësi të përtypte për shkak të periodontiti , një sëmundje bakteriale që shkakton dëme progresive në indet që mbajnë dhëmbët në vend.

"Në rrëshirën e përtypur Huseby-Klev ka një sërë sekuencash të ADN-së në të cilat kemi gjetur të dyja bakteret që ne e dimë se janë të lidhura me periodontitin, dhe ADN-në e bimëve dhe kafshëve që kishin përtypur më parë", specifikon Emrah Kirdok nga Universiteti i Mersinit.

“Gjetjet e studimit sigurojnë një fotografi të jetës së një grupi të vogël gjuetarësh në bregun perëndimor skandinav. Mendoj se është e mrekullueshme", komenton koordinatori i studimit Anders Gotherstrom.

Lini një Përgjigje