Në 113-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, në sheshin historik të Vlorës u zhvillua sot ceremonia zyrtare e ngritjes së flamurit kombëtar, një nga momentet më domethënëse të festimeve shtetërore të 28 Nëntorit.
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, mori pjesë në ceremoninë solemne ku bashkë me autoritetet më të larta shtetërore nga Shqipëria dhe Kosova u bashkuan në nderim të ditës kur Shqipëria u shpall e pavarur dhe kur u ngrit flamuri kombëtar, duke shënuar lindjen e shtetit shqiptar.
Në mesazhin e tij, Kryetari Peleshi theksoi peshën historike dhe emocionet e kësaj dite: “113 vjet më parë, në Vlorë, një flamur u ngrit dhe bashkë me të u ngrit edhe një komb. Sot, në ceremoninë e ngritjes së flamurit, me emocione nderojmë themeluesit tanë, shprehim mirënjohjen për ata që sakrifikuan dhe krenarinë për rrugëtimin tonë europian.”
Ceremonia u shoqërua me pjesëmarrjen e qindra qytetarëve, përfaqësuesve vendorë dhe institucioneve shtetërore, duke krijuar një atmosferë uniteti dhe krenarie kombëtare. Në Vlorë, si çdo vit, 28 Nëntori u rikthye në një ditë simbol të kujtesës dhe vazhdimësisë së shtetit shqiptar.
O Lesh kujt i thu Shtet o Pill Motre Ta tham une ty se kush asht Shtet Shtet asht ai Vend qe Populli Lulezon jan te knaqun me Jetesen dhe kan Mrojte prej Shtetit Shtet asht ai qe ka Ligje te Barabarta me Qytetarin o Pill Motre ky asht Shteti ju qisha Far e Fis qa jeni ne Parlament i Mytet Pencionistat qe kan punu secili ka 50 Vjet dhe ne fun te funit nuk te Zot me hager Mish Ju jeni me shkerdhy Motrat tan qajeni ne Parkament jeni Ba tan Miljonera A e keni denu Adriatik Llallen ket Sheik me nje denim Qesharak bahet Miljoner dhe e denoni me 2 vjet Burg Motrat Kuli keni pse nuk shkoni me e marr ne Itali asht o Klysha
113 vite lesh