"Kafja" që trazoi demokratët dhe "selami" i Ervin Salianjit orët e vona për Gaz Bardhin

28 Nëntor 2025, 11:06Politika TEMA
"Kafja" që trazoi demokratët dhe "selami" i Ervin

Një takim i zhvilluar pasditen e së enjtes në një hotel në Tiranë mes Ervin Salianjit, Ilir Alimehmetit dhe disa prej figurave më të votuara të Partisë Demokratike, ka rikthyer në qendër të vëmendjes lëvizjet e brendshme në selinë blu.

Takimi, i cili nëpër media u tha se ishte një bashkëbisedim mes demokratësh, u zhvillua me dyer të mbyllura dhe pa deklarata nëpër media, gjë e cila nxiti menjëherë spekulimet se brenda Partisë Demokratike po “formohet” një grupim i ri i cili do të kërkojë një lëvizje të strukturave.

I pari që u “detyrua” të komentonte këtë takim mes demokratëve ka qenë Gazment Bardhi, i cili në studion e “Opinion” u shpreh se situata po kthehej në lajm pa asnjë arsye të fortë.

 “Kolegët pinë kafe, është e drejta e tyre,” u shpreh Bardhi, duke nënvizuar se zhurma mediatike i dukej e panevojshme. Ai madje la të kuptohej se publikimi i takimit mund të ketë qenë i qëllimshëm: “Kolegët pinë kafe është e drejta e tyre, por bërja lajm në një moment të tillë, se lajmi duket që është si sponsorizuar. 

Unë nuk e di kush e ka nxjerrë lajmi, nuk besoj se kolegët e kanë nxjerrë lajmin se kanë pirë kafe. Unë po them që qëllimi i kolegëve me sa bisedova me disa prej tyre janë takuar për kafe, 7-8 apo 9 veta”, shtoi ai, teksa më tej u përball me reagimet e Fevziut i cili tha se të pranishëm ishin 15 veta, ndërsa gazetari Mentor Kikia ngriti pikëpyetjet lidhur me qëllimin e kësaj “kafe” dhe prapaskenat që mund të qëndrojnë pas saj, pasi të pranishëm ishin persona të cilët kishin marrë mijëra vota në listat e hapura.

Ndërkohë që Bardhi u shpreh “Unë kështu e shoh, kështu dua ta shoh. Nëse do të ishte ndryshe, do të ishte një gabim i madh.”

Pas këtij reagimi të Bardhit ka ardhur dhe një koment nga Ervin Salianji i cili së bashku me Ilir Alimehmetin ishte organizatori i këtij takimi.

“Partia Demokratike ka nevojë për ripërtëritje dhe vlerësim të meritës. Fakti që takimi i individëve më të votuar sot bën lajm, tregon urinë e qytetarëve dhe demokratëve për vlerësim dhe analizë reale të problemeve që ka PD. 

Unë dëgjoj çdo demokrat dhe jo më individë të cilët gjithsej kanë mbledhur 200 mijë vota", tha ai, duke theksuar kështu se fakti që takimi i individëve më të votuar po kthehej në lajm tregonte “urinë e demokratëve për analizë dhe ndryshim real”.

Madje ai i përshëndeti me një foto nga një tjetër takim me demokratët në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.

Edhe Ilir Alimehmeti, një prej figurave më të votuara të PD-së në Tiranë dha një qëndrim të qartë, duke konfirmuar se takimi kishte një dimension shumë më të thellë politik se sa një kafe e zakonshme.

Ai shpjegoi se në tryezë ishte përfaqësuar secili qark nga personi më i votuar dhe se diskutimet kishin të bënin drejtpërdrejt me situatën ku ndodhet opozita.

“Demokracia është të flasësh me njerëzit dhe me ata që të kanë votuar,” tha Alimehmeti, duke nënvizuar se nevojitej reagim i fortë përballë një qeverie “të kapur nga skandalet”.

“Ishim mes demokratësh në një bashkëbisedim dhe në çdo qark ishte njeriu më i votuar nga qarku përkatës. Njerëzit kanë folur, demokracia kjo është të shkosh të flasësh me njerëzit dhe në radhë të parë të flasësh me ata. Absolutisht po. Ky është edhe një qëndrim zyrtar, PD duhet të forcohet dhe të kuptojë ku ka gabime. Për t’u shmangur edhe nga modelet që nuk kanë funksionuar.  Demokratët na thonë vetë, na keni lënë, nuk janë kontaktuar. Demokracia për këtë ka nevojë. Jemi zëri i tyre”, tha ia ndër të tjera.

Megjithëse askush nuk dha më tepër detaje mbi çfarë u diskutua saktësisht, "fshehtësia"e takimit, profili i pjesëmarrësve dhe reagimet kontradiktore që pasuan, kanë krijuar përshtypjen e një lëvizjeje që mund të jetë duke marrë formë brenda PD-së.

Në një parti që prej kohësh lëkundet mes krizave të brendshme dhe mungesës së strategjisë, një takim i tillë, sado të quhet “kafe”, është larg të qenit i zakonshëm. Mjafton që rreth tavolinës u ulën më të votuarit e saj që pyetjet për lëvizje të reja politike të mos shmangen dot më.

27 Komente

  1. R
    Robert

    Po si ka mundesi qe ky llapaqeni Gaz Bardhi genjen kaq hapur pa u skuqur fare.Ky individ per mashtrues e si llafazan e zbriti ne vend te dyte babain e tij shpirteror, komunistin nongrada Sali Ram Berisha.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vitalik

      Vjedhja e fondeve tuaja të kriptovalutave të fituara me mund mund të jetë dekurajuese, por puna me profesionistë si Trustwavehackerstech mund të ndihmojë në rikthimin e besimit dhe sigurisë suaj. Angazhimi i tyre për të rikuperuar fondet e mia të vjedhura jo vetëm që më dha përsëri paratë e mia, por edhe më riktheu besimin në tregun e kriptovalutave dhe mundësitë e investimit. Ndërsa udhëtimi im me Trustwavehackerstech përfundoi me një rezultat të kënaqshëm, është thelbësore të ruani vigjilencën në botën e investimeve në kriptovaluta. Kriminelët kibernetikë janë gjithmonë në zhvillim dhe nevoja për ndihmë profesionale në sigurimin e investimeve tuaja nuk mund të mbivlerësohet. Duke qëndruar vigjilentë dhe duke u mbështetur te ekspertë si Trustwavehackerstech, ju mund t'i mbroni më mirë asetet tuaja dhe të minimizoni rreziqet që lidhen me investimet në kriptovaluta. Ekspertiza dhe përkushtimi i tyre ndaj procesit të rikuperimit rezultoi në rezultatin e kënaqshëm të rikuperimit të fondeve të vjedhura. Kjo shërben si një kujtesë për rëndësinë e shërbimeve profesionale të rikuperimit të kriptovalutave si Trustwavehackerstech në rikthimin e besimit dhe sigurisë në botën e investimeve dixhitale. Email: Trustwavehackerstech2 @ gmail com

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vitalik

        Vjedhja e fondeve tuaja të kriptovalutave të fituara me mund mund të jetë dekurajuese, por puna me profesionistë si Trustwavehackerstech mund të ndihmojë në rikthimin e besimit dhe sigurisë suaj. Angazhimi i tyre për të rikuperuar fondet e mia të vjedhura jo vetëm që më dha përsëri paratë e mia, por edhe më riktheu besimin në tregun e kriptovalutave dhe mundësitë e investimit. Ndërsa udhëtimi im me Trustwavehackerstech përfundoi me një rezultat të kënaqshëm, është thelbësore të ruani vigjilencën në botën e investimeve në kriptovaluta. Kriminelët kibernetikë janë gjithmonë në zhvillim dhe nevoja për ndihmë profesionale në sigurimin e investimeve tuaja nuk mund të mbivlerësohet. Duke qëndruar vigjilentë dhe duke u mbështetur te ekspertë si Trustwavehackerstech, ju mund t'i mbroni më mirë asetet tuaja dhe të minimizoni rreziqet që lidhen me investimet në kriptovaluta. Ekspertiza dhe përkushtimi i tyre ndaj procesit të rikuperimit rezultoi në rezultatin e kënaqshëm të rikuperimit të fondeve të vjedhura. Kjo shërben si një kujtesë për rëndësinë e shërbimeve profesionale të rikuperimit të kriptovalutave si Trustwavehackerstech në rikthimin e besimit dhe sigurisë në botën e investimeve dixhitale. Email: Trustwavehackerstech2 @ gmail com

        Përgjigjjuni
        1. H
          Hahaha!

          Gaz Bardhi u dhje ne teneqe.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shega

            Po ringrihet kinostudio Shqiperia e re me regjizor Ervin babalen dhe me aktore te rinj te sperkatur si grida loloberxhella, xhemal xhungshi, xhelal Shamikuqja, Aulon kokevareja, alimehmet dizanteria etj etj. Keta do i haje sala si fara luledielli. E c vete c vete me PD gjith lezete.

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vala

              Bardhicka le ta shikoje si te doje, se eshte produkt I listave te bythes se Saliut, kurse ata me te votuarit, e lene jashte listave, po japin nje sinjal te forte per kalbesirat non grata

              Përgjigjjuni
              1. Çekani

                Keshtu e formoi dhe ENVERI PKSH

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Tirana e Re

                  Mero, thuaji teknikut te IT qe eshte pergjegjes per gazeten te na japi adresen IP e ketij Vitalik vella

                  Përgjigjjuni
                  1. I
                    I frikësuar nga Tomka dhe shokët e tij

                    Eeehhh sa nevojë ka opozita për të tillë Babale,për t'u deformuar(reformuar.)Aty mungon dhe i madhi ... Gazmend ka

                    Përgjigjjuni
                    1. J
                      Juve

                      celulat e para antikomuniste

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        TARRAS LALA

                        O Vitalität tē qift Kina racēn tēnde tē dhjer ti shqiptarve do i hash MUTIN se si mashtron dot me aplikacjonin tēnd ordiner mashtrus fute nē byth o Vitalik ose Emilija. Tju ruash bolet shqiptarve debil ose debile . Vazhdo ha mut me kile rac e pisēt.

                        Përgjigjjuni
                        1. s
                          sali

                          Keta te gjithe jane te kllonuar berishiste,Keto jane shashka qe saliu hedh ne treg me keta lloj babalesh

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Aron

                            Si Saliu, si Salianji nje mut jane te gjithe keta te opozites, te bashkuar a te ndare ne shume copa.

                            Përgjigjjuni
                            1. Lal cica

                              ** Selami ** Anadollake per faqe te zezë. Po shkruani shqip i shqipfoles primitiv????

                              Përgjigjjuni
                              1. D
                                Dajti

                                Stan me lepuj nuk behet,keta te gjithe kan dal nga vryma e bythes se Saliut,dmth,jan muti I tij. KAQ

                                Përgjigjjuni
                                1. G
                                  G

                                  Qesharaket e Saliut,ose koqet e tij.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. N
                                    N

                                    Ky eshte keshilli kombetar I "Babaleve".

                                    Përgjigjjuni
                                    1. B
                                      B

                                      KryeBabalja Salianji ka mbledhur kryesin per te diskutuar mbi brisqet qe duhen perdorur per ti rruajtur Karin Edi Rames.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. L
                                        L

                                        Edhe nje vit burg shkoj kot per Salian Babalen,ai vazhdon ne te njejten rruge.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. R
                                          R

                                          Byroja politike e Babale partise.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. D
                                            D

                                            Po matka Grida Suma ku eshte,vetem meshkuj!

                                            Përgjigjjuni
                                            1. M
                                              Mesuesi

                                              Nga fronti berishist mos prisni kurre ndonje gje te re , sepse , Pertej shume e shume arsyeve te tjera , vetem njera mjafton : historia njerezore nuk njeh ndonje rast qe plaka 82 vjecare te kete lindur femije ... Ajo C'ka u servir Saliu , eshte nje fare pllaquritje krimbash berishiste ne krimberine berishiste , demek krimbat dhe krimberia Kane hyre ne nje proces dezifektimi me urinen e Berishes ...( Nje mije here , Ndjese per banalitet metaforik , Po per kete shemti eshte anormale te operosh me mjete te tjera ! )

                                              Përgjigjjuni
                                              1. D
                                                Dor Kajelli

                                                Elona nuk po din ca me than per takimin e Salianjitpo merret me simbolet komuniste qi perdor PS. Hahaha….

                                                Përgjigjjuni
                                                1. R
                                                  Roby ku ti keni

                                                  KY haleja I Balles do ti bëjë të gjithe si vetja! I duket vetja Hero....hahaha dashnori i baxhelles... I mori lesht nga koka e vogel dhe ja vuri në kokën e madhe... Se vdes per koken Suma ..

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. P
                                                    Perpara per parâ!

                                                    Keta duken sikur jane bandite ose trafikante! Me kete kontigjent do reformohet banda ''Sali - Pd"?!

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. T
                                                      Tiku nga Saranda

                                                      Po e beson njeri që Alimehmeti del kundër Saliut? As nuk bëhet fjalë! Prandaj mos bëni komente e lodheni kot. Në atë parti ka vetëm njerëz të tredhur, Saliani, Alimehmeti e kompani japin jetën për Saliun. Edhe pak e do të shikoni si do ti vënë shqelmin njëri tjetrit.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. E
                                                        Edi

                                                        KUJDES mustaqet si qime prapanice o babale , se ti ruan muli I nokes , kurse bardha I ka qejf qe ti mbash te krehura qe pas nja 20 vitesh te mund te quhesh bure.Kujdes drejtimin e paditur , akoma qelia nuk eshte mbyllur o lamash.....

                                                        Përgjigjjuni

                                                        Lini një Përgjigje