14 Maji/ 'Rithemelimi' refuzon ftesën e Alibeajt për bashkëpunim: Hipokrizi

7 Mars 2023, 15:53Politika TEMA

14 Maji/ 'Rithemelimi' refuzon ftesën e Alibeajt për

Rithemelimi i refuzon negociatat me Enkelejd Alibeajn për një kandidat të përbashkët, duke e quajtur hipokrizi ftesën e kryetarit të komanduar të PD.

Të mbetur pa vulë e logo zyrtare, Rithemelimi po bën kalkulimet e fundit për koalicion me aleatët e vegjël dhe Ilir Metën, i cili sot i cilësoi kandidatët e primareve si të vetët.

‘Kur del nga goja e Ali-Bashëve është thjesht hipokrizi dhe koha e ka provuar. Vulën ia dha Rama, pas vendimit të gjykatës janë hapur në krah të Ramës dhe tani duan bashkëpunim me partinë demokratike. Alibeaj nuk do bashkëpunim, por tha të marrim të peshojmë kandidatët e primareve dhe të zgjedhim ne.

Ne kemi patur një proces negociatash dhe këta arsyeja që e mbyllën është se nuk donin primaret, nuk I njohin dhe tani dalin dhe duan kandidatët e primareve. Është thjesht hipokrizi në vazhdën e lojës për të dëmtuar sa më shumë PD në zgjedhje.”- tha Paloka.


Të ndodhur përballë vendimit të Apeli që i la pa vulën e partisë, dhe në kushtet kur refuzojnë ftesën për bashkimin e demokratëve, Rithemelimi thotë se është në fazën e fundit të negociatave për regjistrimin e kandidatëve për kryebashkiakë nën koalicionin Meta-Dule.

 “Të gjitha partitë me të cilat kemi marrëveshje, LSI, PBDNJ, sipas formulës që ka sot në kodin zgjedhor, do gjendet formula optimale, por bisedimet janë me të gjithë aleatët.”- u shpreh Paloka.


Që kandidatët e primareve do të regjistrohen vetëm me bekimin e tij, e konfirmoi sot nga selia e Partisë së Lirisë edhe Ilir Meta, që tha se emrat e dalë nga primaret nuk janë vetëm të Sali Berishës, por të gjithë opozitës.

2 Komente

  1. B
    Bushati kerkone kalashnikov

    O Mero .. Basha ka qendruar nen hijen e Berrishes ndersa Alibeu nen hijen e Bashes duhet qe PD te shkrihet dhe te krijohet nje parti e djathte jo conglomérat njerzish pa ide . Bashkohet Basha apo ndahet Berrisha nuk ka asnje vlere ....

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kolec Dega i vjetër.

      Ju të anëtarët e thjeshtë të foltores , ruajuni nga dyshja ish presidenciale Berisha - Meta , koha ka treguar që për interesat e tyre ata e kanë tradhëtuar e braktiur çdo marveshje politike . Sali non grata dhe Like floriri e kanë ngrënë çairin e tyre dhe nuk pyesin fare për masën e gjerë opozitare . Keni shansin që në zgjedhjet vendore të rivendosni në vend autoritetin politik të PD -së. Më vonë me zgjedhje të lira dhe jo farsë si ato të foltores , zgjidhni njerëzit më të mirë dhe idealistë në krye të partisë . Për interesat e PL -së , Like floriri Saliut , nuk pyet për interesat e demokratëve . Me këtë veprim të mbrapshtë Likja do të rrisë fiktivisht numrin e këshilltarëve bashkiakë të Lësistave . Ata janë parti e majtë dhe koalicioni krijuar me PD e djathtë , është një amalgamë e pa qëndrueshme politike. Mefjalë u bpni qejfin hienave , votën hidheni për partinë demokratike .

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje