A do negociojë bashkimin mes PD dhe Rithemelimit? Meta distancohet

6 Shtator 2023, 12:40Politika TEMA

A do negociojë bashkimin mes PD dhe Rithemelimit?  Meta distancohet

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u pyet ditën e sotme nga gazetarët nëse është i gatshëm të negociojë një bashkim mes Rithemelimit dhe Partisë Demokratike. 

Por duket se Meta është distancuar pasi është shprehur se opozita ka mundësi të bëjë opozitë më të fuqishme seç ka bërë deri më tani.

“Aksioni në parlament është ai që unifikon opozitën, nuk është çështje negociatash, opozita ka mundësitë të bëj opozitë më të fuqishme se deri tani.

Edhe kjo opozitë që është bërë deri më tani, në këto kushte shumë të vështira, por mos harroni se këto skandale janë ngritur nga opozita dhe ajo duke i bashkuar forcat i ka mundësi të jetë e sukseshme dhe shumë shpejt të garantojë një ndryshim të forte”, tha ai.

 

1 Komente

  1. K
    Koka nga burgu

    Lereni te marre vehten dhe te rehatohet nje here Likja pas pushimeve , pastaj e pyesni . Nuk mendoj se ai ka mendim pozitiv per bashkimin e copave te PD. Ai e do PD cope cope , qe te perfitoje sa me shume nga kjo gjendje e amullt e saj . Kjo vertetohet me rezultatin e zgjedhjeve te fundit vendore , ku I .M , ja futi sa krahu plakut non grata , me keshilltaret bashkiake .

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje