"Biseda me Fatos Nanon kur i erdhi fleta e arrestit në zyrë"

6 Shtator 2023, 10:20Politika TEMA
"Biseda me Fatos Nanon kur i erdhi fleta e arrestit në zyrë"

Sëmundja e Fatos Nanos e ka risjellë në vëmendje të opinionit publik ish-kreun e PS që bashkë me Berishën ishin dy ndër personat kryesorë tek të cilët u investuan Ramiz Alia e Nexhmije Hoxha për kalimin e pushtetit dhe rënien e kontrolluar të monizmit 33 vite më parë.

Lufta për pushtet dhe intrigat e mëpasme e mbajtën Shqipërinë pa pushim në darën e një konflikti të egër fshataresk parapolitik.

Ish-anëtari i Komitetit të Përgjithshëm Drejtues në PS, Ylli Polovina në librin e tij, “Të jesh apo të mos jesh”, ka intervistuar edhe Kristina Çupin, ish-sekretarja personale e Nanos.

Ajo tregon ndër të tjera edhe momentet kur Nano u thirr në Prokurori e më pas u arrestua dhe u dënua.

“Ditën kur do të ikte, më 30 korrik, më është thyer filxhani. Ishte mëngjes. Njoftimi me shkrim, një pusullë thirrëse, erdhi nga Prokuroria e Tiranës. Ishte ora tetë. Mirëpo Fatosi duhej të shkonte patjetër në mbledhjen e socialistëve të kryeqytetit, që mbahej në Teatrin e Operës dhe i thashë se kishte për të shkuar edhe … Më dridhet zëri kur e them. Ai tha: “Do vete njëherë në mbledhjen e Tiranës”. Shkoi.

Kur erdhi këtu, ishte me një grup njerëzish. Një mik i tij, një afarist, i tha se duhet të blinin “Fanta”. I blemë ato dhe Fatosi tha: “Tani duam edhe një kafe”. Ia bëra kafet te një nga zyrat. Kur ia solla të tijën, më pa në sy (se si po më shihte) dhe tha: “Mund të mos kthehem”. E dëgjuan edhe të tjerët. Mbetëm. Sepse shtoi: “Ata do të bëjnë shpejt atë që kanë ndër mend ta bëjnë”.

Mos u mërzit i thashë, mos u mërzit se kam shenjë të mirë.

Pastaj iku. E pritëm, e pritëm. Dikush vajti. Vajtën të tjerë. Prisnim para Prokurorisë. Disa druheshin të pyetnin (siç e kemi ne që ndonjëherë kemi frikë). E kishin arrestuar. Morëm porosinë se duhet të hiqnim ato që duheshin hequr nga zyra. E ç’duheshin hequr? Asgjë nuk kishte që e fajësonte, por hoqëm shkresa më kot. Më shumë nga turbullira”. (Dita)

5 Komente

  1. E
    Emigranti

    Nano u arrestua kollaj nga qoftelargu , pa bere gje, po sot a ka burre nene te arrestoje kriminelin Sali qe shkaterroi Shqiperine dhe mori kaq jete njerezish???????????????? Deri kur do te na ndjeke tradhetia dhe mallkimi me i madh qe Shqiperia dhe populli i saj nuk do ta harrojne kurre.

    Përgjigjjuni
    1. r
      rilindja e Dumbabist Ramuth budall shejtanit

      Qeverisja-pleher e Ed Rames i ka bere te duken ca vlera asaj te Fatos Nanos. P.sh. atehere nuk kishim ferrat-Patronazhiste te kudopunesuar neper kembe me keq se ne kohen e Fuksave 1200 leksha.

      Përgjigjjuni
      1. z
        zot fali !

        Casht cashtu bre . Zot fali !

        Përgjigjjuni
      2. D
        Demokrati i vjetër i 1990

        Atëherë të arrestonte vetëm Sali cjapi plak serbo - ruse. Tani Edi Rama nuk e bënë një gjë të tillë, por ja ka lënë drejtësisë së gjorë. SPAKU E KA FRIKË TRESHEN E BERMUDËS: LIKE FLORIFI, SALI SERBIN DHE MONIKA OPERACIONIN PLASTIK..

        Përgjigjjuni
        1. E
          E verteta eshte e thjeshte

          Nano u denua per “VJEDHJE “ te ndihmave te akorduara nga qeveria italiane. Ai nuk i vodhi direkt por duke perzgjedhur nje firme italiane qe do bente blerjen e mallit . Malli u ble me dyfishin e çmimit te tregut.E thene thjeshte ne vend qe te blihej me nje sasi parash 10 ton sheqer , u ble dhe u soll ne Shqiperi 5 ton. Pra u “VODH” me marifet.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje