Një rrëfim i Ramës dhe heshtja e një partie

6 Shtator 2023, 11:24Politika TEMA
Një rrëfim i Ramës dhe heshtja e një partie

Nga Gerta Zaimi

Në sallën ku Asambleja e Partisë Socialiste u mblodh, heshtja qe e thellë dhe vetëm pak duartrokitje u dëgjuan të thyenin zërin e thellë të liderit socialist dhe kryeministrit, Edi Rama.

Nuk mund të kalonte pa u vunë re djersa në ballë dhe fytyra e tensionuar që nuk i lejoi vetes as një buzëqeshje apo ndonjë nga batutat e tij të përhershme, madje edhe kur foli për turizmin si suksesin më të madh të vitit.  I vetmi për të cilin u fol në plot 50 minutat e para të fjalës.

Gjithçka tregonte se lideri në fakt po kërkonte t’i bënte apel kolegëve të partisë së tij për një kthesë historike, duke iu thënë se një epokë politike kishte përfunduar dhe një e re po hapej.

Dy temat qendrore të fjalimit të gjatë dhe të tensionuar të Ramës ishin një qeveri dhe parti më efikase, e fokusuar në punën për ndërtimin e një Shqipërie “evropiane” deri në vitin 2030 dhe prishja e lidhjeve historike midis politikës dhe gjyqësorit, i cili do të jetë përgjegjësi për pastrimin e politikës nga korrupsioni i dekadave.

Rama përsëriti disa herë atë që kishte thënë dhe herë të tjera: nuk do të ndërhyjë kurrë për të mbrojtur një shok, koleg a mik nën hetim nga magjistratët.

Lideri socialist u ndal gjatë në këtë pikë, duke folur për të në mënyrë të qetë, serioze dhe gati të dhimbshme, duke u deklaruar i lënduar nga ata që e akuzuan se i kishte braktisur dhe tradhtuar.

Rama tha gjithashtu se ka hyrë në politikë pikërisht për të realizuar këtë ëndërr: për ta nxjerrë Shqipërinë nga një e kaluar e turpshme dhe e varfër për t’i dhënë një të ardhme zhvillimi dhe dinjiteti.

Natyrisht, kryeministri, krenar për rezultatet e arritura deri më tani, festoi këtë verë suksesin në fushën e turizmit që e solli vendin në qendër të vëmendjes evropiane duke larguar një sërë paragjykimesh historike, imazhin e një vendi të varfër, të pisët dhe të pasigurt.

Por ai shtoi gjithashtu se këto suksese nuk shënojnë një qëllim, por një pikënisje për një Shqipëri evropiane, e cila do të duhet të rritet duke tërhequr investime të huaja, duke përmirësuar trajnimin e të rinjve, duke mirëpritur fuqinë punëtore të kualifikuar, duke përmirësuar cilësinë e shërbimeve dhe efikasitetin e administratës publike edhe në nivel vendor. Madje ai foli për një politikë të re urbanistike që sheh ndërtime më pak, por më cilësore.

Rama përmendi gjithashtu rolin që Shqipëria ka marrë në politikën ndërkombëtare në rajonin e Ballkanit dhe më gjerë, duke lënë të kuptohet se kjo arritje, e paparë asnjëherë, vendos përgjegjësi të reja mbi supet e qeverisë dhe partisë.

Në periudha të tjera të historisë shqiptare, një ndryshim kaq rrënjësor politik do të pasohej nga spastrime dhe trazira të thella në parti dhe në institucione. Por ajo që Rama bëri, ishte ndoshta më pak sa mund të pritej pas një fjalimi të tillë të gjatë.

E vërtetë, bëri një rinovim jo pak konsistent në numër në qeveri (pesë ministra të rinj dhe dy qarkullime), duke u fokusuar edhe një herë, siç ka bërë kohët e fundit, te ministra me profil më shumë teknik sesa politik.

Një zgjedhje koherente, të paktën teorikisht, për të arritur objektivat që ai parashtroi në fjalimin e tij: kompetenca më të mëdha për të rritur efikasitetin e ekzekutivit dhe më pak fuqi politike për të kufizuar korrupsionin. Gjithnjë teorikisht.

Pa dyshim që në zgjedhjet e kryeministrit jo pak ndikim kanë pasur edhe hetimet e kryera nga prokurorët e SPAK, hijet mbi ekzekutivin dhe anëtarët e atij ekzekutivi.

Me pak fjalë, a ka nisur Edi Rama vallë një sfidë ndaj partisë dhe gjithashtu ndaj vetes: atë të nxjerrjes së Shqipërisë nga moçali i problemeve të saj historike (korrupsioni dhe mafia) deri në vitin 2030 për ta shndërruar atë në një vend “evropian” ku zhvillimi ekonomik dhe shoqëria do të udhëhiqet nga një strategji solide qeveritare dhe jo më nga logjika e kapitalizmit të egër?

Kjo nuk është hera e parë që ai flet në këto terma dhe 30 vjet pas rënies së regjimit, ende diçka e tillë nuk ka ndodhur kurrë.

Sigurisht që pyetjet për këtë “revolucion” përballë kësaj asambleje socialiste, ku vetëm Rama foli, janë të shumta dhe të rënda. A e beson vërtet kryeministri atë që tha? Në fund të fundit nuk pati një marrjeje përgjegjësie si lider karshi falimentimeve dhe problemeve të shkaktuara pikërisht nga korrupsioni, mafia, mungesa e ideve, etj.

A do të jetë në gjendje kryeministri të pastrojë nga korrupsioni një shoqëri të përshkuar në të gjithë strukturën e saj prej tij? A do t’i bindë oligarkët që kontrollojnë ekonominë e këtij vendi të pranojnë rregullat e tregut të lirë dhe të komunitetit evropian?

Vetëm e ardhmja do të mund të na japë përgjigje.

Ndërkohë, sikur të shikonim një film, ëndërrojmë dhe presim një fund të lumtur.

13 Komente

  1. o
    oriol

    Vlen per tu permendur edhe fakti qe sot ne qeveri drejtesia eshte shume here me efikase pasi te gjithe po marrin ate qe meritojne. Rama nuk eshte nje mburoje per askend. Ai flet vetem ne emer te ligjit, gje qe askush se ka bere me perpara

    Përgjigjjuni
    1. j
      joel shkodra

      Nuk ka si te flase ndryshe.

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vranakonti

        Ed Rama eshte vizionar dhe e shikon te ardhemen e shqiperise me perspektiv. Ai do beje shqiperine nje shtet ligjor ku te sundoi ligji mbi te keqen.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Ministria e KomshiKulturës

          Lëreni rehat bablokun se arriti tek kilometri 6005 ne Shpirag. Filistini Edvin e ka ndërgjegjen të pastër. Nuk e ka vënë kurrë në punë. Prandaj gërmon dhe gërmon të barazojë kilometrat e pusit me numrin e turistëve të (pa)maskuar të Kumbareshës

          Përgjigjjuni
        2. x
          xXx

          Rama bën sikur erdhi dje në krye të PS dhe i duhet të merret me probleme që i ka trashëguar nga të tjerë. Harron të përmendë që është prej vitesh në krye dhe partia ka fytyrën që i ka dhënë ai, përfshirë edhe (sidomos) korrupsionin. Metoda “Enveri nuk dinte gjë, krimet i bënin të tjerët më poshtë” nuk pi më ujë ndër shqiptarë. Këta që erdhën tani nuk janë “teknikët” e parë në qeveri dhe të gjithë e dijmë që përsa kohë pushteti është i centralizuar në një dorë, teknikët janë aty thjesht si ornament.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Ku ishim…? asgjekundi !

            Ilustrimi fotografik i sakte!

            Përgjigjjuni
            1. N
              Namir Dhaparlaja

              Ku ka me Parti Socialiste aty ore...me kohe ka vetem Parti Rama qe do zgjase sa te kete mundesi te jape koncesione e tendera, pastaj me daljen ne opozite mundet te sajohet nje Parti Socialiste.

              Përgjigjjuni
              1. D
                DINJITETI

                Per oriolin, per cfare efikasiteti te drejtesise e ke fjalen. U mundove te mbrosh Ramen po nuk ja ke arritur. A nuk ishte ky Ram qe para 13 vitesh na premtoi lufte te pameshirshme ndaj krimit. Pse aq shpejt e harroj? Ti oriol mendon se nje kryeminister i zoti si Rama nuk mund ta bene drejtesine? E ben, po nuk i intereson. A e dini qe nga vettingu jane nuk jane konfirmuar ne detyre me shume se 50 % e magjstrateve. Edhe per periudhen e fundit, organet e drejtesise ne luften ndaj krimit ne politike nuk jane efikase. Erdhen dhe u larguan me rradhe ambasadoret amerikane me fjalen ne goje, arrestimin e peshqeve te medhenj. Kush u arrestua. Na duket vetja bajat kur permendim Saliun, Ilirin, Lulin etj per krimet e tyre dhe akoma nuk duket asnje peshk i madh ne tave. Prandaj kur te marresh persiper per te mbrojtur kryeministrin o beje tamam, se ka se cfare mund te thuash, ose mos u ndje. Si kjo qeveri, asnje nuk eshte diskutuar per korrupsion. Femra nga natyra punon me paster se nje mashkull, por keto ministreshat tona ndodhen me dore te gjate. Nuk pyeten per seksin e dobet te femres. Nen hunden e kryeministrit u be gjithe ky korrupsion. Ndryshe SPAK nuk kishte pse te vershonte nga e majta, kur dhe e djathta eshte e mbytyr ne korrupsion. Eshte e vertetuar, kur zgjidhet dikush ne vende pune po.u zgjodh nga mbiemri, rezultatet ne pune 0. I mbyti paraja. Sa turp.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Socialisti i PS

                  Ti Gerta zagare e Non Grates ,sot botove nje shkrim te servirur nga Non Grata ,sa per djersitjen Rama nuk e rruan per Non Graten tende e familjen Meta -Metaj ,fjalimin e tij e pa nje shumice njerzish dhe jane ata qe e vlersojne ,sidomos te kutia e votimit ,ti zagare e gjithe zagaret e opionisteve deri ne 2033 do i hani munë Rames e votuesve te PS .

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    Eni

                    Deri ne m....eshte por e asgjesoi PD me Gonigallin do rrije deri sa ......

                    Përgjigjjuni
                    1. U
                      Urban

                      S’paskeni turp ju gazetare! Si mund te nxirrni vetem mashtrime te tilla ne publik, a jeni deshmitare te kesaj kohe dhe vendi ku jetojme?! Gjoja kryeminstri planifikon ne vijim nje politike urbanistike ndryshe, me pak ndertime - me shume cilesi. Turp te kete rama, qe pasi e masakroi Tiranen te pakten, me doren e vete, dhe tani me veglen e vete, paska ide te tjera ne koke, me ndertime cilesore. Ne jetojme ne Tiranen qe s’ke si te ecesh dhe levizesh neper lagje, vetem se babezia e kryetareve si rama dhe veliaj nuk ndalon. Tani dashka rama ta beje cilesore urbanistiken. Katastrofa urbanistike qe eshte bere ne Tirane nuk ka asnje hapesire per rekuperim.

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Poli

                        Politike e jashtme e papare ndonjehere thote rama dhe gazetarja. Vertet e papare sepse keni kaluar ne krahun antishqiptar, duke demtuar nje pjese te kombit qe jeton ne Kosove, me flirtet rama-vucic. Urrejtja e rames ndaj mosbindjes se drejtuesve te Kosoves, kaloi ne shfazim, ca nuk tha neper takimet openballkan, vetem se kosova eshte nje vend i vogel dhe ska fuqine sot dhe pozitat qe ti kundervihet rame sulltanit.

                        Përgjigjjuni
                        1. L
                          Leli

                          Miq, kush i ha keto me djersitje?! Me aq sa e njohim ramen nuk i plas trapi fare te djersitet. Vesh dhe rrobat e gruas madje per te qene komod. Veshja trashe me kostum dhe djersa e planifikuar eshte vetem nje show tjeter dhe shfaqje per socialistet e “shkrete”, me demek lideri ka halle me keta qe ka ne varesi, e lodhin.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje