A munden emigrantët të ndryshojnë skenën politike? Ilirjan Celibashi: Përcaktues, në disa qarqe

29 Janar 2025, 10:23Politika TEMA
A munden emigrantët të ndryshojnë skenën politike? Ilirjan

Në një intervistë për emisionin “Quo Vadis” në Vizion Plus, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, diskutoi rëndësinë dhe sfidat e procesit të votimit të emigrantëve për zgjedhjet e 11 majit.

Ai shpjegoi si ky proces mund të ndikojë ndjeshëm rezultatin politik, madje edhe me një numër të kufizuar votash nga jashtë, duke theksuar se edhe disa dhjetëra vota mund të jenë vendimtare në qarqe të caktuara.

A mund të ketë të njëjtën peshë vota e një emigranti që ndoshta nuk ka lindur fare në Shqipëri apo ka dekada që është larguar nga Shqipëria dhe një qytetar shqiptar në këndvështrimin tuaj?

Nuk doja të përgjigjesha për këtë. Ky proces tani ka filluar dhe ka argumenta pro dhe kundër. Një numër shumë i madh shtetesh ja kanë dhënë mundësinë votuesve nga jashtë të votojnë atje ku kanë vendbanimin. Diskutimi pastaj është se si vota e tyre do kthehet në rezultat.

Nëse numri i emigrantëve që do votojnë do jetë 50 mijë, mund ta ndryshojë situatën politike?

Edhe një numër më i kufizuar votuesish nga jashtë mund të ndryshojnë rezultatin në një qark të caktuar. Mund të qëlloj që në atë qark edhe 100 vota ta bëjnë diferencën. Një mandat të kaloj nga njëri krah te krahu tjetër.

2 Komente

  1. E
    Emigranti 12

    Nga na llogjike keto qe thote Celibashi nuk kane kuptim. 100 vota te emigracionit kane te njeten vlere sa 100 vota te votuesve te zakonshem. Ne kete rast si PS ashtu dhe PD blofojne, sikur e drejta jone per te votuar, do kete vlere ne rezultat... Eshte jo vetem apsurditet, por dhe e gabuar te paragjykosh emigracionin, sikur ata mbeshtesin nje parti te caktuar... Fakti qe ftohen edhe emigrantet ne votim eshte nje moment qe tregon se edhe Shqiperia ecen perpara dhe nuk i paragjykon emigrantet dhe e konsideron kete si element te "te drejtave te njeriut". Ne fakt kjo i ben pak me interesante dhe terheqese votimet....

    Përgjigjjuni
    1. e
      e po...

      Qelibashi te pergjigjet per miljonayt qe harxhojne euro kryetaret e partive ne fushate si psh Adriatik Llapaj qe po bredh gjithe boten, ngeli ne ajer. Ku i gjen eurot qe paguan aeroplanin,ushqimin, qerane e ambjentit dhe gjithe te tjerat. Eshte çmenduri çfare shpenzon ky njeri! Kaq miljoner paska qene? KU eshte burimi veç Saliut, mafjes dhe terrorizmit, pa le qe dhe birbilon sikur ai ka zbrit nga qielli ! Kete te verifikoj Celibashi dhe te ja percjelle SPAK. Shpetoni Shqiperine se s'kane din e iman edhe keta te rinjte!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje