Jo vetëm “Partizani”, avokati paralajmëron 7 raste të tjera kundër Berishës: Do të shkojë në burg!

28 Janar 2025, 20:12Politika TEMA
Jo vetëm “Partizani”, avokati paralajmëron 7 raste të

Avokati Idajet Beqiri paralajmëroi dosje të tjera të nxehta për kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha, familjarët e tij dhe persona të tjerë në skandale dhe abuzime financiare të ngjashme me atë të aferës në dosjen “Partizani”.

Por duke mos dhënë detaje nga këto çështje për shkak edhe të sekretit, ai nënvizoi në emisionin “Studio Live’ të Report TV, se janë po aq të forta sa dosja që ndodhet në GJKKO. Beqiri foli edhe për denoncimin e radhës që i ka bërë Berishës në SPAK për çështjen e falsifikimit të datëlindjes, që nuk e ka deklaruar këtë ndryshim në formularin e Dekriminalizimit në dy raste. Sipas ligjit, ai sqaroi se duhet t’i hiqet mandati i deputetit nga KQZ.

“Ka ndryshuar dhe falsifikuar ditëlindjen nga 1 korrik, në 15 tetor, falsifikoi datëlindjen, kallëzimi i bërë dhe regjistruar në SPAK. Nuk është vetëm falsifikim, por edhe mosdeklarim në formularin e Dekriminalizimit, që duhet ta kishte bërë dy herë. Ne nuk kemi KQZ, por po të kishim do ndodhte si me kryebashkiakun e Shkodrës, edhe ky e ka bërë dy herë të njëjtën gjë e duhet t’i hiqte mandatin. Kam akte zyrtare për këtë, nga Gjendja Civile, të firmosura dhe të vulosura, nuk janë fjalë”, u shpreh ai sot në Report TV.

Por më tej shpjegoi se këto çështje nuk janë asgjë para të tjerave që po vijnë dhe do bëhen të ditura së shpejti.

“Berisha i dha dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi me një firmë dhe vendim VKM 50 milionë euro. Nuk është vetëm çështja “Partizani” se si ai i fali tokat për dhëndrin e tij, por do shohin edhe 7 komplekse të tjera si ‘Partizani’, ku Argita Berisha, me mikeshën e saj, kunatin e Bashës dhe të tjerë, që kanë bërë 7 veprime të ngjashme, me lejet e ndërtimit, me faturat e të tjera, dhe se sa lekë u kanë marrë për to. Shumë shpejt do i dëgjoni. Ai do bëjë burg! shkon e vjen në SPAK, do shkojë edhe në burg!”, thotë avokati.

Në ndërhyrjen që bëri gjatë debatit në studio për deklaratat e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj nga arratia, avokati Idajet Beqiri e cilësoi atë si ‘kryekriminel’ që kërkon azil.

“Ish-zv/kryeministri është një kriminel që nuk la gjë pa bërë, duke nisur nga implulset telefonike atëherë kur ishte në drejtim, me 20 mln euro dëm. Ai po i nxjerr këto se do azilin politik, por nuk do e marri dot. Nuk do e marrë sepse aferat që ai ka bërë me dhëndrin e Hajredin Celikut nuk llogaritet, po ia përmend edhe emrin këtu, çfarë nuk ka bërë ai njeri, ai është kriminel”, përfundoi avokati.

11 Komente

  1. C
    Coli

    Idajet Beqiri lolo i oborrit kryeministror.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shkembi

      Kot ja ke fut o I ndeduar Idajet, sepse nuk kemi gjykara ne per te ndeshkuar kete vampir qe ka bere krime te jashtezakonshem ne kete vend. Nuk te ben pershtypje fakti qe ndersa dosjet e tij jane bere mal, ai tall bythen me to e shkon ne Gjermani? Vetem po t'ja kalojne gjykates nderkombetare, ndryshon puna.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kaqe te mallkuar paskemi qene si popull !

        Nje Qytetare apo fshatare i thjeshte : nese lidhe nje tel per te mare Energji elektrike per te ngrohur femijet e tije , nga varferia ! shkon ne Burg .... E keta qe sjane vetem nje por jane me qindra ! do ta fusin ne Burg penecilinen-bisturi thote z. Beqiri Avukate i nderuar qe eshe se me guximin qe ka ne kete periudhe per Denoncimet qe ben publike ! por kure ! atij i jepet leje te duhetoje per psuhime ne Gjermani ! Mjafte e mbajtet popullin me genjeshtra sote neser ne Burg ! kure ?????? Ku shumica epopulllit hallexhi perpelitete te mbijetoje per tu ushqyer ! mos flasim per ato Familie qe kan epjestare njerez te semure ,pleqe apo femije ! ( ilacet ! = ? Euro ) Kaqe popull i mallkuar paskemi qene , saqe njerezit vdesin pa pare dite gezime ne kete jeten e vetme qe ka secili ! sa te pashpirt ata ish kriminele te djeshem dhe te sotem politikane miliardere ! qe sakne as pake meshire per kete popull te shume vuajtur ! Zoti i denofte secilin qe ka hyre ne gjyna ne kete popull..... Hamin...

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kolegu i SPAK -ut

          Idajet (Hidajet) Beqiri s'ka licencë per avokat i është pezulluar per mashtrim. Plus është non grata si saliu dhe i denuar disa herë

          Përgjigjjuni
          1. T
            Timi

            Kur o avokat kur? Saliu ka dosje qe gjyqi 5 vite nuk i perfundon por nuk e ftojne as ne interviste! Cdo dite e me shume po humb besimin tek Spak-u.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Patrioti

              Nese Rama do qe ta mund perfundimisht Berishen atehere kete jurist kaq te ditur duhet ta caktoje ne vend te Dumanit. vetem ky do ti fuste Berishes kembet ne nje kepuce dhe jo ti jepte leje per te shkuar ne Gjermani sic beri SPAK, Po sikur Berisha te kerkoje azil politik, cdo thote SPAK? Le te marre shembull SPAK nga guximi dhe vendosmeria e avokatit te njohur qe po ben nje beteje heroike kunder Berishes dhe opozites.

              Përgjigjjuni
              1. N
                Nua rroki

                Une mendoj se duhet te pushkatohet se bashku me familjen,cdo denim tjeter eshte privilegj dhe sikur te denohet me 1500 vjet burg. Pushkatimin besoj se dhe ky non grata e pranon si nje menyre e shpejt per te cliruar shqipetaret nga frika se ky i vret

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kaqe te mallkuar paskemi qene si popull !

                  Nje Qytetare apo fshatare i thjeshte : nese lidhe nje tel per te mare Energji elektrike per te ngrohur femijet e tije , nga varferia ! shkon ne Burg .... E keta qe sjane vetem nje por jane me qindra ! do ta fusin ne Burg penecilinen-bisturi thote z. Beqiri Avukate i nderuar qe eshe se me guximin qe ka ne kete periudhe per Denoncimet qe ben publike ! por kure ! atij i jepet leje te duhetoje per psuhime ne Gjermani ! Mjafte e mbajtet popullin me genjeshtra sote neser ne Burg ! kure ?????? Ku shumica epopulllit hallexhi perpelitete te mbijetoje per tu ushqyer ! mos flasim per ato Familie qe kan epjestare njerez te semure ,pleqe apo femije ! ( ilacet ! = ? Euro ) Kaqe popull i mallkuar paskemi qene , saqe njerezit vdesin pa pare dite gezime ne kete jeten e vetme qe ka secili ! sa te pashpirt ata ish kriminele te djeshem dhe te sotem politikane miliardere ! qe skane as pake meshire per kete popull te shume vuajtur ! Zoti i denofte secilin qe ka hyre ne gjyna ne kete popull..... Hamin...

                  Përgjigjjuni
                  1. 7
                    7 × 7 = 4 2

                    O i nderuari avokat per te gjitha sa thua i besojme e jane te verteta po ketu ne kete vend ka vetem nje njeri qe e ka shkerdhyer si i ka dashur qefi e ky quhet Sali mut Berisha armiku i betuar i ketij populli . Te gjitha qe thua duhet ti degjoje e hetoje nje organ shteteror qe populli e paguan shume shtrenj e pa bere asnje pune . A thua se Spakun e paguajne vec per ndonje cironke dhe keta te ps ndersa banden terroriste Sali qenit asnje gje vec pordhe . Si eshte e mundur qe ky kriminel ka bere kaq krime e lene te lire maskarane e ky palaco vec thirrje per gjak .

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Devolliu

                      Qente lehin ulku pjerdh!

                      Përgjigjjuni
                      1. R
                        Real

                        Pu pu cna qau te gjatin ky budalla i perdorur.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje