Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës

28 Janar 2025, 19:34Politika TEMA

Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës

Nga Ylli Pata

Tre partitë e reja të opozitës, që në fakt nuk janë parti por personazhe: Lapaj, Qori dhe Shabani, i kanë hyrë një rruge politike që është trendi për momentin.

Një rrugë që sot është në rend të ditës dhe quhet populizëm. Të cilët e ndjekin më shumë të djathtat, po ka mjaft edhe parti të majta që nuk i lënë gjë mangut.

Populizmi, është një rrugë politike që njerëzimi e ka provuar egërsisht në lëkurë, gjithashtu edhe shqiptarët në disa periudha të ndryshme historike.

Populizmi si mesazh politik modern erdhi nga një grupim margjinal i Italisë që u themelua nga një “socialist i inatosur” si Benito Musolini. Gjenialiteti politik i Duce-s ishte në shpikjen e t ashtuquajturit “mesazh direkt e të shkurtër”. Që njerëzit të mos lodhen po ta marrin si një llokume apo një sheqerpare pas bukës, pa u menduar se si do të realizohet.

Edhe pse populizmi është stërprovuar se është demagogjia më e frikshme dhe më e rrezikshme për njerëzit, sa herë elektorati bie në grackë sepse kërkon një ngushëllim për frustrimet e tij.

Të tre partitë e reja që në fakt nuk janë fare parti por thjesht emra kryetarësh, duket dikush i ka trajnuar si robotë për të bërë remake të duce-ve të vegjël.

Askush nuk di se kush janë këto parti përveç kryetarve, kur sot pas 80 vitesh ne themi se Enver Hoxha u mori postin një grupi të gjerë njerëzish që përbënin grupet komuniste të Shkodrës, Korçës, të Rinjve apo Zjarrit. Pra ende ne sot kërkojmë demokraci në një organizatë ilegale që e thonte hapur se nuk ka ndërmend të sjellë demokraci parlamentare por diktaturën e proletariatit. E sot ne s’dimë kush janë bashkëpunëtorët e “grupit të të rinjve”.

Për shembull: A ishte Rudina Hajdari pjesëtare e Nismës Thurje, pse sot nuk është. Po Lapaj, kë ka nënkryetar, sekretar, llogaritar, drejtues degësh etj? Po Arlind Qori?

Në vitin 2018, punoja në një emision politik televiziv si përgatitës materialesh, e bëra një analizë që profesor Arlindi po përgatit një parti politike. Jo vetëm e mohoi, por mu kërtil, duke më akuzuar sikur e kam bërë këtë parashikim me një qëllim diabolik. Në fakt ishte një deduksion para laptopit, siç më ndodh përgjithësisht në elaborimin e politikës. Të cilën kam 33 vjet që e bëj, e kur këta profesorët ishin fëmijë e i binin maces me lugë.

Megjithatë, ka një shteg, madje rrugë e gjëre të shkelur, që mund t’i shërbejë si një model apo manual profesorëve të partive të reja nëse duan. Një vepër e sukseshme politike që ka firmën e një intelektuali klasi siç ishte filologu i ndjerë Mentor Quku.

I cili në vitin 1996 krijoi në laboratorin e Shkodrës së atëhershme, një “kuti politike” që shkatërroi një pushtet të përbindshëm, pa pasur nevojë për revoltë, protesta apo revolucion. Vetëm me votë!

Ky profesor quhej Mentor Quku, një studiues bibliofil i letërsisë së Rilindjes. i cili krijoi një koalicion politik të partive klasike të së djathtës nacionaliste: Balli Kombëtar e Legaliteti, me frymën e re brenda logjikës kritizere t pushtetit të Sali Berishës. E mundi në Shkodër në kulmin e pushtetit, në bastionin më të madh, edhe kur kishte ashtu si Musolini në 1923 brigatistët më të frikshëm e të tmerrshëm që ishin pasuruar si pasojë e pushtetit politik.

Krijesa e profesor Qukut ishte “E djathta e Bashkueme Shkodrane”, e që të gjithë potencialin e mesazhit politik e drejtoi tek zgjedhësit e PD-së, duke çjerrë maskën demokrate të Berishës dhe bejlerëve të tij lokalë, e propozuar emra të dalë nga territori si përfaqësues. Mësues, mjekë, juristë por, edhe studentë që ishin fëmijë familjesh të mira e të edukuara, që nuk kishin vrarë e nuk kishin vjedhur. Në fazën e dytë nuk pati aspak kompleks të bënte një aleancë pa pasur nevojë për takim me të majtët, e në fund arriti të fitojë. Këtë formulë të profesor Qukut, e kopjuan edhe i ndjeri Sabri Godo me Dash Shehin dhe parti të tjera të së djathtës në Tiranë kur krijuan E Djathta e Bashkuar Shqiptare, por nuk e patën suksesin e Shkodrës. Megjithatë një farë suksesi e arritën. Në vitin 1997, kur deputetët zgjidheshin direkt, ky formacion mori deputetë në Shkodër e Kavajë, çka ishte e rëndësishme, por që u prish rrugës.

Meqë ra fjala te populizmi, e te Musolini, në fakt s’kemi ku shkojmë larg. Ne kemi paur musolinët tanë që kanë premtuar lugët e florinjta apo çeqet e bardha, por që në fund edhe lugët edhe çeqet i patën vetëm për vete.

TemA

 

23 Komente

  1. G
    Gjeli

    Te tre ata jane per tu qire ropt

    Përgjigjjuni
    1. p
      pilo Lala

      Keto Partite e reja, perfshi Agron Shehaj kane shume shanse, do futen ne Parlament. Kam pershtypjen qe Agron Shehaj po i merr shume elektorat PD, po i merr gjithe te perndjekurit. Nderkohe Lapaj ka shanse shume te medhaja me diasporen, ka punuar me fort, ka mbeshtetje. Ndersas Arlind Qorri mund te marri vota masovike, te njerezve te nivelit te ulet profesional dhe klturor, klase punetore. Ka nje gabim, se deri tani nuk eshte afruar me fermeret, ata dominojne sot ne sektorin prodhues. Une mendoj se te rinjte do formojne grup parlamentar, edhe pse jane pak fodull, do shtrohen.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bumbum..bum

        Po ku ka më PD ? o Pilo.. Ka vetëm kryetar partish e servila të kryetarit. Ndryshimi ësht proçes i zhvillimit. Dhe tek ne Jan zhvilluar vetëm familjet e politikanve dhe oligarkët familjarisht. Populli e ka kuptuar se kta që kan 34 vjet në skenën e politikës Jan kusar e grBitsa. Aty i keni . Jan të paprekshëm nga gjykata se Jan bër multimiliardera në valut aq sa mund të financojn çdo lloj gjullurdie që ja zgjat jetën në politik. 92 u financua.. 97 u financua. Lufta në kosov po ashtu. Kujtoni takimin e Nanos në Kret. Tani keni albinoviçin ne kosov dhe eddrogën produkt i popullizmit . Kta Jan kokat. Salimutaj e Like baxhella etj etj do ishte fundi i inteligjencës si popull ti votosh përsëri. Mos ja qani hallin politikanve se kto 34 vjet kan krijuar buxhet familjar sa për 7 breza. Jepjani votën atit që ka histori të bardh.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bumbum..bum

          Po ku ka më PD ? o Pilo.. Ka vetëm kryetar partish e servila të kryetarit. Ndryshimi ësht proçes i zhvillimit. Dhe tek ne Jan zhvilluar vetëm familjet e politikanve dhe oligarkët familjarisht. Populli e ka kuptuar se kta që kan 34 vjet në skenën e politikës Jan kusar e grBitsa. Aty i keni . Jan të paprekshëm nga gjykata se Jan bër multimiliardera në valut aq sa mund të financojn çdo lloj gjullurdie që ja zgjat jetën në politik. 92 u financua.. 97 u financua. Lufta në kosov po ashtu. Kujtoni takimin e Nanos në Kret. Tani keni albinoviçin ne kosov dhe eddrogën produkt i popullizmit . Kta Jan kokat. Salimutaj e Like baxhella etj etj do ishte fundi i inteligjencës si popull ti votosh përsëri. Mos ja qani hallin politikanve se kto 34 vjet kan krijuar buxhet familjar sa për 7 breza. Jepjani votën atit që ka histori të bardh.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tarasi

            Me kenoqe o Pilo Peristeri! 1. ish te perndjekuti pothuaj kane ikur nga kjo bote muti dhe jane rehatuar. 2. Me shume gjasa diaspora nuk do te pranohet per te votuar sepse nuk po don saliu, ose me mire me thone po nxjerr yckla. 3. Nuk kemi klase punetore per fat te keq, por po kemi nje klase matrapazesh. 4. Shqiperia nuk ka fermere sepse nuk ka ferma bujqesore, por ka bujkrober ngastrash sa nje rase vari. Keshtu qe parashikimi im eshte qe ndoshta vetem 1 deputet mund te zgjidhet nga keta 4 kapedane.

            Përgjigjjuni
          2. F
            Fisqiretemeros

            Pse sdel me emer dhe mbiemer mer ropqiri meros. Se ta qi dhe te vdekmin

            Përgjigjjuni
          3. Y
            Y

            Nga te tre kata muter me mut muti eshte llapaqeni Saliut Adriatik Llapaj,kete monster sikur e ka nxjer Saliu nga hundet.

            Përgjigjjuni
            1. L
              Llapja me fakeMbeshtes ,marBorxh saliut !

              Haaaaaaaaaaaaaaahaaaaaaaaaaaaahaaaaaaaaaa histeri e dhime ,nuk bohesh kurr qytetare hahaaaa

              Përgjigjjuni
              1. Y
                Y

                Vallahi une do e vecoja kete llapaqenin e Saliut,Llapaj,ky qen bir qeni eshte Saliu numur dy,e keni pare si krefoset,si gjeli maje plehut?

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Taulant

                  Patronazhist Lapaj po mbush sallat cdo jave ne emigracion pa patronazhist dhe anetar te administrates .Personalisht preferoj Agron Shehajn por Lapaj ka shume mbeshtetje. Keta te dy po te bejn koalicion bashke fitojn zgjedhjet ne Shqiperi.

                  Përgjigjjuni
                2. X
                  X

                  Llapaqeni Llapaj i Sali mut Berishes do e "bej"Shqiperine,dhe shqiptaret pstaj do hane me luge Floriri.

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Taulant

                    Patronazhist keto parti kane 2-3 vjet qe jane krijuar. Partia MUNDESIA e Agron Shehajt ka vetem 6 muaj por Agroni njehet si nje nga deputetet me te respektuar ne Shqiperi. Agron Shehaj u zgjodh me 16500 vota ne Tirane ne zgjedhjet e 2021 i katerti ne Shqiperi me i votuari. Keto parti nuk mund ti krahasosh me ato qe jane krijuar para 5-10 vjetesh sepse ateher njerezit kishin akoma besim tek lugeterit Rama-Berisha. Sot Jane ne loje edhe rrjetet sociale te cilat influencojn shume opinionin publik. Sipas sondazheve qe ne kemi sot keto Parti kane ne rang vendi diku 29-32% te elektoratit. Ne emigracion mbi 60%. Sot Partia Shqiperia Behet e Adriatik Lapajt ka rreth 14% mbeshtetje ndersa Agron Shehaj me Partin Mundesia ka me pak rreth 10-13% . Ne qofte se Shehaj do beje koalicion me Lapaj fitojn zgjedhjet. Nje gje eshte e sakte qe partit e reja minimumi do marrin 25-30deputet ne zgjedhjet e 11 Majit. Pra binomi i krimit PS-PD do marre nje goditje shume te rende dhe shume shpejt do kete zgjedhje te tjera. Ju lutem mos ndiqni sondazhet e Zaloshnjes sepse ai nxjerr perkrahjen per PS-ne 51% ne Shqiperi e 52% ne diaspor eshte i papare .

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Kur zbardh agimi

                      ender e bukur por vetem kaq. Hajde gjume te embel e bythe te forta Tau!

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Taulant

                        Kam sondazhe te pavarura.

                        Përgjigjjuni
                    2. D
                      Dante

                      Shkrim politik me qëllim të ruajtjes së politikës së derisotme dominuese të PS-PD. Vendi ka nevojë të ngutshme të shpëtojê nga kthetrat e këtyre dy partive. Prandaj që të forcohet demokracia njerëzit duhet t'i braktisin kêto 2 parti, dhe t'ia japin votën Shehut, Qorit etj. Sa pêr populizmin ajo ështê një lëvizje antielitiste, kundër atyre që nuk kanë respekt për njerëzit e zakonshëm. Me një fjalë ky shkrim vlen zero.

                      Përgjigjjuni
                      1. e
                        e po...

                        Jo gjithenje, Ylli, por me kete shkrim i ke rene pikes dhe u ke hapur syte atyre qe kane sy per te shikuar, u ke hapur veshet atyre qe kane veshe per te degjuar dhe u ke mbyllur gojen atyre qe gojen e kane vetem per te derdellisur. Kaq. Por nuk ke prekur fare, Ylli, te ka bere pershtypje ky Adriatik Llapaj qe ngeli ne aeroplan ne ajer sa ne Kanada, Toronto, Amerike Njujork , Masachusten, Itali, Venecia , Rome, Milano e gjithandej, Belgjike, Bruksel, Londer, Gjermani, Hollande...nuk e di ka shkuar deri ne Kiev apo Moske ! Te ka bere pershtypje se sa para do aeroplani ne dispozicion, sa do per te ngrene, per te fjetur, per qerane e ambjenteve....me duken se behen miljona euro brenda nje dite, si ka mundesi, ku eshte burimi qe furnizohet qe te shkoj dhe une se kam ngele pa shtepi e s'e blej dot?! Qe sot ai me nje rroge avokati, merr miljona euro, po neser po te vije ne pushtet?! Nuk e di ka ndonje ligj qe te verifikohen burimet e te ardhurave te ketyre njerzeve qe shkelin mbi euro? Dhe kush e ben? Dhe a parandalohet apo do e lene si ataaaaa me pare?! Ma merr mendja se duhen parandaluar keto gjera dhe duhet verifikohet se nga vjen paraja, mos te na ndodhe dhe 35 vjet te tjera si sot. I shikoj si te rreziksheme keto takime sepse behen fole korrupsioni dhe terrorizmi me mbrapa. Te vjen dhe keq se ai djali vepron me preshe ne bythe, s'ka as piken me te vogel te komunikimit me intelekt dhe edukate , qetësi dhe maturitet per tu bere shtetar. Njerez qe ulurijne qe armikun e kemi perballe dhe une jam shpetuesi juaj, kjo eshte nje mediokritet i kohes qe ka ikur. Valle e kuptojne votuesit kete te gjithe?! Se ti na e krahasove me Duçen. Ndalni terrorizmin korruptiv qe neser populli te mos zhgenjehet e te vuaj !

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Taulant

                          Pse jeni kaq injorant? Ne te gjitha qytetet e Evropes ku ka shkuar Adriatik Lapaj bileta vajtje ardhje shkon mesatarisht 200 euro. Ne takimet qe keta organizojn sallat kane qene nga 300-1000 vete dhe mund qe ti prenotosh me 1000-5000 euro. Ka qindra emigrant qe kontribojn . Shume prej tyre kane biznese ne keto vende .

                          Përgjigjjuni
                        2. A
                          ARBEN

                          Zgjidhni ekuacionin: Kur zihen dy fiton nje i trete. Po kur zihen tre kush fiton?!

                          Përgjigjjuni
                          1. s
                            sali krimineli ne burk te perjetshem

                            adriatik. llapa. lapa. do mari nje mender. m m m dhe agron. shehaj nje pinok mender. qe te gjith ata. perpara me ramen veliat. ti hani menderen. sali krimineli do mari m m m

                            Përgjigjjuni
                            1. L
                              Lexues

                              Vazhdojne keshillat “strategjike” te zarave te Rames per kundershtaret e Rames. Pra nese doni te lini ne histori gjurmet qe ka lene Dash Shehi dhe njefare Quku ose Cuku, duhet te hyni ne koalicion. Ta vini vath ne vesh kete keshille nga ky kollos i mendimit politik shqiptar. Sa per Musolinin, i lutemi ambasades amerikane ta kuptoje drejte autorin, se ky nuk e ka me Trumpin ate punen e populizmit.

                              Përgjigjjuni
                              1. M
                                Mondi

                                Arlind Qori mer minimumi 5 deputete. Ka nje baze te madhe vullnetaresh.

                                Përgjigjjuni
                                1. N
                                  Neodiktatura ne prag

                                  TE GJITHA PARTITE E REJA JANE NGA JUGU...!!! "RASTESI". ????!!!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. L
                                    Le te shpresojme

                                    Ekziston nje berthame , nje vater ndaj se ciles na orienton , me ze dhe figure , nje mik I madh... Po ordhia zhurmemadhe , qe gerthet e ulerin , qe shtyn e peshtyn per te qene sa me prane koritave te babezise ( nuk e di se sa Jane , Po nga zhurma , nga lebetia e njerezve te marrosur , duken shume ) , nuk sheh e Degjon te tilla , madje as e ka dhe as do t'i shkoje mendja ne kesi gjera .

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje