Frrok Çupi: Berisha bën thirrje për vëllavrasje edhe pse është në opozitë

28 Janar 2025, 20:27Politika TEMA
Frrok Çupi: Berisha bën thirrje për vëllavrasje edhe pse

Hetimet lidhur me çështjen e 21 janarit kanë përparuar dhe pritet me interes vijimësia.

Analisti Frrok Çupi i ftuar në studion e ‘Tirana Live’ e cilësoi këtë çështje të zbardhur dhe se tabloja e këtij krimi monstruoz është e zbardhur.

Sipas Çupit, 21 janari është një krim shtetëror dhe ndonëse Berisha është në opozitë, ai vijon të bëjë thirrje për vëllavrasje.

“Ne presim që çështja të shkojë në gjyq dhe të marrin dënimin e merituar dhe shtetit të çlirohet nga krimi. Është një krim kapilar që e përshkron shtetin. Pa zbardhur këtë krim nuk ka asnjë mënyrë për zhvillimin e shtetit, çlirohet shteti nga krimi. Jemi i vetmi vend në Evropën Lindore që vazhdon shteti të ketë mbi shpatulla krimin e vrasjes. Vetëm në Shqipëri ajo pjesë e shtetit vazhdon të thotë vrasje që do të thotë se është shumë familjare me marrjen e jetës së njeriut. Autori i gjithë kësaj vepre është Sali Berisha.

PD i ka protestat për të mbrojtur krimin e kryetarit. Berisha i reziston drejtësisë me dhunë, para, vrasje. Kemi të bëjmë me një politikë që përdor të gjitha mjetet kundër stabilitetit të vendit. çështja e 21 janarit ka përparuar shumë. Ajo çështje është e zbardhur, është krejtësisht si në qelq sepse aty ka prova direkte dhe jodirekte që kanë plotësuar tërë tablon e një krimi monstruoz.”, tha ndër të tjera Çupi.

6 Komente

  1. A
    Analisti universal

    Shyqur qe eshte Berisha qe ta shaje Froku dhe te marre ndonje leke per te plotesuar pensionin. Gazetar fukara i shkret!

    Përgjigjjuni
    1. R
      Real

      Na keni qare te gjatin ju si fletushke e gelbazes kur krahasonit vajzat e Aleksit me vajzat e gjumashit. Tashti nuk ndiheni se gjumashit i ka dale kallai si i perdorur deri ne neveri. Po Ai ishte minister i rendit me 21 Janar 2011, dhe eshte i pari qe duhet akuzuar penalisht. Berisha ka qene krye minister, dhe kjo eshte aresyeja qe hetimet jane zvarritur, sepse keto langot e ripjelljes nuk kane nje dokument per te provuar implikumin e e tije ne urdherat per masakren. Duan nje hetim, por duan medeomos nje implikim te Berishes dhe jo te Bashes. Pastaj hetimi me themel e mbyt mbrenda edhe te gjatin. Kjo eshte aresyeja e zvarritjes se hetimit.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kutuzovi

        Bravo zoti Cupi! Ke shume e drejte. Sali Berisha,si kryekriminel qe eshte bene thirrje per vllavrasje. Ai njeri nuk eshte qe te shkoi ne shtepi ne darke,por ne burg.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dani

          Zoti "llulla" eshte ne sulm.

          Përgjigjjuni
          1. F
            FF

            Ti Anal universal nuk ke respekt per te vraret pa vullnetin e tyer. Kjo te ben ty vampir klasik.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Plaku

              Frok Cupi ose rytyty topi i Sadikut!!

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje