“Berisha, porositësi i vrasjeve të '21 Janarit'”, avokati: I ka ofruar para familjes së Hekuran Dedës, por ata s’kanë pranuar

29 Janar 2025, 09:00Politika TEMA
“Berisha, porositësi i vrasjeve të '21

Të martën në Prokurorinë e Posaçme është paraqitur vëllai i Hekuran Dedës, një nga 4 protestuesit që mbeti I vrarë në protestën e 21 janarit. Zabit Deda qëndroi për më shumë se 1 orë e 30 minuta në prokurori ku dha sqarime mbi hetimet për zbardhjen e vrasjeve të ndodhura 14 vite më parë.

Sot pritet të jap sqarime në cilësinë e personit që ka dijeni për një vepër penale edhe vëllai tjetër i Hekuran Dedës, vrasja e të cilit ka mbetur ende pa autor.

Avokati Idajet Beqiri i ftuar “Ora e Fundit” në Abc News tha se ka dërguar prova, që sipas tij e bëjnë më të qartë rolin e Berishës si “porositës” i vrasjeve në bulevard. Ai pohoi se ka qenë vetë ai që i ka kërkuar SPAK, që në listën e dëshmitarëve, të jenë dhe dy vëllezërit e Hekuran Dedës për të dëshmuar për krimin shtetëror.

Ai theksoi se Sali Berisha ditën e mortit të Hekuran Dedës ka dërguar shoqëruesin e tij me një çantë prej 300 mijë euro, për të “blerë gjakun e derdhur” të Dedës dhe familja të mos e kërkonte gjakun e djalit të tyre te Sali Berisha. Ai theksoi se familja Deda nuk e ka pranuar një gjë të tillë.

“Kam depozituar prova të reja, që kanë të bëjnë me 21 janarin. Kam theksuar se kush duhet të ishin dëshmitarët për ngjarjen dhe kam thënë dhe për dy vëllezërit e Hekuran Dedës, që njëri u mor në pyetje sot dhe tjetri nesër.

Ata kanë shumë gjera për të deklaruar se kush është urdhëruesi, çfarë kanë marrë vesh ata, kush u ka shkuar në familje, çfarë u kanë thënë për urdhëruesit. Sali Berisha ka dërguar ditën e mortit, janë thirrur dy vëllezërit e Hekura Dedës, ka shkuar shoqëruesi i Sali Berishës me valixhen me 300 mijë euro dhe ju ka thënë “që të sjellë Saliun të bëjë ngushëllimin dhe ju të mos e kërkoni gjakun te Saliu”.

Ata e kanë konsideruar atë si një krim të dytë dhe nuk e kanë pranuar. Porositësi i vrasjes është Sali Berisha.  Ai e ka thënë se është vrasësi dhe shqiptarët e dinë shumë mirë këtë punë dhe janë me dhjetëra prova direkte dhe indirekte”, theksoi ai.

Avokati theksoi se Sali Berisha rrezikon burgim të përjetshëm për atë krim shtetëror. Sipas Beqirit, SPAK po e çon drejt fundit dosjen hetimore pëR 21 janarin.

“Nuk ka shumë punë, ka pak për të thirrur dhe pastaj duhet t’ua komunikojë akuzat. Në këtë drejtim, dëshmitarët dhe provat më të rëndësishme janë grupuar dhe SPAK i ka në dosje”, tha ai.

13 Komente

  1. M
    Munika

    Vetem nje drejtesi e felliqur si kjo jona mund ti shaperfillte prej 14 vjetesh, keto fakte uleritese.

    Përgjigjjuni
    1. g
      goca megallomane nga Dr

      S'na thane pse s'i ka dhene dum Ina muhabetit...

      Përgjigjjuni
    2. "
      "BOHOTINA"

      Po fakti i dergimit te lekeve u shkrua ne shtyp qe ne ate kohe, pas varrimit te te ndjerit Hekuran, por ata nuk kane pranuar. Keshtu shkruhej pra ne ate kohe...

      Përgjigjjuni
      1. L
        Ligji

        Prandaj po e largojne Sali Krimin nga Shqiperia. Keta jane te gjithe ne nje ballo me maska, luajne me shqptaret

        Përgjigjjuni
        1. W
          W

          Goca megallomane! Kush ka pasur bythë në kohen e kriminelit,vrasësit, të bonin ndrysh nga çthonte ai!

          Përgjigjjuni
          1. H
            Hyjent e gjalla mbi kufoma

            Hahaha…Avokat qenefi na mbushi mendjen. Lekë ju dha Rama që i nxori në pritë, i vrau, i qau, ju vendos dhe lule sa herë vijnë zgjedhjet dhe vazhdon t’jua përdhos për ditë kufomat kurse vet Zeusi zemër zi vazhdon të kalarojë shqiptarët. Kurse të afermit e viktimave mbushën xhepat me paratë që ju dha Zeusi i zi dhe blenë tokë e bënë vila, blenë makina etc. I bënë rrush e kumbulla dhe tani as nuk flasin me njeri-tjetrin sepse janë zënë te ndarja e lekëve. Janë duke u vrarë e prerë me njeri-tjetrin. Kjo është e verteta.

            Përgjigjjuni
            1. s
              sali shpellari

              ik ore cecen

              Përgjigjjuni
              1. G
                Gega

                Ve bast 500000 euro që ti je fatos lubonja. Personalisht smë lidh asgjë me asnji viktimë të 21 janarit po si qytetar e dënoj veprën e shtetit. Kurse ty mo zotni ta ka ngrënë dhia barin, mendja jote mban mut jo tru. Kaq zemërzi skam parë në 65 vjetët e mia. Zoti të faltë

                Përgjigjjuni
              2. H
                Hajde çvete

                Sa here qe ka tituj “bombastike” tema e Meros, autoret tayhme dihen. Avokati Beqiri me Valterin , Pata , lapordhaja apo Frroku. Dhe per çudi kta “abonente” duhen konsideruar me shume se Ahmetaj.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  SPARTAK

                  epo te votosh prape nje kriminel te tille ...do te thote qe je popull komplet idiot.sjam me shalgjatin absolutisht.po te pakten ai ska vrare njeri naten dhe ti kete qare diten.keta llongozet e opozites me ne krye shpellarin e vicidolit sa here qe bejne demostrate shkaterrojn,djegin...dhe rama asnji ska qelluar.shpellari ne 98 donte te bente grusht shteti.te provoje te beje demostrata ne kohen e fatkeqesise kombetare,do ndodhte si me 2011....yyyytttttt kriminel shpellash...votojeni votojeni o dele popull...n byth e keni nga koqefishkuri.

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Lika

                    Po çfare kishin ne dore vllezerit e kitije rrezikziut . Nje mut qe te hane. Mund te kete dergue Rama njdonji mashtrues ne emer te Verishes

                    Përgjigjjuni
                    1. G
                      Gega

                      O lika ose je ose bën. Në të dy rastet problemi ësht ke ti.smbulohet muti me shurrë.

                      Përgjigjjuni
                    2. K
                      Kuksiani

                      Shiko kush mbeshtet kriminelin Berisha , Bajram Vazelina me kriminel

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje