Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, thotë se incidenti që ndodhi me Berishën në protestën e 6 dhjetorit ishte më shumë se i rëndë.
Në një postim në facebook, Duka thotë se ishte i rëndë në aspektin politik dhe njerëzor, duke patur parasysh moshën dhe karrierën e tij politike.
Kreu i PAA thekson se në këtë vend politikanët kanë kaluar shpesh cakun e etikës, gjatë debateve në parlament dhe jashtë tij, por të gjakosen në mes të bulevardit, kjo është totalisht e papranueshme.
"Ne që merremi me politikë kemi edhe mbështetës, edhe kundërshtarë. Kemi nga ata që na adhurojnë dhe nga ata që na urrejnë. Por, nëse ata që nuk na duan do të na suleshin me grushta e gurë kur të na shihnim rrugëve, atëherë ky vend do merrte fund" thotë Duka.
Ai u bën thirrje autoriteteve për zbardhjen sa më parë të rastit.
"Unë nuk dua të nxitohem që ti vë emër skenaristit, por sido që të jetë dhe kushdo që të jetë ai, ngjarja mbetet sërish e rëndë. Dhe ajo që ne të gjithë presim të ndodhë së shpejti është një shpjegim zyrtar dhe i besueshëm nga organet e hetimit. E theksoj i besueshëm, sepse ngjarje të tilla bëhen edhe më të rënda kur mbulohen me arsye pa arsye".
Po mire klani zemunit kur te dhimset kaq shume berisha mire kerkon hetim te drejte,por kur rafe milua ne bruksel pse nuk fole per hetim te drejte apo nuk te linte xhuveli
Duka i krimit kerkon hetim per salin, a u shkaperdhefte china te tan robt
O gone ik shit pula dhe veze thone qe po shet edhe glasat e pulave per plehe.
Gono, je per tu rraf o bythqim Shijaku, vllai i Armando bythqimt tjeter qe e plackiten ket vend. kur flet edhe ti per hetim te drejte. cope muti i pandershem