“Nga fjalët do kalojmë në veprime” - Po çfarë mund të ndodhë?!

7 Dhjetor 2022, 19:10Politika TEMA

“Nga fjalët do kalojmë në veprime” - Po

Nga Ylli Pata

Para disa vitesh, në redaksinë e një prej gazetave sportive në vend, ndodhi një histori e çuditshme, e cila më pas u kthye në baracetë epike.

Një reporter province, ekipi i qytetit të tij ishte në kategorinë e poshtme, nuk arrinte t’i botonte shpesh raportet e tij për skuadrën e qytetit. Edhe kur botoheshin, ata gjenin një vend të vockël diku në qoshe. E natyrisht honoraret që merrte ishin të vogla.

Një ditë, duket se erdhi dita për të. Në qytet ndodh një lajm i madh: sulmohet arbitri nga një tifoz, ndërpritet ndeshja, dhe raporti i gazetarit hap gazetën. 

Pas disa kohësh, arbitri i ndeshjes, ndërsa po pinte kafe me redaktorin e gazetës pranë redaksisë, shikon se bashkëbiseduesi përshëndet një person që kalon pranë.

“Ku e njeh ti atë”, e pyet i habitur? “Është gazetari  në qytetin…”, ja kthen redaktori. “Ai gazetari, po ai më gjuajti mua me grusht kur arbitrova në atë qytet!”

E kështu u zgjidh enigma e personit që kur nuk bënte lajm dot, u bë vetë lajm. Kështu e ilustroi edhe Frrok Çupi incidentin me Sali Berishën në protestë.

Në fakt ka një sforcim dhe nxitim për të sajuar një fabul, nga ata si të burrit me çadër me 21 janar, apo çadrat pistoletë e thikat me helm. 

Edhe pse agresori i Sali Berishës ka lindur e banon në Tiranë, ata duan të krijojnë një fabul me “Tepelenë”. Janë kthyer te 1997-a, e natyrisht do të kemi qyfyre të reja. 

Sot nxorën se është shok me djalin e Muç Nanos e militant i PS-së, e nesër me siguri që do të dalë dicka tjetër, mjafton të sajojnë fabula.

Megjithatë, ajo që është e rëndësishme, pasi kanë shpallur se se nuk “ka më fjalë por veprime”, pyetja është se cilat janë veprimet që Ilir Meta shpalli në fjalimin e protestës, apo që e përsëritën politikanët e Foltores?

Një nga njerëzit më të rëndësishëm pranë Berishës e dha një tregues: Rama tha ai nuk është më i sigurtë. Tjetër, është protestat me mjete të forta, kundër zyrave të qeverisë apo në Parlament, duke përsëritur skenat e 2019-s.

Megjithatë, i gjithë ky shantazh adresën e ka tjetërkund, e jo te Edi Rama. Praktikisht tek dyert e SPAK-ut, hetimet e të cilit do të konsiderohen atentat si ky “agresori nga Tepelena që ka shok djalin e Muç Nanos”..

12 Komente

  1. T
    Tahir Gashi

    Gjalle ne bote! Te ndahet Porti i Durresit mes arabit, Edit dhe Lulit?! Ku eshte pjesa ime? Po Karmina qe na kerkon yaht pernate?! Gjalle ne bote, ta dini po ju them !

    1. Q
      Qellimet e deshtuara te non-grates

      Shikoni Meten qe po qesh kur ky bajga ha grushtin turive. Edhe Meta me sa duket ka qene ne dijeni per aktin ose ka qene pjese e skenarit te pergatitur. Asnje surpize nga Meta. I duket sikur po perjeton nje numer estrade! Maskarenj "non-grata". Non-grata me nje gur do te vrase disa zogj: 1) te duket si viktime, 2) njerezve t'iu vije keq per kete plak te gjore, 3) te demtoje imazhin e Edi Rames dhe Shqiperise, 4) teheqe vemendjen nga suksesi i Shqiperise, 5) vetem Vucic ka qene njeriu me i lumtur nga ky grusht qe hengri Dr. mortja, 6) te nxise turmat barbare ne akte terroriste kuner Edi Rames dhe qeverise, 7) te ngjalle urrejtje ndaj Rames. Ky deshtak vuri re qe ne demonstraten e tij kishte vetm 200 persona te paguar. Asnje nuk i shkon me nga mbrapa. Skenari deshtoj shume shpejt ne saje te filmimeve te castit te gazetareve te pranishem qe tregojne qarte se "agresori" ishte i drejtuar nga shikasit e Berishes.

    2. f
      fukaraji20

      Keta jane dordolece, do te shohim se sa e madhe do te jete vrima ne liqenin e Tiranes….

      1. S
        Saliu

        o fukaraji20, une jam Sali Berisha, o budalla! Sa te jem gjalle une , Shqiperia nuk do te gjeje qetesi dhe rinia do te largohet nji e nga nji!

      2. T
        Tirana

        Do hash muti.

        1. s
          sypeshkaqeni po shijon jeten si bllokmen

          une e kam pare kete Gertin me cunin e saliut sypeshkaqenin ne xhami,te dy krah per krah me sume perpjete. Zeni qose me pak mjeker si vietnamez me sume perpjete lutet per krimet e saliut dhe ti shiten karmines sa me shume breke

          1. x
            xhelali ish kujdestar i xhamise vrojtues besimtar

            sypeshkaqeni , Gerti ka konflikt Personal interesi me saleh berishen dhe aspak si e intepretojne llapat e Politikes ,duke e shfrytezuar qe ta paraqesin si shkak me bo tym kunder Samitit e KM Rama . Eshte fakt qe Gerti ka qen shik me Xenin dhe shkonin bashke e faleshin ne Xhami por edhe pinin e hanin bashke .Disa her i kam pare edhe te tre me Karminen ke Liqeni kan zbrit nga makina te tre . Ka llafe se Gerti i asht fiksu ka dasht me pallu Karminen - Xeni ka s'ka pas kundershtu dhe muhabeti ka degjeru ne veshet e saliut i cili nuk e ka lejuar Gentin te merrte pjes ne nji Aheng te familjes i ftuar ne Xeni dhe Karmina . Pra eshte e turpeshme qenjeruit pa ditur mir se cfar miqesia kishte Gerti me familjen berisha , fillojn e cfar nuk thone . Gerti gjeti rastin dhe ja rrasi grusht saliut vetem se e distancoj nga Xeni ,sepse thon se saliut i kishin then _Kujdes Xenin se po rreshket ne Pederasti dhe Gerti po don me ja bo atij dhe Karmines bashke . Tani Gerti i eksituar nga ajo kenaqsi ,cfryu ke saliu . Ky o muhabeti lere se si e intepretojn maskarenjet e berishes .Behuni njerez dhe lereni tjetrin ta cfryhet bre

          2. s
            saliu

            PD gjithmone ka qene parti e dhunes, shkaterrimit.Duan nje preteks pastaj o burra, do rrezojme Nanon do rrezojme Ramen.Keto mesjetaret duhet ta dine se pushteti nuk merret me dhune.Dhe me kete politik qe bejne, asnjehere nuk do vijne ne pushtet.

            1. D
              Dajti

              Vallahi jom kenoq shume,ai grusht nuk goditi vetem Saliun,por gjithe Banden e tij te dhunshem,e pate si u egersuan horrat e Sali rrumpalles kunder atij qe goditi kriminelin.

              1. D
                Dakord

                Edhe une o ti Dajti jam kenaqur shume. Vazhdoj e shof ate video e nuk ngopem duke pare

              2. g
                gjeli

                ai grusht kënaqi gjithë shqipërine grushta te tjerë do ketë më pas

                1. O
                  OLD SONG

                  Një natë më parë , pasi kisha ndarë e shkëputur disa artikuj nga disa gazeta u ngrita nga tavolina ku pija kafen e u largava me atë ndjesinë se do stiloja një fabul një diçka - extract - mbi atë gjullurdi . Lashë monedhat dhe ju largova tymit të guzhinës , vitrinës ku ishin gjelltat e gatuara lënë ashtu pa kupola - kapakë qelqi transparent - zhurmës , mizave , më bezdia ishin mizat , klientët që sa dilnin nga resto e Odi e Ela-s , gëlbaza u dilte sa një kokër kumbull .Haaafftu përdhe . - E shikon atë , është Thimie Thomai , ishi i bujqësisë ,- mu kujtua të më thot'im atë . E përshëndeta si përdita dhw u largova me fletushkat në bllkun e shënimeve . Sa hyj në shtëpi i lashë mbi skrivani sendet e u harrova me lajmet . 21 Janari më binte ters . Unë do gëzoja të ftuarit në ditën e shënuar ata tre ditë më pas do prisnin e përcillnin jetimët . Nuk po gjeja dot stilografin . Të nesërmen zbrez për te kendi im të këndoja broçkullat e Salivathit se stan , nc , ne i kemi si oda stanet , ne çobenjtë si na përbuzin , yt çoban , çifut . Ec e merua osh . I them kamarierit një i ri 16 vjeçar malsor nga Gojani që shërbente - mos kam harruar gjë Koburren dje këtu ? ,- po ça kobure thua , ça pistolete thua .- thotë djalka . Banakjerja fillon e qesh , fut dorën nën banak dhe më jep me stil e u marrur me djaloshin trip hollë që u habit -STILOPISQOLLGRAFIN - e e mer në duar . Sa i Rëndë që është , plumb , - Mban dy plumba i them unë me shaka dhe ja zhvat nga dora , - shko na sill kafenë i them dhe u zhyta në ulse . Fjala morri dhenë , jo mban një fishek jo po mban dy e kështu i riu nga Gojani filloi ta bënte qimen tra me shoqërinë . Të nesërmen e 21 Janarit , zbres e pranë tavolines sime jo larg , përshëndes e pyes të shoqin e zonjës Thomai....- xhaxhi si ini ? ! Ju mbushën sytë me lot . U shkeh si ata burrat i tretur e i pa fuqi . Sa kanë rrjedhur vite që atëherë . Çadrat i skartoi koha . I'v still my NIANN.W

                  Lini një Përgjigje