Agron Gjekmarkaj: Ajo që po ndodh me PD, është një marrëzi e madhe. Ja pse po hesht këto kohë dhe sa vota merr grupi "Alibeaj"

18 Janar 2023, 10:41Politika TEMA

Agron Gjekmarkaj: Ajo që po ndodh me PD, është një

Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj ka zgjedhur të heshtë për situatën brenda Partisë Demokratike. Kjo, pasi sipas tij, është i pazoti për të kontribuar që kjo forcë të rikthehet siç ka qenë më parë, e bashkuar.

Në një intervistë për “Panorama TV”, deputeti demokrat e quan atë çka po ndodh me të dy grupet në PD si një “marrëzi”, ku jeta brenda grupit të PD është bërë shumë e vështirë dhe kjo favorizon mazhorancën, ose siç shprehet ai “është “zjarr” ku qeveria ngroh duart.”

“Unë ka kohë që po përpiqem të hesht, megjithëse mediat të detyrojnë të flasësh (për mirë)  jam i bindur se cdo gjë që thuhet në një farë mënyrë është e gabuar. Ka një situatë të brendshme që do ta quaja “marrëzi”. 

Duke qenë i pazoti për të kontribuar që kjo forcë të rikthehet siç ka qenë e bashkuar, moderne, qytetarë preferoj të hesht. Nuk dua të lëndoj askënd, fjala është bërë si bombë, ku secili ‘kryp’ mend dhe gjithmonë jemi më agresive.

Gjendja në grup është e paqetë, e trazuar. Jeta brenda grupit është bërë e vështirë, me tension. Ky është një zjarr që ngroh duart qeveria”, tha ndër të tjera Agron Gjekmarkaj.

I pyetur ai ishte në dijeni për shkarkimin e 4 deputetëve nga PD, ai tha:

"Unë edhe isha në dijeni edhe nuk isha në dijeni. Jam indiferent për këto që ndodhin në dy krahët e PD. Salianjin e kam shumë mik dhe do kisha dashur të ishte kryetar grupi para një viti, jo tani.

Qëndrimi im në këtë rast nuk kishte të bënte me Salianjin si person, ishte një veprim që shkonte në sintoni me veprimet e mia të mëparshme. Nuk kishte të bënte qëndrimi me Salianjin si individ".

Gjekmarkaj nënvizoi rëndësinë e një bashkimi të kësaj partie, teksa duke iu referuar grupit të Enkelejd Alibeajt, tha se “në sondazhe, shkon nga 8-12 % mbështetja, pra ka një elektorat që i rri pas këtij grupi që ka mbajtur një qendrim të caktuar ndaj Berishës”.

“Një parti e tillë që para një viti e gjysmë nuk fituam kur ishim të gjithë bashkë si parti me program e përpjekje, mendo tani kur jemi me dy pjesë. Njëra më e madhe e tjetra më e vogël. E domosdoshme së pari bashkimi, e gjetja e një formule që na bën atraktivë me qytetarët”, tha deputeti demokrat.

Por Gjekmarkaj e sheh problemin tek “liderët” e këtyre pjesëve të PD.

“Asnjëra pjesë nuk do as bashkëpunim as bashkim në thelb, ndaj kjo situatë më bën të rri i tërhequr e mos kontribuoj në degradimin e mëtejshëm të PD. Fati i PD varet nga vullneti i cdo individi që militojnë në parti, nga politikanët, deputetët ata që drejtojnë, nëse nuk ndodhin këto nuk e shoh të mirë situatën në PD. Ky bashkim PD i duhej shumë më herët. Jemi shumë vonë, bashkimi i duhet sot, neser. Pasnesër është sërish vonë në kuptimin e kohës bashkimi duhet një orë e më parë", tha ai.

28 Komente

  1. F
    Fuad Cela Verzheshtes

    Pleh Gjin Gjon Gjeok gjek o tema po mos botoni cdo dite kete se po e coni ne cmendi se ppo i duket vetja i renesishem ketij Lokut te Ssli Vicidoli,....°°[email protected]@@.

    1. V
      V

      Agroni tipik karakteri mosmirnjohes apo delenxhiu qe don te shitet si esnaf. E mitizoi Bashen dhe sa kapi pozicionet e larta ne PD dhe kuvend sa pa qe Bashes po í rreshkiste situata e shiti pa gje te keq.

      1. V
        Vranakonti

        Zoti Gjekmarkaj! ke thene vertete nje shprehje te vertete dhe te forte. Opozita sot eshte nje zjarr qe po ngroh duaret qeveria. Kjo eshte ajo qe Saliu dhe Alibeu duhet ta marin ne konsiderate,sepse kete zjarr me shume po e bene Sali Berisha, jo per partine por per interesat e tija personale. Nuk mund te shkoi nje parti ne pushtet,as mund te votohet me nje njeri ne krye qe eshte non grat apo i padeshiruar per shqipetaret dhe nderkombetret.

      2. M
        Markgjeka

        Vazhdo hesht ti Gjekë, vetëm babon mos e harro.

        1. S
          Sokol

          Ky esht i vetmi ne bot qe hesht duke fol. Del cdo dit e shkrun qe te boj tituj portalesh edhe e quan qe po hesht. Edhe sqaron pse po hesht edhe ben derr derr

        2. x
          xhoxhi

          E vetmja mënyrë për tu bashkuar partia demokratike është që të gjithë duhet të ngrihen kundër Saliut për ta larguar dhe të fillojë një jetë normale.Dikur miq e shokë sot flasin çdo gjë për njëri tjetrin.A nuk e bëri kthimi i Saliut për të marë partinë?USA e nxori non grata dhe po thëret po erdhi ai në krye ne nuk bashkpunojmë.Atëhere pse duhet rezikur një parti për një plak pa të ardhme?Prandaj deputetët që deri tani i venë si manare mbrapa ti bëjnë naftën dhe ti thonë shko në shtëpi.Ky njeri ska asnjë meritë në parti po duke e përkëdhelur ariti ti bënte gjëmën Shqipërisë dhe vetë partisë.Bëhuni burra dhe verini drunë të mbledhë mëndjen sepse vetëm dëm i bën partisë dhe Shqipërisë.

          1. P
            Prroji i Thate

            Ata qe vene pas Saliut, shkojne nga halli, se po iku Saliu, nje nga nje do shkojne ne SPAk. Ata kane hallin e Miljonave te tyre te vjedhura, vetem Saliu ua mbron.

          2. v
            vetem per griden mos qaj

            ja sa gomar eshte loku saliut qe luli e beri depudhjet:salianj kopilin e grides,e kam shok dhe duhet te ishte kryetar grupi.ku fshatar injorant i denuar nga gjykata duhet te kryej denimin e pastaj me shoqerin e gjek markagjonit qe qan per griden ts behet edhe zv kriminelit sali.te ka infektuar grida qe te kesh shok kete fshatarin pederast

            1. n
              njerez kot

              Fatkeqsi qe Gjekmarkaj nuk te njeh ty, se do te propozonte qe ti te marresh drejtimin e PD.

            2. v
              velo

              Ky po hesht deri sa te shikoje nga do anoje kandari.Pastaj fillon e lepihet ky tek me i madhi....

              1. K
                Këta , një prerje janë .

                Mik me Babalen , ç’doni më shumë nga Goneja , vetë po e thotë , e desha kryetar që para një viti , Saliu e deshte para një muaji , Goneja është “kundër” Doktorit se është non grata , ajde mere vesh këtë FILOZOFIN , ç’kërkon t’ë thotë .

                1. S
                  SPAK

                  Nuk habitesh qe te gjithe flasin berishiaten gjuhen e re te Opozites Shqiptare te medias te Saliut qe dihet me cfare para te zeze dhe gjaku e ka blere! Flasin njelloj se jane otomane-komuniste,i cilesoi Shano, berishist dhe ish ekonomisti i Saliut! Por brezi i ri i PD jane Made in Luli,nenkupto Sali! Jane njerez te peshtire,pa personalitet,genjeshtare,sofiste si Struci qe fut koken ne rere dhe bythen e ka lart, qe shiten dhe blihen! Pa folur per Babalen,qe kerkon te shpetoje ne prehrin e Sali kriminelit! Nuk ka me PD ka Sali non grata dhe Lule Basha,dy hajdute dhe tradhetare te Shqiperise! Ka vetem qellimin e Saliut te jete ne krye te nje Partie qe te kete mbrojtje politike dhe mbrojtje nga kriminelet qe mban prapa,nga kriminelet qe i vendosi ne Bathore dhe nga juristet e Plepave! Me Saliun PD merr fund pas zgjedhjeve te 14 Majit!

                  1. U
                    Ujku Plak

                    Gjendja ku jeni o Gjiokgjini eshte se PD jo qe Abuzoi me Pushtetin, por beri shume krime, nuk jeni bere pise me Gjakun e Shqipetareve, por jeni Lare nga Koka te Kembet.se nga Korrupsioni jeni afer me Ripjelljen, por Ripjellja nuk vret. . Jo se me ke bindur ndonje here me Analizat e tua, por kur thua qe mbeshtet dhe Vlerson Salianusin , te kam dhjer ne Analiz.

                    1. F
                      Fatmiri

                      Kjo deklarate tregon se jo vetem nuk po hesht,por te ha….per te dale ne krye,si te gjithe katundaret e tjere.

                      1. L
                        Lindita

                        Kush eshte ky deputet me mbiemirn "Gjekmarkaj"?! E thote vete "Salianjin e kam shumë mik." (?!) Se kush eshte Salianji e dinte te gjithe shqipatret kudo qe jetojne ne bote, vetem Gjykata e Apelit ne Tirane e ka "Shume mik", sic e ka ky "filozofi"...

                        1. K
                          Kurrizi I dushkut

                          Zoti Agron unë jamë një i majt që zorë se kthejë djathtas porë mendojë se analiza jote ka ca të pa vërteta e para me Salianjin e dyta me bashkimin e pd që mua më duket se ti e di porë nukë do ta thuash arsyen pse nukë ndodhë është shba ajo që nukë lejon bashkimin për arsyen e vetme se po u bë parti e mer Berisha këtë nukë e do shba prandaj më vjen keq për ty se nukë je përzier në ato afera që është përzier Berisha dhe ata që i vinë nga pas prandaj bjeri drejt për drejt dhe mosë ki frikë

                          1. E
                            Emiljano

                            Ky edhe kur flet nuk thot gje

                            1. S
                              SPAK

                              Shqipja e shkruar eshte per te qare hallin!

                              1. H
                                Himarioti

                                O Gjeku i Markajve, ti, me këto që thua, vërteton se je një sharlatan i vërtetë, një kobure e rrezikshme në dorën e kryekriminelit të kombit tonë, Sali Shpellar Berisha. Salianji është kobure në dorën e Berishës dhe ti, qënkerke mik i ngushtë me atë shpellar Korçe. Ju shpellarët, pavarësisht nga krahina që jeni, jeni të pariparueshëm, të pamjekueshëm dhe të pasherueshëm. Ju duhet të zhdukeni të gjithë, pa përjashtim, nga pokitika dhe jeta e popullit. SHQUP-i duhet rrënuar si Gerdeci.

                                1. Y
                                  Yp Xhixhi

                                  Gone, ate mbeshtetjen 8-12% qe thua per "grupin" Alibeaj zor se do ta besoje edhe vete Enkelua aty bythperpjete ku eshte duke u falur ne xhami...

                                  1. S
                                    Shefik Ormëni

                                    Zoti Agron, kërkuat ikjen e Bashës dhe të Berishës. Basha iku. Po Berisha pse nuk ikën? Të iki Berisha dhe gjithçka zgjidhet në minutë. Kaq është e gjitha nëse jeni të vërtetë në ato që thoni e bëni.

                                    1. D
                                      Dajti

                                      Eh mer Gjekmut,te gjithe ju keni ngren nga nje luge corbe Saliu,dhe fatekeqesisht keni mare formen dhe permbajtjen e tij.

                                      1. t
                                        tata luigji

                                        Pader Gjekmutaj dorzo mandatin mbaje fjalen se dhe ty pa ta shperthyer bythen berisha si te gjithe te tjereve. Kuqo durim. kuqo

                                        1. P
                                          Populli

                                          Zoti Gjekmarkaj, nëse e hiqni veten të kënduar, ashtu si dhe të merakosur për fatin e PD-së, jep përgjigje për këto pyetje: 1. PD është parti artificiale e ndërtuar me urdhër dite apo parti që përfaqëson të djathtën tradicionale natyrale shqiptare? 2. Lidershipi që iu imponua PD-së që ditën e parë, është demokratik apo antidemokratik? 3. Me statistikë, kush e përbën shumicën e antarësisë së PD-së: ata qindramijë persona që u persekutuan nga regjimi komunist apo “mall” tjetër? 4. Fakti që nën pushtetin e PD-së dhe me urdhër të saj është angazhuar e gjithë ushtria e vendit për të kryer krim masiv mbi popullin e revoltuar më 1997 dhe mbi popullin protestues më 21 Janar 2011, i jep të drejtë morale PD-së të vijë përsëri në pushtet? 5. Cila është arsyeja e vërtetë që PD u bë kashtë e koqe: arsye parimesh demokratike apo arsye antiamerikane e antidemokratike? 6. Pas përgjigjes së 5 pyetjeve të mësipërme, a mund (dhe a duhet) të mbijetojë PD-ja? Besohet se do jeni të sinqertë në përgjigjet tuaja.

                                          1. G
                                            Grida Suma

                                            Degjoni kete bajgen Gjekmarkaj se nuk ha mut kot.

                                            1. E
                                              Edhe ngrefet zoteria

                                              Ky qe e quan veten pedagog shprehet se nuk ka akoma qendrim per ate qe po ndodh . Ky duhet te ishte lajmi ktu. Si mundet nje intelektual qe mban edhe post te larte nenkryetar kuvendi i PD se zyrtare dhe te mos kete qendrim sepse nuk do qe te perzihet . Kjo eshte e papare !!

                                              1. O
                                                O gjek sa shume u hodhe aspak nuk u duke

                                                O gjekmut ti e paske edhe mik Salianusin , ai do te behet pjese e zgjidhjes pavarsisht nga kush shtyhet . Pd nuk ka qene kurre me keq ti si profesor leshi na e mban veten akoma nuk ke qendrim si mund te shpjegohet mos ta ka zene gryken m . ti i Saliut qe ke ngrene , apo pret nga do terheqe peshorja.

                                                1. P
                                                  Protestuesi

                                                  Ajo, që po ndodh në pd, është marrëzi, sepse të gjithë në atë stan janë të marrë, o gjeka! Kupton dot ndonjë gjë tjetër ti? Ja, këta janë ata, që përmbysën "komunizmin", na liberalizuan vizat, na futën në NATO, sollën demokracinë e krimit, injorimin e edukimit, diplomat me para, korrupsionin në lulëzim, shkatërrimin e ekonomisë, industrisë, transportin, ...po me hekurudhën çfarë patën?!

                                                  Lini një Përgjigje