Në komunikimin e radhës me ndjekësit në rrjetet sociale përmes rubrikës “Sy m’sy”, kryeministri Edi Rama ka ironizuar koalicionin e Sali Berishës, duke iu referuar si ‘koalicioni i kënetës madhështore’.
Rama u shpreh se Kujtim Gjuzin e kanë lënë mënjanë, ndërsa Selami Jenishehri i ka denoncuar me fjalët më të rënda.
“Unë s’i përgjigjem PD, nuk di ku është PD. Unë flas për kënetën. Aleanca për madhështore.
Jam shumë i prekur që Kujtim Gjuzi, që posedon të vetmen gjë madhështore në atë aleancë, mustaqet e tij, është lënë mënjanë dhe jam ndjerë keq që kam parë Selami Jenishehrin që ka denoncuar koalicionin me fjalët më të rënda dhe është shkëputur prej tij", u shpreh Rama.
Rama shtoi se ‘këneta’ do të marrë fund në momentin që vendi do të hyjë në BE.
“Si të mos i përmendim se me këta po garojnë. I japin qepur Shqipërisë që nga 1912, ndryshojnë vetëm fytyrën, emrin dhe temat por është e njëjta kënetë, e njëjta specie që e përndjek Shqipërinë dhe me të cilën do të mbyllet filmi në momentin që do të hyjmë në BE”, tha Rama.
Lajmëroni Meron qe ndryshoi kryetarja e bashkisë Tiranë, apo ka ndryshuar dhe ai padron? Mero mos e ler vetem lalin, Merooiooooo.
Kujtim gjuzi pritet te krijoje nje koalicion paszgjedhor me siglen * hamshoret e vicidolit* ku bejne pjese, Idrizi, Jenisheri, Saliu i frd, Nardi, dhe Roshi.