
PD e drejtuar nga kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj i ka dërguar një ankesë autoritetit të mediave audiovizive, ku i kërkon të monitorojë dhe hetojë televizionet të cilat prezantojnë si kryetar të Partisë Demokratike Sali Berishën.
Kërkesa e PD-së i është drejtuar dhe Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, ku kërkohet që të mos përdoren më cilësimet ndaj Berishës si “Kryetar i Partisë Demokratike”, “Partia Demokratike Grupi i Rithemelimit”, “Fraksioni i rithemelimit në Partinë Demokratike”, pasi sipas tij një subjekt i tillë zgjedhor nuk është regjistruar në zgjedhje.
“Pamvarësisht qartësisë së prodhuar nga institucionet e cituara më lartë konstatojmë se disa media audiovizive me frekuencë kombëtare në raportimet e tyre lidhur me zhvillimet në Partinë Demokratike, i referohen deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, z. Sali Berisha, si “Kryetar i Partisë Demokratike”, “Partia Demokratike Grupi i Rithemelimit” “Fraksioni i rithemelimit në Partinë Demokratike” etj.
Megjithëse drejtimi i Partisë Demokratike dhe mosregjistrimi i grupimit të vetëquajtur “Rithemelimi” si subjekt zgjedhor këto janë fakte publike, të njohura dhe të raportuara nga vetë subjektet mediatike, këto të fundit vazhdojnë që në shkelje të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, t’i referohen z. Berisha, si kryetar i Partisë Demokratike dhe të përdorin në emisioniet informuese qëndrime që nuk përkojnë me realitetin ligjor dhe zgjedhor.
Kjo sjellje përvecse përbën keqinformim, krijon konfuzion të qytetarëve, përsa i përket lidershipit zyrtar të kësaj force politike, pjesmarrjes në zgjedhje dhe kandidaturave të mbështetura nga ana e saj, duke passjellë cënimin e interesit publik”, thuhet në kërkesën e PD-së drejtuar KQZ-së dhe AMA-s.
Kete konstatim e keni te drejte. Nuk ka nevoje per hetim per kete. Eshte e qarte qe ketu fajtori eshte KQZ-ja dhe Komisioneri Celibashi. Kjo ka lidhje me listen pa emrin e Ilir Metaj. Tradhetia nuk ka emer.
Bravo Alibeu bolle e keni lejuar nje non grata t'ju te perfitoje ..
Sidomos rekordin e ketij problemi e mban tv kombetar KLAN ku te gjithe ne lajme e kudo Berishen e emertojne kryetari i PD saqe kushdo bezdiset nga ky term qe tv servil perdor
PIRDH PIRDH SE LIROHESH O ALIBEJ ME 2% DO E PERFAQSONI PD
Pirdh pirdh alibasha
Mirë se Kryetarit ia dergon, por nënkryetarit pse? Çfarë turpi, dhe don bashkim ky pleh? Pra edhe ministrit, edhe zv/ministrit!