Ambasada ruse në Tiranë tërhiqet nga rruga “Ukraina e Lirë”, transferohet në Bathore

15 Shtator 2022, 18:40Politika TEMA

Ambasada ruse në Tiranë tërhiqet nga rruga “Ukraina e

Flamuri rus dhe pllaka që tregonte ambasadën në qendër të Tiranës, në rrugën që pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia u emërtua “Ukraina e Lirë”, janë hequr. Në një njoftim në Facebook thuhet se shërbimet konsullore ofrohen në Mjull Bathore, ku është edhe adresa e re.

Shqipëria anëtare e NATO-s dënoi menjëherë pushtimin e Ukrainës nga Rusia në 24 shkurt dhe po ashtu qeveria shqiptare ka ofruan dhe premtuar ndihmë për ukrainasit qoftë të shpërngulurit nga lufta, qoftë për ata që luftojnë.

Por ndërsa ndihma e Shqipërisë në këto fusha është modeste, krahasuar me vende të tjera, gjesti i emërtimit në fillim të marsit të rrugës në të cilën ndodheshin ambasada e Rusisë, ajo e Ukrainës, e Kosovës dhe e Serbisë me emrin “Ukraina e Lirë”, duket se bëri më shumë përshtypje.  Agjencia e lajmeve Reuters shkroi për rrugën dhe lajmi u ripublikua në një sërë mediash ndërkombëtare, ndërsa turistë dhe vizitorë të huaj e kanë përdorur si sfond për foto nga Tirana.

Rruga po ashtu u zbukuruar me flamuj të Ukrainës dhe me ngjyrat verdhë e blu të vizatuara në trotuarë.  Në të njëjtën kohë sheshi “Tre vëllezërit Frashëri” që ndodhet mes Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe rrugës “Ukraina e Lirë”, u kthye në një pikë protestash kundër luftës.

E detyruar tashmë të kishte si adresë zyrtare rrugën “Ukraina e Lirë”, ambasada ruse pezulloi më 20 prill siç thuhet në postimin zyrtar në faqen në Facebook “për arsye teknike” veprimet në këtë rrugë. Në qershor ambasada njoftoi se puna do të fillonte në zyrat e reja që ndodhen në Mjull Bathore në rrugën “Dervish Shaba”.  Ndërkohë godina që njihet si ambasada e Rusisë është zhveshur nga simbolet dhe duket se prej kohësh është e mbyllur. Flamuri që ndodhej në një nga shtyllat që shikonin nga rruga “Ukraina e Lirë” është hequr.

 

18 Komente

  1. X
    Xen gërdeci

    Këtë transferimin në mjull Bathore shikojeni mirë ju të shishit dhe qeveria se kot nuk kanë vajtë këta putinistët , atje kanë gjithë lëndën e parë madein Sali për punë të pista ndaj Shqipërisë,.

    1. Roberto

      Dakort me ty jam Xeno. Vajtja ne nje zone ku mund ta kene me te lehte te livandhisin neper malokerine e Saliut nuk me duket e rastesishme. Ndoshta qe andej do mendojne se jane me te qete ne punet e tyre te ndyra.

      1. H
        Hasoni

        Ore a njihni Tiranen ju apo jo? Mjull Bathore eshtë ne Farkë afer TEG -u zonat me te shtrenjta ne Tirane

      2. P
        Prec Doda

        Percaktim i sakte. Rusia dhe Irani jane ne bashkpunim me Sali Berishen dhe Ilir Meten, per te bere trazira, deri ne nderprerje dritash, helmim ujsjellesash, hedhje ne ere e digave. Protesta e Pedagogeve te Shkencave te Universitetit jane pjese e ketij plani makaber. SHISH po heton, nuk e dime deri ku jane lidhjet e tyre me antishqiptaret.

        1. A
          Aldo

          Ukrainasit kane vrare shqiptaret. Sa here ata jane perballur me sllavet. Sot qeveria shqiptare ben tifozllek per Ukrainen.Veprimi me injorant dhe antishqiptar i te gjitha koherave

          1. M
            Mondi Vlore

            Ke te drejte Aldo, por keta bythlepirsit tane jane te pa nder familje! Prishin mardheniet me nje superfuqi dhe i lepihen nje kllouni sepse keshtu i ka urdheruar sopra.

        2. c
          cba

          Emeroni ate rrugen me "dervish" si "Ukraina Evropiane", qe do te thote se ruset e Putinit nuk jane te tille. Kryetari i bashkise se Torontos e lajmeroi legaten ruse se emri i rruges do levize kudo qe te vendoset legata. Torontoja beri te njejtin riemertim rruge si Tirana. Le ta vendosin legaten ne ndonje mal apo pyll pa rruge afer, ata ruset.

          1. G
            Genti

            Normal që do shpërngulej pasi riemërtimi i rrugës "Ukraina e Lirë" është provokacion i hapur. Ç'do bënte Ambasada jonë nëse np Beograd apo në Moskë rrugës së saj di i vihej emri "Kosova është Serbi" ? Këto provokacione mes vendeve që kanë mardhënie diplomatike nuk duhet të ndodhin. Rusia është fuqi botërore dhe Shqipëria nuk duhet ti shkatërrojë mardhëniet deri në këtë pikëpër hir të të tretëve. E njëjta dhe më keq akoma ndodhi me Iranin kur faji ishte i yni pasi u treguam servil të SHBA-së duke pranuar një grup terrorist në territorin e vendit të një vendi mik me Shqipërinë. Shqipëria duhet të ketë mardhënie të pandikuar nga çështjet ndërnacionale si me vendet arabe ashtu edhe me Izraelin,Rusinë,Kinën etj. Shqipëria ka qenë mjaft erespektuar dhe më e sigurt kur qëndroi neutrale si ndaj Imperializmit Anerikan ashtu edhe ndaj Social-Imoerializmit Sovjetik e duke forcuar mardhëniet jashtzakonisht me Kinën që me shpirtmadhësi na dha një ndihmë të ndjeshme dhe të gjithanëshme.

            1. .
              .

              Shqipot pusht-etar jane langaraqa dhe bythlepiresit e te fortit. Kjo ka ndodhur historikish.

            2. T
              TR

              Mjul Bathore eshte nga Sauku o daku. Perballe tegut

              1. E
                E drejta

                Tani rrugen e Elbasanit do e quajme rruga e irakut te lire Dhe deget e saj afganistani I lire Palestina e lire Libia e lire e shume vende te tjera qe ne emer te demokracise u mbyten ne gjak. Dhe po ne emer te demokracise i mbytim ne det akoma refugjatet e tyre ndersa presim me duartrokitje refugjatet e ukraines

                1. D
                  Dakord

                  E drejta jote te flasesh çfare mendon se jetojme ne nje vend te lire demokratik fale amerikes. Rri ne divan e prit derisa te plakesh se mbase te vijne ne pushtet antiamerikanet bandite te PD-se dhe ta realizojne deshiren. Kam dyshime serioze qe ju qe shkruani kunder amerikes jeni ose militante te majte ose tmerresisht idiote. Eshte e pamundur per nje njeri me inteligjence mesatare te mos kuptoje qe sa me shume ti bini amerikes aq me shume materia gri voton Ramen.

                2. X
                  XXXL

                  Mjere Rusia kur tallet edhe kucovari fshatari Veliaj duke vene emra rrugesh per te percjelle konflikte, ne vend qe ato te zbuten.

                  1. C
                    C'eshte ky emer Rruge me amon !

                    Ju skeni bo emer rruge Poshte Esadistet Poshte sali mavria qe shkaterroj Shqiperine , po na boki rruge Ukraina e Lire ! Hajde Brockulla hajde . Po merrin Idiotet e Shqiperise flamurin kunder Rusise ,ne vend qe te nerren me Mutin qe kane ne sofer . Cfar hipokrizie e sharlatanizmi . Per idiotlliqe do shquhen ne cdo Politike kta . Nuk jam per lufte ,por secili komb duhet te ruaj seriozitetin e tij ne raport me gjithcka ndodh ne Bote . Nastradinat ndryshojne emrat e rrugeve te Ambasadave !!!!!! Komedi ne Kohe Kolere . Diletantizem Politike .Qesharake .

                    1. T
                      Tiku

                      Kurse rrugen ke ambasada turke ta quajme Kurdistani I lire.Apo na shurron nga frika vellai I Erdokarit.

                      1. a
                        alban

                        nuk e kuptoj pse shteti yne me shpate i pari.Here me iranin pastaj me rusin .Ky shtet nuk ja mbledh dot Stresit e jo me ketyre,me qete e skemi nevoje te jemi te paret per keto pune se jemi te fundit ne cdo pune tjeter.

                        1. a
                          alphade

                          Plotesisht dakort me komentin e zotit Prec Doda …….!!!

                          1. T
                            Tutu

                            Mjull Batjore nuk eshte bathore kamez… eshte qendra e pare rezidenciale e pasanikeve shqipetare dhe dipllomateve te huaj…

                            Lini një Përgjigje