Ambasadori i ri amerikan në Shqiperi Eric Wendt raporton para Senatit: Lufta kunder trafiqeve, ekonomia dhe siguria e SHBA prioritet

20 Maj 2026, 17:27Politika TEMA

Ambasadori i ri amerikan në Shqiperi Eric Wendt raporton para Senatit:

Kandidati i presidentit amerikan Donald Trump për postin e ambasadorit në Shqipëri, Eric Wendt, ka raportuar para Senatit amerikan, ku ka paraqitur prioritetet e tij nëse konfirmohet në detyrë.

Gjatë fjalës së hapjes, Wendt u shpreh i nderuar nga emërimi i bërë nga Trump, ndërsa theksoi se ka mbi 34 vite përvojë në shërbimin ushtarak të Shteteve të Bashkuara, përfshirë shërbimin në këmbësori dhe në njësitë elitare “Green Berets”.

Ai kujtoi gjithashtu përvojën e tij në misione ndërkombëtare dhe bashkëpunimin me ushtrinë shqiptare në kuadër të NATO-s dhe në Afganistan, duke vlerësuar lart trupat shqiptare dhe duke i cilësuar si profesioniste dhe të disiplinuara.

Sa i përket prioriteteve të tij, kandidati për ambasador theksoi se fokusi kryesor do të jetë lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe trafikut të drogës, si dhe forcimi i bashkëpunimit mes SHBA-së dhe Shqipërisë në fushën e sigurisë.

Ai shtoi se një tjetër prioritet do të jetë edhe forcimi i marrëdhënieve ekonomike dhe mbështetja e klimës së investimeve për bizneset amerikane në Shqipëri.

Wendt theksoi gjithashtu rëndësinë e mbrojtjes së qytetarëve amerikanë dhe forcimit të sigurisë kibernetike dhe kapaciteteve të NATO-s.

"Faleminderit zoti kryetar dhe anëtarë të nderuar të komisionit. Kam pasur privilegjin t’i shërbej Shteteve të Bashkuara të Amerikës si ushtarak aktiv. Kam kaluar katër vite e gjysmë në këmbësori dhe 30 vite si pjesë e forcave speciale “Green Berets”. Gjatë kësaj periudhe kam shërbyer për dy vite pranë Departamentit Amerikan të Shtetit, ndërsa drejtoja një koalicion me tetë vende si Koordinator i Sigurisë i SHBA-ve për Izraelin dhe Autoritetin Palestinez. Në atë detyrë kam operuar çdo ditë si pjesë e Ambasadës Amerikane në Jerusalem, duke raportuar drejtpërdrejt te Sekretari Amerikan i Shtetit.

Pas daljes në pension nga shërbimi ushtarak, kam pasur mundësinë të jap mësim për komandim dhe lidership në universitetin ku jam diplomuar, në Naval Postgraduate School në Monterey të Kalifornisë.

Sot, bashkëshortja ime ndodhet në Okinawa të Japonisë me vajzën tonë, dhëndrin tonë që shërben si kapiten në Forcat Ajrore Amerikane dhe mbesën tonë, për t’u kujdesur për një tjetër mbesë që sapo ka lindur. Djali ynë, toger i parë në Ushtrinë Amerikane dhe pjesë e Divizionit të 82-të Airborne, ndodhet sot këtu pas meje. Ai dhe bashkëshortja e tij i shërbejnë vendit në Fort Bragg, Karolina e Veriut.

Ne jemi një familje që e duam Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe jemi mirënjohës për mundësinë për t’i shërbyer këtij vendi të jashtëzakonshëm.

Si komandant i forcave speciale të NATO-s, trupat speciale shqiptare ishin pjesë e komandës sime dhe kam punuar me to në terren në Shqipëri. Në Afganistan kam shërbyer si zëvendëskomandant i një komande rajonale ku përfshiheshin edhe trupat shqiptare. Kam konstatuar se forcat speciale shqiptare mishërojnë shpirtin luftarak të heroit shqiptar Skënderbeu. Ndërsa vetë populli shqiptar është krenar, punëtor dhe mikpritës.

Nëse konfirmohem në këtë detyrë, prioritetet e mia kryesore do të jenë mbrojtja e qytetarëve amerikanë dhe avancimi i interesave të SHBA-ve. Në ambasadë do të ndjekim katër linja kryesore veprimi për të zhvilluar më tej planin e Ambasadës Amerikane në Shqipëri.

Linja e parë do të fokusohet te mënyrat për ta bërë Amerikën më të sigurt. Mbështetja ndaj Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar ndërkombëtar dhe trafikut të drogës të lidhur me kartelet latino-amerikane do të ndihmojë që si Amerika, ashtu edhe Shqipëria të jenë më të sigurta.

Së dyti, do të punojmë për ta bërë Amerikën më të mbrojtur. Këto hapa do të ndihmojnë edhe sigurinë e Shqipërisë. Do të mbështes përparimin e Shqipërisë drejt angazhimeve të Samitit të NATO-s në Hagë në vitin 2025, për rritjen graduale të shpenzimeve të mbrojtjes në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto deri në vitin 2035. Gjithashtu do të mbështesim forcimin e kapaciteteve të sigurisë kibernetike dhe nisma të përbashkëta në fusha të ndryshme ushtarake.

Së treti, fokusi ynë do të jetë prosperiteti ekonomik. Këto përpjekje do të ndihmojnë njëkohësisht edhe zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Ndërsa sektorët e inteligjencës artificiale, energjisë, infrastrukturës, minierave dhe sektorë të tjerë zhvillohen në Shqipëri, bizneset dhe investitorët amerikanë duhet të kenë një klimë të drejtë ligjore dhe kontraktuale.

Së katërti, fokusi ynë do të jetë vetë ambasada dhe njerëzit që punojnë aty. Një nga elementët kryesorë që unë e quaj ‘faktori njerëzor’ do të synojë të përdorë mënyra standarde dhe kreative për t’u kujdesur për pjesën më të rëndësishme të ambasadës: njerëzit e saj, si në aspektin profesional ashtu edhe atë personal.

Në përfundim, nëse konfirmohem, pres me padurim të bashkëpunoj me anëtarët e këtij komisioni dhe me partnerët tanë në Shqipëri për të arritur këto objektiva të rëndësishme. Jam i gatshëm t’u përgjigjem pyetjeve tuaja", tha ai. 

13 Komente

  1. R
    Republike 114 vjecare

    Dihet qe vjen per Saline dhe Zenin, per Leah Edison reichtag Ypi e vepres ''te lire'' ose ndryshe gjermanisht arbait macht frei

    Përgjigjjuni
    1. K
      Ku ta gjeten, ne kete moshe

      Hello Wendt! Nuk je kaq naiv, sa te mos kuptosh, qe vendi si lart e poshte, vazhdon te funksionoje teorikisht dhe praktikisht me mentalitetin islamo-komunist.Me nje popullsi, qe me shume se gjysma ka ikur nga syte kembet, per te shpetuar veten, ne shtetet perendimore.Ata qe kane mbetur, perpiqen per te mbijetuar, ku aty dhe nje rroge mesatare, e ka shume te veshtire per te mbyllur muajin.Deget e ekonomise industri, bujqesi etj,per ibreti halem.Ajetollahu i surrelit, thote, qe jemi te paret, ne lehtesimin e sherbimeve shteterore, nga futja e inteligjences artificiale. Por realiteti, eshte qe pensionisteve, ne radhet e gjata para sporteleve u bije te fiket, ne pritje per te marre sherbimin.Inteligjenca artificiale, duhej te realizonte shkurtimin e punonjesve te administrates.Por vec ne Tirane numri i administrates ne raport me popullsine eshte dy here me i larte se ai ne Turqi.Dhe qershia e zeze mbi torten e rami-saliut zoti Wendt, eshte se ketu te pret nje shoqeri e vdekur e pa kallur, qe eshte ne efektin e hashashit taliban te rami-sali.

      Përgjigjjuni
      1. p
        pilo Lala

        Me kaq oficere, kapterr ne familje, ky do jete nga Kuci i Vlores, ata kishin nga 10 oficere e police ne familje.

        Përgjigjjuni
      2. D
        Detari

        blablabla mjaft se u lodhet me luften haha

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fshatari

          Rendesi siguria interface Amerikane Mire ben se ai eshte Amerikan Ndersa Shqiptaret meren akoma nese vjen per Saliun e Zenin apo per Ramen e Belinden Vazhdoni ju skllever e bij sklleverish te ruani skllaverine se skllever do te mbeteni tere jeten

          Përgjigjjuni
          1. R
            Ramasllavi

            Shqiptarët nuk mbetën më ,u bënë grek,serbë maqedon….

            Përgjigjjuni
          2. f
            fjala

            Nuk e di, por pashe diku si fantazme nja gazekar qe rri ne Amerike i nenquajtur Robert Papa ose haleja e shqiptareve se thoshte qe nuk u emru; ai eshte i kudo ndodhur dhe ne nevojtore nje pisanjos bajge e mbeturine shqiptare Robert Papa. Si nuk paskan pase pak dinjitet keto gjallesa por jane hapur si purtha me derrase ?! Lume e det e vaj me det puna e tyre, halé njererz si Roberti!

            Përgjigjjuni
            1. M
              Muli

              Puna sa më mbarë i shkoftë!

              Përgjigjjuni
              1. E
                Eh mor meroo

                Mero bajga, harrove te titulli te shkruash Korrupsioni Ska prob, e fsheh se fsheh ti, ai e tha! Dhe kur thote lufte kundra korrupsionit nuk besoj se e ka per opoziten

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Tralala zura nje gale.

                  Sidomos tani qe Trampi mori Sazanin, palloshit nuk i hyn gjemb ne kembe.

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    Ervini i Lozhanit

                    Se pari i urojme qe sa me pare te na vije ky Zotnia ambasador i Amerikes e te ece ne gjurmet e Zonjes se nderuar KIM . Por nja dy porosi te vogla duhet me ja kujtuar zoterise , e para jemi i vetmi vend ne bote qe kemi nje familje te shpallur NONGRADA nga SHBA dhe ANGLIA dhe vetem kaq , te shohi mundesine mos e ekstadoje ne Guantanamo sepse ketu Dumani me SPAKUN megjithse u krijuan nga SHBA e kane marre ne mbrojtje e si duket po lufteojne qe ti hiqet damka Nongrada Sali qen Berishes . E dyta z Kim ketyre te pd ju tha qe nese ndiqni Saliun do hani bar , ata jo qe nuk u distancuan , po edhe barin e mbaruan , mundesisht qe ky Zoteria t'ju nise para se te vije vete nje bot me t u m nga Amerika se e sigurte qe e hane vetem Saliun nuk e leshojne .

                    Përgjigjjuni
                    1. X
                      XXXL

                      Z. Ambasadorr filloje detyren jo me njeren kembe kur te hysh ne seline e ambasades ne Tirane duke e kercyer me te dy kembet. Jepi “porosi “ pra urdher drejtesise te arrestojne njeheresh me nje pale pranga te lidhura per dore Saliut dhe Rames Shpeton Shqiperia dhe shqiptaret

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Pleqte e fshatit

                        Ka Ardhur ambasador per pleqte se te rinj nuk ka ketu , vetem militante te PD-se dhe PS-se si dhe paria me ne krye kriminelin sali ? Po nuk vare saliun as ty nuk te besojme per tere ato qe numerove ?

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje