Jo vetëm shkrimin e fjalimeve, Berisha ia lë "ringritjen" e partisë në dorë ChatGPT-së, PD prezanton sot Departamentin e IA

20 Maj 2026, 14:05Politika TEMA
Jo vetëm shkrimin e fjalimeve, Berisha ia lë "ringritjen" e

Partia Demokratike do të prezantojë sot në orën 18:30 Departamentin AI.

“Një nga format e reja të inovacionit dhe ripërtëritjes së strukturave, organizimit dhe komunikimit”, shkruhet në ftesën zyrtare.

Në këtë prezantim do të jetë i pranishëm edhe kryetari i PD, Sali Berisha, i cili kohët e fundit duket i apasionuar pas risisë së Inteligjencës Artificiale.

Gjatë seancës së 7 majit në Kuvend, ai pati një përplasje me deputetin socialist Erion Braçe ku ndërsa ky i fundit i paraqiste argumente duke u bazuar në një artikull të Wall Street Journal lidhur me vendet që kanë taksë më të lartë për naftën, Berisha i tregonte përgjigjen e ChatGPT.

Në mbledhjen e Kolegjit të Kryetarëve në prill, ai u kërkoi të pranishmëve të shkarkonin aplikacionet e Inteligjencës Artificiale, si ChatGPT, Claude dhe Gemini.

Deklarata erdhi pasi deputeti i PD, Klevis Balliu u kap ‘mat’ ndërsa i kërkonte ChatGPT t’i shkruante fjalimin që do të mbante në Kuvend.

7 Komente

  1. A
    Al

    Po ky departamenti si do e kete emrin Miella?!

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dire __?''''__????Straits

      ChatGPT eshte bere sot miku me i mire i politikaneve , gazetareve apo ANAListeve.......shikoni edhe Meron , ai perdor nje program mjaft te sofistikuar AI per te shkruar shumicen e artikujve te tij. Ky program qe perdor Mero , eshte krijuar nga nje pushues i apasionuar i hotelit te Durresit...artikujt qe Mero gjeneron permes ketij programi jane shume te fuqishem ne mendime....e keqja e vetme eshte se shumica e artikujve te gjeneruar....flasin..... per vete krijuesin e programit, "pushuesin e pafajshem te hotelit te Durresit" !!!!!

      Përgjigjjuni
    2. Q
      Qirsi i Sheqeres

      pse paska "Parti Demokratike" Ne Shqiperi??A po eshte IA.ja...

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kuksjani

        Per ke ringritje flet ky derdimen, ne 2021 lulzim gjumi mori me shume vota se bashke deshtojme ne 2023, ne vend qe te konsolidohej si poli dyte opozitar tani merret ne tallje nga arlind komunisti qe e quan 'impotent' dhe ervini me hu ne dore qe edhe pse ka moshen e te birit e ka gozhduar ne kolltuk duke shkruar kospirata 'qytetari digjital'

        Përgjigjjuni
        1. A
          Aron

          Sali kerma do te tregoje se bashke me injorantet e PD'se te duken te "ditur", por sapo hapin halen, dmth gojen duken qarte cfare muti jane. A thua se sot i njohem.

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vëzhguesi

            Oh Viçidolas që na vjen për të qeshur kur na flet për ChatGpt, ti o derr maloku që nuk ke prekur top me këmbë në fëmijërinë tënde, nuk ke bërë asnjë lojë përveç atyre me kafshët, për rrjedhojë kafshë ke mbetur dhe në pleqërinë tënde të thellë.

            Përgjigjjuni
            1. ChatGPT = DEMKA i ZYLO KAMBERIT .

              ChatGPT na u bë si DEMKA i ZYLO KAMBERIT , që i bente fjalimet ZYLOS per t’i lexuar para popullit . Dhe këta ZYLOT MODERNE të SHQUP-it do i mbushin mendjen militantëve me fjalimet e DEMKES . Në pararojë të kësaj SHPIKJEJE qëndron si gjithnje ZYLO FARI PORDHA . I madhi Dritero , po të jetonte , pa tjetër do j’u kushtonte ndonjë roman.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje