Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë të gjatë për median estoneze “Postimees”, ku ka kritikuar strategjinë e Bashkimit Europian në çështjet e jashtme dhe sigurimit të interesave globale.
Ai thekson se ishte një gabim që Evropa i la Shteteve të Bashkuara drejtimin e negociatave me Rusinë dhe argumenton se Shqipëria mund të përshpejtojë anëtarësimin e saj në BE duke hequr dorë nga e drejta e vetos, duke kontribuar kështu në një Evropë më funksionale dhe me vendimmarrje më të shpejtë.
Rama shton se, megjithë sfidat e ngadalësisë së proceseve europiane, Shqipëria mbetet e vendosur të bëhet anëtare e BE-së deri në vitin 2030, duke mbështetur një qasje diplomatike dhe praktike në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Rreth gjashtë muaj më parë, në një intervistë të dhënë për The Observer, ju thatë se ka një humor të zymtë në Evropë dhe nuk ka një strategji të qartë. Cili është motivimi i Shqipërisë për të aspiruar drejt BE-së kur është kaq e zymtë dhe nuk e di se ku po shkon?
Rama: Sepse për Shqipërinë BE-ja është jashtëzakonisht tërheqëse dhe ne jemi të varur prej saj dhe ndryshe nga vendet e tjera përreth nesh nuk kemi plane të tjera të mundshme dhe nuk duam plane të tjera të mundshme. Dhe nuk kemi aleatë ose partnerë të tjerë të mëdhenj. Ne kemi vetëm BE-në. Pra, është shumë e qartë pse duam të jemi pjesë e BE-së, por në të njëjtën kohë, mendoj se është shumë e qartë jo vetëm për mua, por për shumë njerëz se Evropa nuk po kalon ditët më të mira tani.
[Evropa nuk mund të delegojë ekzistencën dhe pozicionin e saj në botë]
Nëse shikoni proceset që janë aktualisht në zhvillim e sipër në Evropë dhe vendimet që po merren, a po lëvizin ato në drejtimin e duhur me shpejtësinë e duhur?
Rama: Jo, nuk po ndodh me shpejtësinë e duhur. Ndoshta në drejtimin e duhur, por padyshim jo me shpejtësinë e duhur. Sepse shpejtësia është një nga problemet që ka Evropa, sepse është një klub i madh vendesh demokratike dhe demokracia funksionon në atë mënyrë – me procedura dhe shumë procese para se të merret një vendim. Por në një mënyrë ose në një tjetër, ne duhet të ndryshojmë.
Procesi i zgjerimit ka marrë gjithashtu një kohë shumë të gjatë për Ballkanin Perëndimor. Ju keni thënë se qëllimi i Shqipërisë është të bëhet anëtare e BE-së deri në vitin 2030, jo më vonë. A e konsideroni ende këtë një qëllim realist?
Rama: Unë mendoj se po. Për momentin është realiste. Por nuk ishte kështu deri në sulmin ndaj Ukrainës. Dhe kjo mund të ndryshojë. Por tani për tani, po, është realiste.
Ju keni propozuar, për të përshpejtuar procesin e pranimit, që Shqipëria të heqë dorë nga e drejta e vetos, nga komisioneri i saj. A nuk rrezikon kjo të marrë vetëm gjysmën e çmimit të anëtarësimit në BE për një kohë shumë të gjatë?
Rama: Jo, nuk ka të bëjë me çmimin, ka të bëjë me Evropën. Dhe unë nuk e thashë këtë vetëm për të arritur atje, unë besoj në një Evropë më praktike dhe më funksionale. Nuk është e arsyeshme që Evropa të varet tashmë nga 27 veto, dhe ta imagjinoni me 29 ose 33 apo edhe 35 veto. Pra, kjo është diçka që duhet të trajtohet në thellësi, së bashku me shumë gjëra të tjera, sepse folëm më parë për atë që po e pengon Evropën të jetë me një shpejtësi dhe me një forcë të ndryshme. Dhe për sa na përket neve, besoj se kjo do të ndihmojë gjithashtu në lehtësimin e tensioneve që me siguri do të lindin në vende të ndryshme kur të vijë koha për të marrë një vendim.
[Do të ishte plotësisht budallallëk t’u jepni leksione vendeve baltike dhe Estonisë se si duhet të merren me Rusinë.]
Kohët e fundit thatë se BE-ja bëri një gabim në çështjet e jashtme dhe të sigurisë kur vendosi të mos flasë më me Rusinë. Çfarë duhet bërë për këtë tani?
Rama: Nuk ishte thjesht një gabim. Ky është, sipas mendimit tim, një qëndrim që nuk është i përshtatshëm për një fuqi të madhe si Evropa, sepse historia e Evropës është sigurisht një histori luftërash, por edhe një histori diplomacie dhe bisedimesh. Pra, ne mund ta mbështesim Ukrainën deri në fund në luftën e tyre të drejtë kundër agresionit, por në të njëjtën kohë nuk mundemi – dua të them Evropën – të mos flasim me Rusinë.
Rusia nuk do të shkojë askund, është këtu për të qëndruar dhe duhet të vijë në vete në një mënyrë ose në një tjetër kur bëhet fjalë për t’u marrë me Evropën. Por Evropa duhet të kërkojë gjithashtu diplomaci dhe bisedë. Izraeli dhe Hamasi po e mbytnin njëri-tjetrin, por ata flisnin gjatë gjithë kohës.
Për Estoninë, parimi i mosbisedimit me agresorin ka qenë një nga gurët themelorë të politikës së jashtme në vitet e fundit. Si do ta bindnit Kryeministrin estonez për korrektësinë e qëndrimit tuaj?
Rama: Unë nuk jam dikush që mund ta bindë Kryeministrin tuaj të bëjë diçka që lidhet me atë që ndihet Estonia. Dhe nuk po flas për Estoninë, nuk po flas për shtetet baltike, sepse do të ishte plotësisht budallallëk t’u jepje leksione shteteve baltike dhe Estonisë se si duhet të merren me Rusinë.
Unë po flas për një gjë krejt tjetër, që është BE-ja, dhe pikërisht sepse atë që Estonia dhe vendet baltike nuk mund ta bëjnë dhe nuk duhet ta bëjnë, Europa mund ta bëjë. Çështja ka të bëjë me një fuqi të madhe në arkitekturën globale të botës. Nuk ka të bëjë me Estoninë apo Shqipërinë.
Evropa në një farë mënyre ia ka deleguar negociatat me Rusinë SHBA-së. Sa mirë e përfaqësojnë Shtetet e Bashkuara Evropën, apo mendoni se Uashingtoni negocion duke pasur parasysh euron?
Rama: Kjo është një tjetër pasojë e asaj që Evropa nuk bëri. Ishte gabim ta linim udhëheqjen e këtij konfrontimi tërësisht në duart e Shteteve të Bashkuara. Dhe ishte gabim ta linim udhëheqjen e bisedës në duart e Shteteve të Bashkuara.
Mendoj se Evropa duhet ta kishte bërë dhe duhet ta bëjë vetë. Dhe sigurisht në bashkëpunim, në koordinim – sido që të doni ta thoni – por Evropa nuk mund ta delegojë ekzistencën dhe pozicionin e saj në botë.
[Është shumë e qartë, jo vetëm për mua, por për shumë njerëz se Evropa nuk po kalon ditët më të mira tani.]
Nëse shikoni veprimet dhe vendimet e fundit të Shteteve të Bashkuara, a janë Shtetet e Bashkuara ende një partner i besueshëm sigurie për aleatët e NATO-s?
Rama: Varet shumë nga këndi nga i cili e shikojmë. Nëse duam ta shohim nga perspektiva e djeshme, atëherë jo. Nëse e shikojmë nga perspektiva e sotme, atëherë po, janë.
Nën Presidentin Donald Trump, Shtetet e Bashkuara kanë qenë shumë transaksionale në politikën e tyre të jashtme, dhe pozicionet politike shpesh lidhen me interesat e biznesit. Vitet e fundit ka pasur shumë investime amerikane në Shqipëri, përfshirë ato të lidhura me rrethin e ngushtë të Presidentit Trump, siç është dhëndri i tij Jared Kushner (kompania e tij Affinity Partners planifikon të investojë 1.4 miliardë dollarë për ta shndërruar ishullin e pabanuar të Sazanit në një vendpushim luksoz – red.). Deri në ç’masë keni frikë se përzierja e biznesit dhe politikës në procesin e vendimmarrjes mund të bëhet problem në një moment?
Rama: Para së gjithash, kjo nuk është e saktë, sepse Jared Kushner erdhi në Shqipëri dhe ne filluam të bisedonim për interesat e tij për të investuar në Shqipëri atëherë, por Donald Trump nuk ishte president dhe as nuk ishte e sigurt nëse ai do të shkonte në Shtëpinë e Bardhë apo në burg. Pra, nuk ka të bëjë fare me faktin që ai është president tani, sepse nesër nuk do të jetë.
Investimi është ende duke vazhduar dhe për të parë këtë investim të madh, do të duhet të jetojmë përtej mandatit të Trump.
Pra, nuk ka të bëjë fare me marrëdhëniet në aspektin politik dhe në aspektin e marrëdhënieve ndërkombëtare. Ka të bëjë me dikë që është një biznesmen amerikan.
Tani ai është përsëri shumë i përfshirë në politikën e jashtme të SHBA-së, por dje kur erdhi tek ne nuk ishte, dhe nesër kur të vijë përsëri dhe të merret me investimin e tij në Shqipëri nuk do të jetë.
Cfare genjeshtari, nuk e dinte qe trampi do fitonte kur dhuroi sazanin…gezuar ramazon talebane
Po pra , negociatat me Rusine duhet ti drejtonte....Palloshi dora vete. Eshte specialist i marredhenieve nderkombetare.....se sa per marredheniet kombetare , na e mbushi barkun me luge bosh !!!!
Ja dhe mister gurunàkis, detari nga Piluri !
Ky deliranti provincjal,kritikon Europën e përparuar ,por nuk kupton dot që zëvëndësit tek zyra e vet vjedhin sy për sy,imagjinoni sa autoritet zotëron.Europa tall bythën dhe dëfrehet kur e kritikon ky që vetëm gjeografikisht ndodhet në Europë,krse mendërish është në Azinë qëndrore.
Hajde kryeminister i lajthitur. Pervecse eshte me i korruptuari, me hajduti, me manipuluesi dhe me mashtruesi ne europe eshte edhe me deliranti. Ka arritur nje pervers si rama te jape mend diplomacise dhe kancelarive europiane.
Ky nuk do integrim o milet qe te mashtroje dhe 4 vite te tjera per integrim, ndaj kruan bythen me BE. Na i jep mend Evropes! ESHTE I LEXUESHEM, I KUPTUESHEM DHE NEVERITES!
Mos e kritiko kaq shume BE-ne, o shalgjate, se kur i kritikon ti, dhiten ne breke tuj qesh.
Sa mire I di gjerat or pikturist! " Thellesi mendimi". Kur te dhitesh beje edhe shurren ne breke! Inshalla nuk je kaps!
Kete po e rendon mosha cdo dite Besoj pas kesaj vizite te sukseshme do vizitoj se shpejti xhibutin
Ka nje vater zjarri ne Shkup, gjuha jone eshte ne rrezik, mbijetesa jone kombetare dhe ky rri e merret me shkavellat e Rusise dhe te Ukraines! Kokat hengshin shkijet, neve per vete jemi ne prag te luftes ne Ballkan dhe ky thote: "pse nuk mi dhane mua negociatat me Rusine dhe anetaresimin ne BE pa veto"! Njeri deficent!
Ore mire e keni te gjithe, po kujt ja mban t'ja thote mbretit qe eshte lakuriq! Te gjithe qe e kane kete mundesi fitojne direkt dhe indirekt prej tij, ose kane frike hakmarrjen e tij, ndaj dhe e mbyllin gojen. Ne te tjeret, qe kemi celesat e kashtes ne dore shkruajme sa na dhembin gishtat, por vetem sa ndihmojme Meron me klikimet tona per te justifikuar disi parate qe edhe ai i merr nga "Komandanti".
O Sass, pas ketyre vizitave te suksesshme ky duhet te vizitoje ndonje klinike mjekesore si pacient, po i beri derman...
Edhe gallata e ka nje kufi! Por ky nuk ndalet. Ve bast qe nuk i intereson BE-ja.
Nuk eshte nevoje te veshe bast ashtu eshte
Zoti Rama, keni shkel fundin ... Te vjen turp qe perfaqsoni vendin tone! Mire reagimi 3 dite para zgjedhjeve ne favor te Ms. Clinton 10 vjet me pare etj, por kjo e fundit nuk ka varse qe ta mbaje!!! Turp qe jeni aty ku jeni! Per fat te keq nuk ka zgjedhje tjeter ... Te lutem, permblidheni veten dhe qendroni mbi toke ... Me shume keqardhje, Loni
Ju bajga shpellare jeni mesuar te shihni vetem nga posht lart.Vetem fekale shihni dhe aq dini te thoni .U shoft kjo rr ace nihiliste e servile.
Skam me çfare ketij veremliut pas gjithe komenteve qe lexova
Keto qe kam thene si kam nga mendja ime. Sorrosi me urdheroi ti them. Pavaresisht se skuptoj asgje nga ato qe them. Çmë duhet mua se çfarë them unë !!..
Do te futesh ne Europe pa te drejte vetoje nga shtetet anetare se e di qe nuk te fut njeri se ke bere nje mut me detyrat e shtepise. Pas fiks nje viti, do mbahen zgjedhjet presidenciale ne France, ku do zgjidhet Marine Le Pen, dhe hop, dera ne surrat. Qaj mire pastaj per Europen kurve.