Ambasadori italian në Shqipëri: Ka ardhur koha që BE të çelë negociatat për Shqipërinë

5 Qershor 2022, 11:42Politika TEMA

Ambasadori italian në Shqipëri: Ka ardhur koha që BE të

Ambasadori i Italisë në Shqipëri Fabricio Buçi ka deklaruar se Evropa duhet të shohë drejt vendeve të Ballkanit pasi pa ato nuk mund të ketë një Evropë të bashkuar.

Për sa i përket hapave që duhet te ndjekë Shqipëria, ambasadori Buçi u shpreh se shteti shqiptar ka bërë progres në rekomandimet e kërkuara dhe ka ardhur koha që Shqipëria të çelë negociatat me BE-në

“Unë mendoj se Po, siç e dini Këshilli i Evropës ka dhënë dritën jeshile për çeljen e negociatave. Unë shpresoj se deri në fund të këtij viti të ketë një çelje të negociatave. Sepse kjo luftë që po vijon prej disa muajsh dhe ka sjellë mijëra viktima na ka dhënë një leksion shumë të mirë.

Bota ka ndryshuar nga lufta, sot ka dy botë, një para 24 shkurtit dhe një tjetër pas 24 shkurtit. Është e rëndësishme që Evropa të kuptojë që kemi një realitet të ri, që në nuk e donim por po e jetojmë dhe Evropa duhet të hapë sa më shpejt negociatat me Shqipërinë në mënyrë që të japë një qartësi për këtë zonë, për Ballkanin për 6 vendet që janë pjesë e Evropës dhe Evropa duhet të jetë në lartësinë e duhur”, u shpreh ambasadori Buçi i cili ishte i pranishëm në Shkodër gjatë aktiviteteve që janë mbajtur në kuadër të Javës Italiane.

2 Komente

  1. V
    Vlad

    Po shko "çel" pidhin e satom, gazetar kari. Thuhet hap negociatat, se të vetmet gjëra që çelin janë lulet

    Përgjigjjuni
    1. E
      European Commonwealth

      Jo ka ardhe koha more xhan, ka ikur kohe. Dergoi fjale Vatikanit te njohe Kosoven njehere, pastaj me te pare e me te bere. Po e bere nuk do ju veme veton kur te beni kerkese per hyrjen ne "European Commonwealth"

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje