Arrestimi i Erion Veliajt, Ish-prokurori Karanxha: Kundër këtij standardi, kryebashkiaku i New York-ut hetohet në gjendje të lirë!

18 Shkurt 2025, 10:32Politika TEMA
Arrestimi i Erion Veliajt, Ish-prokurori Karanxha: Kundër këtij

Ish-prokurori Ervin Karanxha ka komentuar arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Karanxha thotë se përplasja me SPAK ka nisur vetëm pas ekzekutimit të masës arrest me burg, duke theksuar se Veliaj do duhet ta kishte nisur mbrojtjen e tij më herët, për të ballafaquar pretendimet që ngre ndaj prokurorit.

Në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’, Karanxha thotë se ky standard i drejtësisë ka kohë që është vendosur me masa të ashpra sigurie, ndërkohë që thekson se në Amerikë veprohet ndryshe ku kryebashkiaku i New Yorkut i akuzuar për korrupsion është në gjendje të lirë.

“Masa e sigurisë është zbatuar dhe më pas ka nisur me procedurën ligjore, ky ka qenë edhe momenti i përplasjes. Përplasja ka nisur pas zbatimit të masës së sigurisë. Kjo ka sjellë këtë debat.

Në rastin konkret, Veliaj që në fillim që është paraqitur në SPAK duhet të merrte masat për mbrojtjen. Qysh kur kishte pretendimet duhej të ishin ngritur në formën e kërkuar nga ligji, mbrojtja nuk bëhet nëpër media.

Lind pyetja është vendosur standard tjetër për Veliajn? Ky standard ka kohë që është vendosur, nuk jam dakord me këtë standard. Ky është standard i vendosur më parë. Në Amerikë ka tjetër standard, kryetari i bashkisë së New York i akuzuar për korrupsion është në gjendje të lirë”, tha Karanxha.

Me ironi e komenton kallëzimin anonimin ndaj Veliajt.  

“Pse letra e ‘Jovan Bregut’ ka ecur me vrap, më shpejt dhe këto të tjerat më ngadalë? Kjo është pyetja tani?”, vijon Karanxha.

6 Komente

  1. N
    Na myten

    Doli dhe nje tjeter qe ka mbetur ne klase te krahasoje standartin e gjykimit te nje shqiptari me ate te nje amerikani. Po standarti i krimit dhe i korrupsionit cili eshte? Po standarti yt si prokuror me ate te nje prokurori amerikan cili eshte?

    Përgjigjjuni
    1. a
      adem

      ky -na myten- qenka myt vertet nga non gratta. vazhdo budallalleqet

      Përgjigjjuni
    2. B
      Berti

      Kryebashkiaku I NY akuzohet se dikush I ka paguar bileten e avionit per Turqi nga ekonomi klas qe e kishte ne biznes klas.Jo 800.000 dollare rroba per gruan e tij o genjeshtar legen.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kritiku

        O Berti idiot, ku i pe ti keto 800 mije dollare qe jane harxhuar? Po ti i beson Saliut?

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kolegu i SPAK -ut

          Bq lushishteje i ke ne dosje që personi që janë porosit në emër ka thënë janë të anoles dhe emaili është i saj vetëm paguar me kartën e tjetrit bashkëpunëtor i saj që as makinë nuk. Pastaj është një fshesaxhi që ka blerë një pikturë 50 milionë lekë

          Përgjigjjuni
      2. M
        Makiaveli

        Po doli Veliaj nga burgu duhet të dalë edhe ilir Meta dhe dhëndrri i Saliut

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje