Juristi Kreshnik Spahiu tha se dy forcat e mëdha politike bëjnë lojë politike, sepse pas gjithë akuzave dhe sherreve, ulen dhe për 30 minuta bëjnë dhe votojnë 10 marrëveshje. Kurse strategjinë që ndjekin ndaj drejtësisë është e ndryshme, ku njëri përdor kërbaçin dhe tjetri kulaçin.
Ai kujtoi edhe ndjekjen e dy standardeve nga trajtimi i çështjes së Erjon Veliajt, duke kujtuar se publikohen në media pjesë nga dosja apo edhe mesazhet që Ajola Xoxe i ka dërguar punonjëses, por nuk janë publikuar mesazhet e 21 Janarit apo të Gërdecit, ku u vranë 30 njerëz.
“Qasja ime për këtë çështje është se qoftë ata që thonë do e shkrijmë apo ata që thonë se ne e krijuam, të dy duan ta kenë nën kontroll. Pra drejtësinë të dyja e duan nën kontroll dhe kjo nuk ndodh vetëm në Shqipëri. Mënyra është e ndryshme, njëri përdor kërbaçin dhe tjetri, Rama, përdor karrotën, mbështetjen, financimet etj.
Po ta shohësh nga opozita ka zero të dënuar apo arrestuar, kurse nga krahu tjetër shumë, edhe ka llogjikë se kanë 12 vite në pushtet. Por ndoshta ky tjetri po mendon a ta përdor edhe unë kërbaçin?”, thotë Spahiu në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo” në Report TV.
Për të e gjitha kjo është një lojë politike mes dy partive të mëdha, që pasi akuzohen mes tyre dhe zihen, në mbrëmje përfundojnë në marrëveshje, sikurse ditën e djeshme.
“E gjithë lufta është mashtrim, lufta politike është lojë. Shikoni lajmet, 10 marrëveshje për 30 minuta sot. Shikojini vendimet, e nisin luftën që në mëngjes, jo akuzat, jo do ju shkrijmë dhe në mbrëmje bëjnë marrëveshjet. Është normale që retorika politike të ndryshojë në prag të zgjedhjeve. Unë kam qenë dhe mbetem në mbështetje të reformës. Është e vështirë të vendoset standardi”, vijon ai.
Dhe në fund vë në dukje standardin mediatik për çështjen e Erion Veliajt, duke iu referuar një lajmi për zbardhjen e mesazheve të Ajola Xoxës ndaj punonjëses së saj, duke nënvizuar analogjinë me 21 Janarin apo Gërdecin.
“Shikoj se po publikohen mesazhet e Ajolës për punonjësen që të mos veprojë pa informuar atë, po pse s’na tregojnë këta neve 21 Janarin, mesazhet, mesazhet e Gërdecit, 26 të vrarë atje. Dakord 26 fustane qindra mijëra euro janë krim, po këto jetët këtu, pse nuk reagojnë. 26 jetët në Gërdec nuk janë aksident. Se na fyejnë edhe inteligjencën me këto”, vijon juristi.
Po edhe mijra euro qe ke mar ti per emerime ne gjykata ne kohen e Saliut o bythqir prap krim esht e ti duhesh futur ne biruc e mos dalesh me
Cfare numri boje perdor zoti ylber i kamufluar.
Le te hane mut zagaret e partive. Per turpin tone e verteta eshte kjo. As llalla s'do e katandiste drejtesine ne kete hale, sepse e njihte friken. Bravo Kreshnik!
Ne 21 Janar Niku me duket ke wene zv kryetar I Kld...apo jo...nese po cfare bere ti?
Ja ku qendron ndryshimi ,midis Erjonit dhe Saliun,per ato qe akuzohen.Erjoni ka nje sere akuzash, qe e nxjerrin te korruptuar ,por pa gjak te derdhu si ne rastin e Saliu.Saliu ka avantazhin se eshte quajtur "Burr Shteti".Erjoni djale puntor.Sipas gjasave Saliu denohet me burg te perjetshem.Por me qene se eshte shpellar,i pa emancipuar,me zakone,aka dru me pre,do denohet 4 vite, per shkak se ka kryer detyra si K/M e President.Eshte opozitar me mosh te thyer.Veliaj do denohet 5.5 vite dhe si djale Laberije,per te mos prishur unitetin e cenlikte rreth Partise ,do kete masa lehtesuese.Presidenti i Ri,qe une besoj se do jete Rama, me rastine 128 vjetorit, do ta liroj nga burgu.