Edi Rama gjatë rubrikës ‘Sy m’sy’, i është përgjigjur një komentuesi i cili e pyeste kryeministrin pse nuk arreston bufin e kënetës (Berishën).
Rama tha se jetojmë në demokraci tashmë ku pushtetet janë të ndarë. Ndërkohë më përpara ishte qeveria që arreston tha ai, duke përmendur arrestimin e Fatos Nanos.
Rama shton se për 21 janarin, PS nuk mund të hakmerret dhe vetëm mund të krijonte një sistem drejtësie të pavarur e cila të gjykojë me paanshmëri.
"Jetojmë në demokraci. Pushtetet janë të ndarë. Nuk arreston qeveria, partia. Nuk arreston politika. Pavarësisht se në raste arrestimet e drejtësisë mbajnë erë jo të mirë, por kemi arritur një fazë të re të drejtësisë sonë.
Fatos Nano e futi në burg ish kryeministri, bufi i kënetës e futi në burg vetë. Kjo ka marrë fund. këto historitë mos ia thoni vetes. Këtu është çështje drejtësie. Këto punë i di drejtësia. Më e qartë se ska rasti i 21 janarit. Çfarë mund të bënim ne? Reformën në drejtësi.
Nëse nuk do kishte qenë reforma në drejtësi, do përsërisnim të njëjtat gjëra si ata me bufin e kënetës. Ne nuk jemi ata. Jemi drejt Europës. Në këto kushte të ndryshimit tërësor, dhe filozofi. Është një ndryshim tërësor.
PS u rikthye në qeveri në 97 me një kryeministër që doli nga burgu politik ,që nuk u hakmor. Zgjodhi rrugën e pajtimit, me bashkëjetesë demokratike. Këto kushte çfarë mund të bëjë një forcë politike, veçse një reformë dhe ti thotë drejtësisë je e pavarur.
Duke pranuar edhe koston e kafshimit në trupin e vet për shkak se korrupsioni nuk është problematikë me një pale por me një shoqëri të tërë, që lidhet me të gjithë pjesët e sistemit shoqëror.
Vetëm një sakrificë e tillë politike mund ta krijonte pavarësinë e një institucioni. E shoqëruar me angazhimin e një kurajo protagonistësh. Çfarë të përgjigjemi sot për 21 janarin, veçse të presim që drejtësia të bëjë drejtësi.
Besoj se pavarësia është e mjaftueshme për të hetuar 21 janarin. Nuk trajtohej 21 janari kur kryeministri pengoi me dhunë ekzekutimin e urdhrave të ndalimit të prokurores së përgjithshme", tha Rama.
O ZOTNI, DOREZO PUSHTETIN PD REALE, JO SALISE, ARRESTOJE SALINE PER 21 JANAR E PAFUND PAUDHESIRA, BEJE NANON PRESIDENT TE PERKOHSHEM DHE SI KUNDERBALANCE TE PD EUROATLANTIKE NE PUSHTET DHE KAQ....
Si Berishes dhe Rames nuk i intereson te hyje njeri apo tjetri ne burg!
Thuaje troc, o Edi, se nuk ta mban bytha dhe leri findet, sepse Berishen dhe zorraxhinjte e tij malokare, i mbron tjeter kush...(!!!???)
Arrestimi I mortjes pas 97ës nuk do ishte hakmarrje por detyrimi minimal ligjor për mijëra të vrarë dhe shkatërrime pa masë të pronës publike. Nano e menderosi kurse ti thjesht po na tymos... Ki kujdes se mos papritur shikon SPAKun te dera ndërkohë që ëndërron nongratën të arrestohet. Me tymosjen që po bën thjesht po izolon veten nga realiteti. Ato që thua janë gjëra të bukura por jo për një vend ku ka me mijëra shpellarë.
ti or pjes e Corbes Antishqiptare ,eshte mir te zhdukesh nga politika
Edi politika i njason lojes se shahut, dhe kur ne fushë te bie mbretëresha (Erioni) perveç figurave të tjera të rëna tashmë loja bëhet e vështirë. Shtresa e mesme në Shqipëri (inteligjenca) që nuk është pak, besoj se ka një qasje tjeter rreth problemeve të shumta. Por ata nuk ç'faqen as ne programin Sy me Sy dhe as ne Podkastin tuaj perveç kur theret disa prej figurave te artit, kultures, sportit dhe ndonje rast ndonjë person të shkences por ne asnje raste per politiken. Sidoqofte ju keni nje qasje tjeter rreth qeverisjes dhe kundershtarit, por nuk mund të kuptoj kur thua qe Saliu futi në burg Fatos Nanon kur qeveriste dhe të fut ne burge Erion Veline tani ne opozitë. E di qe Spaku eshte nje krijese e domosdoshme, por nuk mund të pajtohem në reagimin ne trekendesh te tre institucineve të drejtesise se re kunder qeverisë dhe policise. Nuk mund të kuptoj kur kryepolici I Shkodres hedh ne gjyqë me të drejtë prindin B Gazi Bardhin dhe kjo drejtesi i jep pafajsi B. Keshtu motivohen keta police qe mbrojne dhe kete gjyqetaren Davidhi. E etiketon Saliun Buf por haron qe ai eshte i hurit e litarit kur dhe vet e ke pesuar prej tij te parin. Sidoqofte vet e zgjodhe si opozite ne menyre terthore jo ligjore se ate ligjoren e ka vathën e tij. Por mos haro se po ta gjeti fillin e trikes ta beri gjalme te gjithe trikon. Me te poshtrin dhe vrasesin nuk perdoren mjete demokratike por mjete shtrenguse. Te presim dhe shohim çdo bejne keto mekanizmat e drejtesise se re me prokurorin e Saliut Olsi Dado.
Akoma nuk e di, ky i paftyre, qe kane kaluar vite te tera, qe spaku qe paska krijuar, kjo qenie, nuk i ka denuar ata, qe demonstruan dhe u vrane, qe te vije ti ne pushtet.Dhe ti ne pushtet erdhe, pa zjarri tu bjere te tjerve.
Spak eshte loja e Saliut me ndihmen e Rames. Emri i Spakut rekuperohet nese arreston Saliun edhe Ramen ne te njejte dite dhe i fut ne te njejte qeli, te dy keta qelbesira te percudnuara.
Saliun ti e ke bere hero, se te duhet per ti treguar opinionit se fiton me opoziten me ndershmeri. E kush te beson ty per perrallisjet, kur Saliun e fakterizove, i njohe Rithemelimin, i mbrojte mandatin e deputetit se "kishte munguar 6 muaj me arsye", e pastaj vazhdon te besh me te marreveshje te pista ne kurriz te ketij populli fukara.
Ore di kush gje pse KM nuk i thote me "non grata" Berishes. Se ky e kishte ne maje te gjuhes nongrata, nongrata, cfare i ka ndodhur KM tone te nderuar, mos e ka kap ajo semundja e harreses,ruajna zot se eshte akoma i ri pavaresisht se duket shume me plak se Berisha.