Gazetari Artan Hoxha komentoi në studion e “Ekspres” çështjet për të cilat hetohet Kryetari i PL-së Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi. Gazetari u shpreh se kjo çështje është shumë më e hershme, është një çështje që e ka pasur vetë z. Dumani kur ka qenë prokurorë i thjeshtë.
Çështja CEZ-DIA është një çështje ku hetimet kanë ecur shumë , është dosja numër 55. Pavarësisht se vëmendja është fokusuar te Meta çështja është shumë komplekse dhe janë fokusuar shumë persona të tjerë aty.
“Ajo dosje varet deri në çfarë niveli e zgjeron dhe e çon hetimin. Aty ka qenë kryeministër z. Berisha dhe z. Meta ishte ministër. Më pas ka ardhur në qeveri z. Rama dhe ministër z. Gjiknuri. Ishte OSHEE. U privatizua dhe u CEZ ku për shkak të borxheve hyri një kompani DIA që të bënte të mundur mbledhjen e këtij borxhi.”
Meta e kishte si strategji të tijën për të pasur vëmendje në rrjetet sociale nisi të godiste SPAK, duke thënë SPAKU-torollaku, duke kërkuar një vëmendje maksimale për të marr.
Kreun e SPAK-ut, tha Hoxha, e kanë goditur dhe të tjerët por z. Meta është i vetmi person që i ka pasur të gjitha funksionet e shtetit shqiptar dhe i rritur në politikë që 22 vjeç, që e njeh shumë mirë funksionimin dhe hierarkinë e shtetit.
“Ilir Meta gjithmonë ka njerëz nga pas. Ilir Meta pa skraparllinjtë është i mbaruar. Meta nuk ka një bosht ideologjik por funksionon me grupime njerëzish. Në mëngjes Ilir Metë mund ta gjesh në Hasa me disa njerëz me influencë në zonë dhe në darkë mund ta gjesh në Konispol duke bërë një tjetër takim atje,” u shpreh Hoxha.
Qfare politikanesh kemi pasur 33 vjet te gjith hajduta ordiner vrases....Tani mundohen te gjejnë vrime per te shpëtuar por eshte e kote ....
Sipas titullit zotnia ne tekst s'ka thene asgje.Gazetare koti.
Jo, zotnia ka thënë aq shumë sa s'ta merr mëndja ty. Zotnia ka dashur të trëmb SPAK-n, duke na mbushur mëndjen se Metaj vepron me grupe gueriljesh, po të shkoj në Hot e gjenë në mes të një grupi, po të shkojë në Konispol e gjenë po në mes të një grupi tjetër. Ndaj them, zoti Hoxha është munduar të bëjë atë që di të bëjë më mirë, të jetë zëdhënës i bandave dhe të mundohet të trëmb me sa mundet njerzit e drejtësisë. Ky është misioni i këtij derri të butë, të cilit i ndrin fytyra nga dhjami që ka vënë me paratë e mafjes.
Tani ja ke fut kot.Liken e gjen o maj hekurave,o foto me gomarin,o foto me qentë e Sharrit,ose tek vila me 11 hape në gjirin e Lalzit me sashën,ho jo më fal se nga vila e ka përzënë Mona,duhet të jetë me Xhixhon... besoj!
S'morem vesh gje. S'eshte vetem Meta, ka dhe te tjere. Meta sa ne Skrapar, sa ne Has, sa ne Konispol, po c'lidhje ka kjo me hetimin dhe SPAK-un, vetem Tani e di. Neser mbase futet dhe ne Big Brother a te Ferma VIP, do shikojme c'ka per te thene Tan kokelopa.