"Më ka paditur një i çmendur", juristi që e denoncoi për aferën "CEZ-DIA" i përgjigjet Ilir Metës

24 Shtator 2024, 10:34Politika TEMA
"Më ka paditur një i çmendur", juristi që e

Juristi Romeo Kara, i është përgjigjur presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili po e sulmon atë prej disa ditësh. Kara është personi që zbuloi aferën “CEZ-DIA” dhe paditi Metën në prokurori dhe sot ish-presidenti rrezikon burgun.

Por Meta po e sulmon sa herë del nëpër studio, të njëjtën gjë bëri dhe javën që shkoi, duke e akuzuar se është dënuar për dhunë në familje. Kështu që në përgjigje të Metës, juristi Kara ka shpërthyer në sulme dhe akuza të forta në adresë të presidentit të PL.

Gjatë prononcimi për gazetën “Sot”, Kara zbërthen të fshehtat e sulmeve të Ilir Metës, ndërsa shpreh bindjen e plotë se SPAK nuk është më te pragu i dyshimit lidhur me transaksionet e shumta korruptuese të Metës, por sipas tij, ka faktuar se ish-presidenti është një nga kokat e korrupsionit në Shqipëri.

“Së pari, ju deklaroj me përgjegjësi të plotë dhe përtej “çmendurisë sime kronike” se nuk kam marrë akoma njoftim për këtë dënim nga gjykata, pasi në dhjetor të vitit 1919, unë dhe babai im kemi qenë akoma tek allatet e gjyshit. Babai lindi në vitin 1934 dhe unë vetë pothuaj dy vjet përpara se të vinte “Mesia Like” kam lindur në vitin 1967. Së dyti, ligji shqiptar lidhur me përgjegjësinë penale nuk parashikon dënime për të çmendurit, prandaj e këshilloj të zgjedhë midis termit të çmendur ose atij të dënuar penalisht. Së treti, kam bindjen e plotë se struktura e SPAK-ut nuk duhet të jetë më vetëm tek pragu i dyshimit lidhur me transaksionet e shumta korruptuese të tij, por, përtej çdo dyshimi, se ai është një nga kokat e korrupsionit në Shqipëri.

Së katërti, kurrë nuk kam parë dhe dëgjuar as edhe një fakt se SPAK-u po përdoret politikisht nga Rama për të eliminuar opozitën. Përkundrazi, po shoh qeveritarë qendrorë dhe lokalë që po frekuentojnë pa pushim jo vetëm SPAK-un, por edhe GJKKO-në. Së pestë, Meta nuk ka nevojë të na bënte të besojmë se ai nuk ka prona të padeklaruara.

Këtë gjë do ta tregojë hetimi pasuror ndaj tij. Ai duhet të na bindë për ligjshmërinë e çdo prone të tij dhe të njerëzve rreth tij, financimin e partisë së tij, lobimet e tij, ndërhyrjet estetike etj. Ai duhet trajtuar ligjërisht në kontekst të plotë me bandën rreth tij, e cila është pasuruar duke punuar të gjithë në pushtet rreth tij, ndërkohë që Shqipëria zhbëhej nga zullumet e tij.

Së fundi, nëse pretendimet e tij se SPAK-u nuk ka për të gjetur asnjë akt të tij në kundërshtim me ligjin janë të vërteta, atëherë nuk ka asnjë arsye që të vazhdojë të çmendet apo të luajë rolin sikur po çmendet, por të gëzohet se shumë shpejt do të provohet pastërtia e figurës së tij dhe populli do ta njohë me në fund se sa i kulluar është ai.

Në përfundim, unë si i çmendur deklaroj se nuk kam asnjë përgjegjësi për personat që kanë vjedhur rreth tij dhe, për më tepër, për t’u përdorur për të goditur hirësinë e tij. Nga sa kuptoj, hirësia e tij paska pranuar se persona rreth tij paskan bërë zullume pa “dijeninë” e tij, duke e bërë për budalla atë dhe tashmë duan t’ia hedhin kusuret atij, duke e bërë për të dytën herë budalla pikërisht atë, ‘liderin e vërtetë të opozitës’”, deklaroi juristi Kara.

Çfarë deklaroi Meta?

Ndërkohë kujtojmë se javën që shkoi presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i pyetur gjatë një konference për mediat se a po hetohet për transaksione të dyshimta financiare dhe pasuri të paluajtshme jashtë vendit, theksoi se SPAK nuk ka për të gjetur asnjë akt të paligjshëm apo të fshehur nga ai. Ai vijoi dhe me akuzat ndaj kreut të SPAK, Altin Dumanit, që sipas tij, po përdoret nga Rama për të eliminuar opozitën, ndërsa hodhi akuza edhe ndaj juristit Romoe Kara.

“Nuk e di sa e saktë është kjo deklaratë e bërë nga një burim i tretë, por i është referuar edhe burimit të parë, që është Dum Dumani, personalisht prej kohësh. Mund t’ju deklaroj që pavarësisht se Dum Dumani ka 5 vjet që heton për Ilir Metën, mbi bazë të kallëzimit të një personi të çmendur që është dënuar edhe me vendim gjykate për ‘dhunë në familje’ që në dhjetor të vitit 1919, kur ka qenë kulmi i debatit për Gjykatën Kushtetuese. As s’ka gjetur dhe as nuk ka për të gjetur asnjë akt të Ilir Metës në kundërshtim me ligjin, asnjë llogari gjëkundi, asnjë pronë të padeklaruar apo të fshehur”, deklaroi kreu i PL.

Po ashtu, Meta akuzoi se janë bërë inskenime jo të vërteta, të bisedave ambientale me njerëzit e afërt e tij të dikurshëm, që sipas tij SPAK ka gjetur diçka.

“Po, Kanë gjetur diçka rreth njerëzve që Meta i ka pasur pranë, dhe i përdorin, duke bërë dhe inskenime të bisedave gjoja ambientale që janë estradë e vërtetë. Dum Dumani ka si qëllim të përdorur njerëzit e korruptuar të opozitës për të goditur udhëheqësit e vërtetë të opozitës”, nënvizoi Meta.

19 Komente

  1. E
    E mar likeeeee bosiiiiii

    Ket e din krej se ky asht njishi funi i dalt hajr Likes Ky me gjith Monen e kan rjep ket popull Vetem fmit qi kan financu neper shkolla jasht venit ky smunet mi justifiku jama wc per Micen qe ka ba

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Dorëzo gjënë e vjefhur more fdhatsr injorant , hajdut i korruptuar ,dhe kollovar korrnuto.

      Përgjigjjuni
      1. j
        jevgu

        ahahahahahahaha amon mer se me ket foto maroj fare ahahahahahahahah

        Përgjigjjuni
    2. g
      gimi

      Krimineli Like FLORIRI akoma nuk është arrestuar....!!!!?

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shqiptari

        Like! E dime qe te ka keq shpirti.Je ne dere te burgut,me Monen je ne dere te gjykates,ne Parti te ka rene semundja e Pulave dhe ne popull te njohin si Like Floriri.Tani per ty te gjithe ata qe te akuzojne dhe te gjykojne jane armiq,tradhetar,Dumdumane,Ramoviçe,njerez antishqiptare,horra dhe sorosisne.Meqe je “Çun Pazari”shko ne gjykate dhe mbrohu.Ok,Like?!

        Përgjigjjuni
        1. R
          Romeo

          Që Romeo eshte mangut nga trute këte e di gjithë Tirana e re, pallati perballe librit universitar, aty ku është rritur dhe ka lene gjurme ne lagje ku njihet si i cmendur. Like floriri është Hajdut me çizme këtë e pame te nëntë banjot e Mones dhe te Sashes. Romeo e beri motren e vet cope e çikë, e theu ne mes, i theu turinjte, duar e kembe, per shtepine e prinderve se ata ja lane asaj pronen, shtepine e tyre dhe jo Rom palles, që ishte femija i fundit. Pyetja eshte si Rom palla u be avokat? Pyesni Kreshnik Spahiun që donte ta vendoste per depute dhe e hoqi kur mori vesh se kush ishte Romi. Pyesni dhe Maks Haxhine si e mori licensen e avokati? Pyesni a kane qënë shok Like floriri dhe Rom Palla? Pse u prishen? Likja Hajdut dhe Romi i metë, janë cift per tu marre ne konsiderate per qyfyret që do të degjoni dhe gajaseni. Derbi Like floriri - Rom Palla. Të shikojme rezultatin: Likja ne 313, Romeo te 17.

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vezhguesi

            Po kujt i hyn ne pune se cfare ka bere Romi me familjen e tij? Ne cdo familje ka kontradikta midis pjestareve te saj dhe ajo e Romit nuk ka se perse te jete ndryshe. Sidoqofte, keto gjera nuk i interesojne publikut te gjere dhe Romi le ti zgjidhe vete hallet me familjaret e vet. Nese Romi ka denoncuar Meten per korrupsion dhe vertetohet me dokumente se ai ka te drejte, kjo eshte dicka qe i intereson shqiptareve qe me ne fund te marrin vesh se sa para i ka vjedhur ketij populli Like Floriri me Monalizen e vet.

            Përgjigjjuni
            1. E
              Endri

              Na trego pak per veten o robqire.Jo se na intereson, por meqe te pelqeka shume te merresh me lloqe si prostitutat e lagjes,me fal, si plakat e lagjes.Perveç ksaj nuk di te besh asgje tjeter, perndryshe po te dije qofte dhe pak fare do na jepje ndonje "mendim " tendin per çfare shkruan Romeo.Si ty Romeo e mxjerr nga nje top cdo mengjes ne banjo dhe ti e di mire prandaj nuk ta mban bitha te thuash qofte edhe ne se ka te drejte apo jo.Ptu sperme e skaduar.

              Përgjigjjuni
              1. Z
                Zaza

                Ky qe shkruan eshte leshko ai qe i lepin bythen likes dhe ja rruan mones. Leshko me tetvjcare e beri mona drejtor ne rinas

                Përgjigjjuni
              2. L
                Loni

                Aha i ka hyrë frika në palcë,ky që i binte më të fortit

                Përgjigjjuni
                1. A
                  A ka shum si ky Moster

                  O Likeeeeee eca aty hahaha mas deksh kurrrrrrrr o bossss jeeeee

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Arbeni

                    Ptu të qifsha rracën i korruptuar dhe i degjeneruar.Ky je ti or palaço.Burgu për ty është pak,sepse ti dhe sali maloku doni varur për gjuhe.

                    Përgjigjjuni
                    1. H
                      Habibi

                      Romeo kari duket se eshte bajge por edhe ti o like vk je. Romeon ti e mbajte ne pune tel anta

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Milo

                        Imagjino sa qelbesh ti ,pusete e ujrave te zeza te tiranes.Dy rreshta ke zhgarravit dhe te ben muuu injoranca. Zaten trupeshku te gjykon.E mbajte ne pune thote palla.E mbajti zotesia vet deri kur ja perplasi ne surrat pisllikun agush spiunit.Normale qe hajduteve si ty nuk u besohet qe ka dhe nga ata qe nuk e perkulin kurrizin para hajdutit si e ul ti.

                        Përgjigjjuni
                      2. T
                        Të thella këro punë

                        O lal ju e ngatërroni Romen me Leshkon, ai e ka shtëpinë tek libri universitar, po ai nuk prishet me Liken se e bëri Likja pasanik çopën e budallait, kurse Likja nuk prishet me Leshkon se Leshko mbulon shumë pasuri të Likes, ashtu si ish drejtori skraparlli i KESH it në kohën e baba Likes, sot në Amerikë.

                        Përgjigjjuni
                        1. Z
                          Zyko Kamberi

                          E o Like spiuni, t'a mblodhi Romeo! Tani kërko strehim politik tek Bektashët, ndryshe e hëngre. Të kujtohet kur bertisje: Jam Ilir Meta unë, o supër budallenj! Romeo Kara është ndër me të mençurit, më të diturit dhe më patriotët në drjetësinë shqiptare.

                          Përgjigjjuni
                          1. z
                            zalli

                            jo jo asnje prone!!!!!!NBT-Oil ne rrugen e kombit.

                            Përgjigjjuni
                            1. B
                              Bes Kallajka

                              Ka faj edhe ai palloshi qe te zgjodhi president more kokeqoshe. Mos u merr me intimidime te drejtesise duke share Dumanin, se ka ikur ajo kohe. Ti u kape mat me bllok ne dore more pis, ku si pasoje u vrane dhe 4 vete ne bulevard, e na hiqesh si personi me i ndershem. Kam bindje qe kjo per te cilen flet artikulli eshte vetem nje grimce e zullumeve te tuaja , more ndyresire e gjobaxhi. Shpresoj te te vendosin ne nje qeli me Salibaben qe te ziheni se kush do zere krevatin lart

                              Përgjigjjuni
                              1. @
                                @

                                Like mos na trego se ç’far personi eshte ai qe të ka paditur. Po a jan të verteta ato qe permban padia. Romeon o njofim dhe historit e tij gjithashtu nje prdhaxhi qe ngrefet si gjeli maj plehut por ama per kete qe ka bere nje bravo e madhe i takon.

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje