“Shteti i Bektashinjve”, Spartak Ngjela: Rama po gabon! Nuk ka askush të drejtë të japë territor, është krim

24 Shtator 2024, 09:55Politika TEMA
“Shteti i Bektashinjve”, Spartak Ngjela: Rama po gabon!  Nuk ka

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar iniciativën e kryeministrit Edi Rama për të ndërtuar një shtet bektashi në vend, si stili i Vatikanit për të promovuar tolerancën fetare.

Ngjela e konsideroi këtë nismë të qeverisë të gabuar, duke theksuar se Kushtetua jonë nuk e lejon, pasi është vepër penale në shkelje të ligjeve.

“Rama po gabon. Nëse do të realizohet, kërkohet referendum. Por edhe referendum është i paligjshëm. Është absolutisht e gabuar dhënia e territorit. Territori nuk jepet, është pronë e popullit.

Kushtetuta dhe ligji nuk e lejon, nëse do të kryhet është vepër penale. Arrestohen edhe nëse e diskutojnë në Parlament. Nuk mund ta realizojmë sipas shembullit të Vatikanit. Nuk mund të ketë shtet brenda shtetit në Shqipëri.

Që të vijë gjithë bota arabe këtu. Nuk e lejon as momenti ynë, si shtet juridik. Nuk ka askush të drejtë të japë territor, është krim në Kod Penal. Menjëherë këtë çështje e merr SPAK në dorë, arrestohen të gjithë që përfshihen në nismë. Rama si duket nuk është këshilluar me ekspertë për këtë çështje”, tha avokati në një intervistë në Dritare TV. 

1 Komente

  1. Q
    Qytetari largpamës

    Edi Rama vizionar, Shteti i vogël Bektashi 27 ha teritor , s’ka ça i bën keq Shqipërisë. Të mirkuptoj Z. Avokat që të bëhet mirë ligji, por nuk besoj se i bëhet keq vëndit, përkundrazi rritet njohja dhe prestigji i kombit Shqiptar në botë . Rama është shumë hapa para . Po e rrit kombin në syt e botës . Kthjellohuni z. Ngjela, bëni durim e mos tregoni përralla me mbret .

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje