
Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Taulant Balla komentoi nga Fieri protestën e sotme në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit.
Balla u shpreh se Berisha e Meta nuk i marrin dot shqiptarët për budallenj për hallin e tyre.
“Protesta sot nuk lidhet me një shkak që ekziston. Sot Sali Berisha ka thirrur një protestë sot që të justifikojë hallin e tij.
Ai është shpallur ‘non grata’ nga SHBA-të dhe pyetja që shtrojmë është: ‘ a ka ndonjë shqiptar dyshim që ai ka bërë korrupsion dhe ka minuar demokracinë’.
Protesta është për t’iu kundërvënë drejtësisë. Ditën kur në SPAK u thirr Shkëlzen Berisha u njoftua protesta. Ditën kur u ccuan provat e reja për 21 janarin në SPAK u blloku Kuvendi”, tha Balla.
Lini një Përgjigje