Ministri i Shtetit, Taulant Balla, zhvilloi një takim në Strasburg me raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Andreas Schieder.
Balla e cilësoi Schieder-in si “një mik dhe mbështetës të vyer të Shqipërisë”, ndërsa vlerësoi raportin vjetor për Shqipërinë, i cili pritet të miratohet nga Komiteti i Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET), përpara se të kalojë për votim në seancën plenare më 8–9 korrik.
Ministri Balla vlerësoi gjithashtu deklaratën e raportuesit Andreas Schieder se Shqipëria mund të quhet me krenari “favoriti kryesor” mes kandidatëve për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
“Vizioni ynë është i qartë: Ne synojmë të mbyllim negociatat e pranimit deri në vitin 2027 dhe të sigurojmë anëtarësim të plotë në BE brenda mandatit të ri qeverisës, që na e besuan me një shumicë si asnjëherë më parë shqiptarët në zgjedhjet e 11 majit” - theksoi Balla në Strasburg, duke e cilësuar këtë një vlerësim që, sipas tij, konfirmon progresin e prekshëm të vendit në reformat demokratike dhe institucionale.
Në Strasburg, një ditë më parë, Balla mori pjesë në takimin e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit (SAPC), ku përcolli mesazhin se Shqipëria është më e përgatitur se kurrë për t’u bërë pjesë e familjes evropiane.
Po a i keni marre leje per mbylljen e negociatave brenda 2027 me BE ne , laraskes se Zhulalit me turinjte si te kalit. Po si del ne ekran vajza e ministrit me te dobet te mbrojtjes ne historine 113 vjecare te shtetit shqiptar dhe nxin Shqiperine sikur e ka bacen e babes vet, ministrit qe e shkaterroi ushtrine duke e lene ne duart e rrebeleve te gjeneral brigade Shabon Tapia me depot e armeve te hapura , dhe i hypi skafit ne Durres duke braktisur detyren ne diten me te rende te Shqiperise kur filloi lufta civile 1997 me 4000 te vrare.
Boll me foto se na lodhet, perse nuk ka foto nga "takimi" por vetem neper korridore afer banjos?