Rinumërimi i votave preferenciale, Ilir Alimehmetit i mungojnë vetëm 4 vota: Ja sa iu kanë "vjedhur" deputetëve të tjerë nga PD dhe PS

19 Qershor 2025, 09:16Politika TEMA
Rinumërimi i votave preferenciale, Ilir Alimehmetit i mungojnë

Rinumërimi i votave në Tiranë ka zbuluar edhe trafikimin e fletëve të votimit brenda lsitës preferenciale të kandidatëve.

Në listën e Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, pretendonte se shumë vota të tij kishin kaluar te kandidatët e tjerë.

Por ajo që doli nga 85 kutitë e para ishte fakti që Alimehmetit i mungojnë vetëm 4 vota nga 11 maji.

Ndërkohë që rivalja e tij për të hyrë në listën fituese, Jorida Tabaku ka një mungesë prej 11 votash, të cilat do t’i shtohen pas rinumërimit.

Disa kandidatë si Petrit Doda, Petrit Gjorgji dhe Edit Harxhi kanë marrë padrejtësisht 10-14 vota nga numëruesit në 11 maj, ndërkohë që Ilda Zhulali ka parë që i janë hequr plot 13 vota në numërimin e parë të bërë.

Sa i përket Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj ka numrin më të madh të votave që numëruesit ia kanë llogaritur padrejtësisht, ndërkohë që nga 22 vota të padrejta kanë marrë Kejsi Elezi dhe Sofika Lleshi.

Në listën e hapur të PS-së, në garë deri në fund ishin Blerina Gjylameti dhe Olta Xhaçka. Por rinumërimi deri tani, duket se nuk e ndryshon faktin që Xhaçka vijon të mbajë mandatin e deputetes.

Ish-ministrja ka marrë vetëm 1 votë më shumë në procesverbal nga sa kishte në kuti, ndërsa Gjylametit i mungojnë 2 vota.

18 Komente

  1. T
    Tabakhone dridhe belin

    2 caraca nga tirona,njeri me servil se tjetri,njeri me merhum se tjetri qe fshihen pas malokut sali. Alimahmuti thone se eshte dr i mire,por si mund te jesh dr i mire kur rri gjith diten te shqupi e i ben fresk dr mortjes,dhe cdo nate ne tv e bla bla e nuk thote asgje

    Përgjigjjuni
    1. r
      rp

      dikush eshte ne gjendje ta perktheje me saktesi kete fraze; "Sa i përket Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj ka numrin më të madh të votave që numëruesit ia kanë llogaritur padrejtësisht"?

      Përgjigjjuni
      1. A
        Arben

        Dmth ja kane shtuar padrejtesisht (shqipe e para 90')

        Përgjigjjuni
      2. C
        Cika

        1

        Përgjigjjuni
      3. p
        ppa

        Ky muhabeti rinumerimit eshte - ushqim per mediat qe te merren me dicka; ndersa ky tiranasi katunar Alimemeti, eshte i bindur qe gabimet nuk mund te ndryshojne rezultatin, por thjesht zbaton urdherin e Saliut. Jam i bindur qe personaliteti i tij politik eshte me i ulet se ai i L.Bashes!

        Përgjigjjuni
        1. D
          Demokratet te hapin syte

          Tabaku dhe Alimehmeti jane bishta te shemtuar te Saliut. Nga keta te ruhen demokratet, jo nga Muli apo Belindi, sepse keta kamuflohen si te moderuar dhe perendimore, nderkohe qe jane lindore dhe me keq se Sali germadha.

          Përgjigjjuni
          1. Q
            Qytetari

            Pra me shume kane vjedhur Joriden se Dr Miushin e famshem. Pra se paska ndohmuar as Rama as Saliu sic pretendon llumi.

            Përgjigjjuni
            1. K
              Komisioni

              Duke mos dhene numrin e votave per Fatmir Xhafen theksoni pa dashje se ai ka vjedhur me shume vota. Duhet per te shkrire Reformen ne drejtesi.

              Përgjigjjuni
              1. A
                Alimehamutin

                Ky eshte zhapik......povtani se nuk eshte vjedhur çfare do thoje ? .

                Përgjigjjuni
                1. I
                  Idealisti

                  Te dy , nje race Jan , prodhim I inkubatorin berishist , ne sherbim dhe per te miren e modelit atavik , te nje kohe te zeze , berishizmit , dhe , domosdo , per te keqen e ne shqiptareve qe nuk jetojme dot pa idhuj , legjenda e mite . E keqja nuk cmontohet duke votuar per mulnoket dhe zeqinete alias palimiskey dhe lenkacukot qe na servirin udheheqesit legjendare ...

                  Përgjigjjuni
                  1. Z
                    Zaza

                    Alimehmuti eshte imbecil beri 10 vjet shkolle ne itali per mjek dhe ngeli Cun mamaje

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Bero Maze

                      Ali Mahmuti ka mbaruar fakultetin e mjeksisë në Tiranë...

                      Përgjigjjuni
                    2. L
                      Loni

                      Ajo që bënë Tema, duke mos dhënë numrin e votave të shtuara për Fatmir Xhafaj është shumë më e rëndë se vjedhja që bënë Xhafaj nëpërmjet numruesve. Fshehja e vjedhjes nga një gazetë që e ka për detyrë të informojë saktësisht është vërtetë e turpshme. Ja pra kush është ushqimi që Merua servir pa pikën e turpit dhe ju e vlerësoni si gazetë të besueshme.

                      Përgjigjjuni
                      1. U
                        Urrejtesi profesionist

                        E mer Loni Loni.........me dukesh rast i humbur, mendje e semure edhe kur perballesh me fakte

                        Përgjigjjuni
                      2. L
                        Luli i vocer me gjysme opinge

                        Tabakja deri gati ne funde te numerimit te kutivet ka qene e humbur dhe filloi tu qajte por nuk e di mire kur thane qe Edi Rama e ka shpetuar Tabaken duk ja mbushur kutite dhe atehere ju kthye buzeqeshja dmth nuk ka faje Adriana Kalaja qe thote te verteten se ka vjedhe votat te Alimehmetit.

                        Përgjigjjuni
                        1. R
                          Realisti

                          " U mbars mali, polli nje mi"

                          Përgjigjjuni
                          1. N
                            Nik

                            Gabome të tilla të vogla gjatë numërimit janë normale, gabime njerëzore, të rëndomta. Marrëzi është rinumërimi, që ka kosto financiare ekstra komplet kot dhe kosto politike që do të thotë se ligjet që kanë bërë partitë janë thjeshtë për interesat e tyre të mbrapshta janë një mizerje!

                            Përgjigjjuni
                            1. E
                              Erta

                              Ky skuthi keq. Tip zorraxhiu, ku uli veten të bënte fatorinën për drejtuesin e autobuzit këlliç gërdalla. Dhe pamjen e ka marë si daun.

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje