Bardhi: Jam unë kryetari i grupit parlamentar të PD-së! Nuk jam ushtar as i Bashës e as i Berishës

6 Shtator 2023, 12:57Politika TEMA

Bardhi: Jam unë kryetari i grupit parlamentar të PD-së! Nuk jam

Gazment Bardhi u shpreh se nuk është as ushtar i Sali Berishës dhe as i Lulzim Bashës.

Bardhi u ndal  te mbledhja e përbashkët me grupin e Berishës dhe me aleatët duke pohuar se do unifikojmë axhendën politike të opozitës në parlament. 

"Unë jam ende kryetar i grupit parlamentar i Partisë Demokratike përderisa kam besimin e kolegëve deputetë.  Unë jam ushtar i parimeve dhe vlerave të qëndrmeve të mia nuk jam ushtar as i Sali Berishë dhe as i Lulzim Bashës.

Takimi i djeshëm kishte të bënte me unifikimin e axhendës të aksionit politik të opozitës, i gjithë grupi parlamentar do unifikoj aksionin politik", tha Bardhi në emisionin 'Breaking' në Top News. 

Bardhi foli edhe se kush do replikojë me kryeministrin Rama në parlament.

"Sipas ligjit i takon kryetarit të grupit parlamentar ose mund t’ia delegoj replikën një kolegu deputet të opozitës", shtoi Bardhi. 

5 Komente

  1. B
    Berberi i papune.

    A ti je bo...e komplet.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Abilekaj ushtare i spiunit I.M

      Ky ka qene vegel e Berrisha brenda PD sikurse spiuni I.M brenda socialisteve teknike e perdorur nga sigurimi shtetit e splikuar nga komunisti Berrisha.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Noci

        Harroni endrrat,ti nuk ke me parti,por vetem ata qe vijne pas teje dhe nuk perfaqeson asgje.Si grupi yt si i Sales jeni ne hava,e kur ti teket Nikollës jua jep fjalen.Fajin vete e pate qe ne momentin kur Alibeaj dha dorëheqjen i late fushe te lire Lulit qe u lidh me bazen dhe arriti qëllimin,u zgjodh kryetar

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sadiu

          Ore mirë që je kryetar i grupit parlamentar, po kë parti përfaqëson ky grup parlamentar dhe kë parti përfaqëson zotrote.

          Përgjigjjuni
          1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

            Po Berisha që e kini përjashtuar nga grupi,do ja delegosh fjalën ✌️

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje