Basha kryetar i PD, Karabina - Korreshit: Procesi legjitim! Nuk kishte mbledhje Këshilli, s’na keni dërguar link për t’u futur në takimin online

2 Gusht 2023, 14:27Politika TEMA

Basha kryetar i PD, Karabina - Korreshit: Procesi legjitim! Nuk kishte mbledhje

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mirela Karabina i është përgjigjur deputetit Saimir Korreshi, i cili tha se Lulzim Basha nuk është kryetari i PD pasi Këshilli i anuloi zgjedhjet.

Karabina i është përgjigjur Korreshit duke u shorehur se procesi është legjitim dhe gjitha është bërë konform statutit të partisë.

“PD ka hyrë në fazën e riorganizimit, me zgjedhjet e kryetarit dhe ka nisur një rrugëtim si të pandalshëm drejt një alternative qeverisë për shqiptarët. Që në mbledhjen e parë të Kryesisë pas zgjedhjes së kryetarit është vendosur që kuvendi do të mbahet më 2 shtator dhe do përcaktohet axhenda politike e PD.

Në Kuvend do fillojë dhe rizgjedhja e organizmave të PD, duke nisur nga Këshilli që do vendosë edhe për kryesinë e PD, edhe degët. Do bëhet rikonstrukturimi që të kemi përfunduar gjatë shtatorit dhe tetorit riorganizimin e PD”, tha Karabina në Report TV. 

Krabina thotë se grupi parlamentar nuk mund të dalë mbi vendimet e Kryesisë, të cilat duhet të zbatohen.  

“Grupi s’mund të dalë mbi vendimet e Kryesisë së partisë, që është një organ vendimmarrës. Nëse Kryesia ka vendosur që do ketë proces zgjedhor, për këtë s’ka diskutim,. Nuk e di ku Korreshi e baton këtë që ky proces s’do quhet. Pasi çdo gjë është në konform të statutit të PD”, tha ajo.

Sa i takon mbledhjes së Këshillit Kombëtar, Karabina thotë se nuk ka pasur një të tillë, madje shton se si anëtarët ajnë njoftuar që do mbahej mbledhja, por më pas nuk ua është dërguar asnjë link për të marrë pjesë në takimin online.

“Ne vetëm kemi dëgjuar, s’kemi parë gjë, nuk e di të ketë pasur mbledhje. Nuk na u ofruar linku për tu futur dhe bërë pjesë e këshillit kombëtar online. Bëhet fjalë për një këshill që nuk ekziston më, kur ne jemi mbledhur para 9 shtatorit.

Ata që e kanë iniciuar duhet të mbajnë qëndrim të qartë politik, pse ka ndodhur dy ditë para procesit të mbledhjes së kryetarit, ka pasur plot muaj, por kurresi Këshilli i korrikut, pasi kemi dy Kuvende edhe të dhjetorit, që përjashtojnë njëri tjetrin”, tha Karabina.


Pas zgjedhjes së Bashës si kryetar, Karabina u shpreh se PD është në proces riorganzimi.

3 Komente

  1. s
    slah hamut mutaj qe pordhen nji bash veshgjat

    boll mer na cat carin me kto plehra qe s'do me dit shqiptare jetojn apo jo .medie zhulsash

    Përgjigjjuni
    1. P
      Piperri

      Ej shkrujini mire ato qe thone njerezit se i qite nonen muhabetit duke shkrujt me bythe

      Përgjigjjuni
      1. R
        Rrnofte LEXHENDA ! dhe ZAGARET

        PeDe -t duan vite te merren vesh kush eshte I pare. Vampiri apo Gomare. Deri atehere nenen ku e kane.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje