Basha: Moçali i 'Trekëndëshit të Bermudës' ka frikë nga SPAK, kanë nisur ofensivën e intimidimit

11 Shkurt 2024, 14:22Politika TEMA
Basha: Moçali i 'Trekëndëshit të Bermudës'

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka nisur turin në të gjitha degët e partisë, ku po mbahen zgjedhjet.

Kësaj radhe Basha është ndalur në Kuvendin Zgjedhor të degës së PD, Dimal, nga ku tha se PD është e vetmja parti që mbështet hapur punën e SPAK.

Sipas tij, PD bëri dallimin mes trekëndëshit të Bermudës, të cilët nuk e duan reformën në drejtësi se kanë frikë të përballen.

“Diferencën mes nesh e moçalit të Bermudës, ku zhgërryhen tash e 34 vjet të njëjtët aktorë, që kanë marrë peng të ardhmen e vendit, kanë përzënë e po përzënë të rinjtë nga vatrat e tyre vetëm për hir të pasurimit të tyre, pushtetit, apo anktheve që kanë se shumë shpejt do vijë dita e përballjes me të vërtetën dhe ligjin.

Të ngjashmit e tyre në vendet fqinj janë përballur me ligjin dhe kjo është një rruga pa kthim njësoj si rruga e Shqipërisë europiane. E kanë vonuar boll, por nuk e ndalin dot”, tha Basha.


Kryedemokrati tha se tashmë PD ka arsye ta mbaj kokën lart, pasi tregoi që nuk është kult e klan, por një parti e bashkuar rreth vlerave që është gati të përballet me sfidat e radhës, siç janë zgjedhjet e parlamentare të 2025-ës.

“Partia Demokratike sot ka arsye ta mbajë kokën lartë. Ka arsye të shoh me optimizëm të shoh drejt të nesërmes. dhe arsyeja është që këto dy vite nuk na thanë e na drobitën e na çnderuan, por na treguan lidershipin e vërtetë brenda Partisë Demokratike.

Riformuan korpusin e këtij lidershipi duke e ndarë shapin nga sheqeri, duke larguar vezullimin e rremë të spaletave që shumëkush gjatë këtyre 34 viteve i mori apo iu dhanë shpeshherë pa meritë.

Duke treguar se në thelb nuk jemi kult, nuk jemi klan, por jemi një parti politike bashkëkohore, e bashkuar rreth vlerave, rreth bindjeve, rreth vizioneve, rreth besimit dhe mbi të gjitha rreth dashurisë jo thjesht për veten tonë, për njëri-tjetrin, por për Shqipërinë dhe për shqiptarët”, tha Basha.

 

11 Komente

  1. L
    Li

    Ky eshte i peshtire. Lark qofte të mar ky drejtimin . S’ka as turp hiqet sikur vjen sot ne politikë. Po ti ku futesh o qelbesire me vjedhjet dhe vrasjet qe ke ne kuriz. Qerohuni se ka të rinj me të shkolluar se ju bastarde qe e bejn me mirë se ju politiken. Qerohu daun i pashkoll. Ti je nje qelbesir qe ke punuar per serbin jo per kombin tend. Lolo.

    1. S
      Sabriu

      Po nga 2005 deri ne 2021 kur ishe delfin i Saliut, a egzistonte apo jo trekendeshi i Bermudes apo jo?

    2. E
      Evisa

      Zoti Basha, qëndrimet e tua politike janë të sforcuara, ato nuk pasqyrojnë bindjet e tua të vërteta. Gjithë kjo për faktin, se ti u farkëtove në shkollën berishiste të politikës, një shkollë që mbështet gënjeshtrën dhe hipokrizinë si politikë të madhe. Ja një shëmbull kuptimplotë se si Berisha bënte politikë: Futi në burg për korrupsion Nanon, nuk la gjë pa thënë kundër tij duke e akuzuar deri dhe vrasës. Në errësirë, në vitin 2005 i premtoi se ishte i gatshëm t'a mbështeste për President, duke e ditur fare mirë që ai nuk kishte mbështetjen e nevojshme nga partia e tij. E shfrytëzoi duke dalë bashkërisht tek pallati i Brigadave për të treguar se e mbështeste. Nga ana tjetër urdhëroi nën errësirën e natës një grup deputetësh të tij dhe Bamir Topin në krye të tyre për të kundërshtuar gjoja mbështetjen e Nanos dhe detyrimin për t'i qëndruar fjalës së dhënë se do t'a mbështeste, po të siguronte shumicën e domosdoshme të deputetëve të krahut të tij. Naiviteti I Nanos në këtë rast dhe urrejtja për të tijët që nuk e mbështetën, bëri që Nano të bashkohet me kurdisësin e gjithë këtij skenari kundër tij, Berishës, duke besuar se presioni i grupit që udhëhiqej nga Bamir Topi nuk ishte rrjedhojë e hilesë së Berishës, i cili ishte ai që urdhëroj Bamirin dhe deputetët e tij të bënin sikur dualën kundër premtimit të dhënë nga Berisha për të mbështetur Nanon. Bizantinizma të tilla ka shitur Berisha për politikë të madhe. Dhe ti zoti Basha, me qëndrimin tënd ke treguar se je një nxënës besnik i farkëtuar në këtë shkollë politike. Ju as që keni të bëni me thënien lapidar të anglezëve, se politika më e mirë është ndershmëria.

      1. P
        Parruca

        O Lul, ke qene dhe ti ne pushtet mor burr, kujton se e harruam? Ke qene kryetar i Bashkise se Tiranes dhe perveç kioskave te kunatit te pedonalja Bashkia u zhduk fare, ishim te pa sigurte nese kishte apo nuk kishte bashki. Ke qene dhe Minister i Brendshem kur 4 te pafajshem u ekzekutuan nga njerez qe vareshin nga Ministria jote, mu ne mes te bulevardit. Ke qene dhe Minister transporti kur ndertohej Rruga e Kombit, nga ku firuan nja 300 milion euro. Keshtuqe mos na mbush mendjen me figura gjeometrike, se je pjese e tyre, je mu ne me te trekendeshit.

        1. K
          Koli

          Po ky ku e fut Veten e tij:Ne Katerkendeshin e Bernudes?Vetem Kryeminister nuk ke qene Hale,te gjitha te tjerat i ke pasur nga 2000 kur u ktheve nga Kosova(Mbasi i bere te gjitha letrat per Serbet ne kurriz te UCK),more Postet me te larta si ne PD e Saliut ashtu dhe ne Qeverite e Saliut.Si ka Goje dhe Flet ky njeri.Vetem nga Pallati qe ja Prishen ne Vlore(E kishte ne emrin e Vjehrrit),more 15 Miljone Euro demshperblim.A e kuptone ky Idiot qe mbas Saliut dhe Likes,po te hyjne ne Burg,rradhen e ke ti Lule.Vrate 4 Veta,ti ishe Ministri Mbrendshem dhe Sala Kryeminister.Cfare doni me per Belulin.?

          1. N
            Noci

            Tre here ministër dhe nje here kryetar bashkie ne kryeqytet ,deshtimi me i madh i KOPI t te PD 2005 .Ka treguar se ishte mjeshtër edhe kur je ne opozite.Ky ben sikur perkrahu SPAK un deri ne momentin kur t'i vijë radha e dosjeve ku ka emrin.

            1. s
              shqip

              Kur degjon Lulit te flase per suportin ndaj SPAK-ut dhe korrupsionin e politikaneve, te duket sikur ky individ vjen nga nje planet tjeter. Sikur nuk eshte pikerisht ky individ qe nuk pati kurre burrerine qe te perballet me malin e akuzave per abuzimet ne kohen kur ka qene minister. Kane nje shprehje shkodranet qe vlen per raste te tilla: "Shka nij me veshe, i lumi un; shka shof me sy, i mjeri un". Nese opozita shpreson me marr pushtetin me Lulushen ne krye, behuni gati me pas Ramen ne pushtet deri sa ti bien dhembet.

              1. K
                Koli

                Zoti Parruca,ke harruar te shkruash per Z Lulushe qe:Ishte Minister i Jashtem kur Firmosi Marreceshjen e Detit me Greqine,ku kjo Marreveshje behej pa u diskutuar kurre ne Parlament ,dhe i jepte Greqise me Qindra Km Det.Kjo quhet Tradhti Kombetare i dashur.Ke harruar dhe qe ky Lulja ka bere te gjitha Dokumentat ne sherbim te Serbise kundra UCK.Pra eshte si bje Bicim Spiuni ,qe paguhej nga Serbia dhe Europa per (Krimet e UCK).Percecse dhe shume Shkerdhatlluqeve qe ka bo ky Maskara me Pashaporte Hollandeze,atehere ku hyn ky Pis,ne Trekembesh apo Katerkenbesh?

                1. S
                  Sadiu

                  Këtij mavrisë i ka ngelur sharra në gozhdë e trekëndëshit të Bermudës. Në di ky ç'është ky trekëndës ngordhçin dhelprat në pyll. Mjerë opozita që qënka rrethuar nga njerz mavri.

                  1. S
                    Shkembi

                    I legen!! ! C’borxh te kemi qe te na cash bythen kaq pameshire???

                    1. x
                      xhoxhi

                      E di si mbështetet SPAK-u o idiot?Shko vetë dhe thuajë për rrugën e kombit për lobimet dhe pastaj dil e fol për të mbështetur SPAK-un.Po se mbështete ti dhe u bë qameti.Kush të pyet ty more ditzi pa na thuaj?Del nëpër Shqipëri dhe flet me muret jo me njerzit..ti nuk e kupton që je më keq se Saliu?Mirë apo keq ai ka mbështetje nga ca njerëz ndërsa ty gjesh të vranë brënda zyrës ata të Berishës..

                      Lini një Përgjigje