“BE, bekim për ne. Por zgjerimi i ngadaltë”, Rama: Nuk do të bëhemi Gjermani, por “një Itali e vogël”?

1 Maj 2026, 13:40Politika TEMA
“BE, bekim për ne. Por zgjerimi i ngadaltë”, Rama: Nuk do

Në një bashkëbisedim atipik në Berlin, i intervistuar nga ish-ambasadori Italian në shqipëri, Fabrizio Buçi, kryeministri Edi Rama foli për integrimin në BE, duke zbuluar dy anët e medaljes së këtij procesi, si përfitimet dhe vonesat.

“BE-ja është një bekim për ne; roli i saj është shumë i dobishëm për ndërtimin e institucioneve dhe ajo di si ta bëjë këtë. Është procesi më neurotik i mundshëm, por funksionon. Falë kësaj, ne kemi ndryshuar. Por ritmi duhet të ndryshojë. Metoda evropiane mbetet shumë e ngadaltë, shumë plot me pengesa”, tha Rama.

Duke kaluar në këto pengesa, Rama e pranon se Shqipëria s’mund të pretendojë të bëhet Gjermani, por diçka tjetër, më e mirë se sot.

“Lajmi i mirë është se ne kurrë nuk do të bëhemi një Gjermani, sepse nuk jemi të aftë për këtë. Por një ‘Itali e vogël’?” u shpreh kryeministri.

Kritika Rama pati sërish për qasjen e BE në Ukrainë.

“BE ka ndryshuar qëndrimin themelor. Më parë, ata thoshin fjalët e duhura, por veprimet nuk pasuan. Kur erdhi pushtimi, ata e kuptuan se të gjitha palët jashtë bllokut mund të humbisnin”, shtoi Rama.

Këtë intervistë të shkurtër, Rama e realizoi në ambasadën italiane në Berlin, ku prezantoi trembëdhjetë piktura të tij, të cilat u ekspozuan në misionin diplomatik, aty ku Fabrizio Buçi vijon karrierën e tij diplomatike si ambassador i Italisë në Gjermani, pas përfundimit të misionit në Shqipëri.

6 Komente

  1. n
    ne

    KM nga Gjermania, Sala nga Kroacia…

    Përgjigjjuni
    1. O
      O Zot cfarre tjeter do te na shohen site....

      Albaniston,una picola Italia me 90% Muslimon brothers.... gezuar ramazonin!

      Përgjigjjuni
    2. T
      Treni

      Ah ky jeton ne re re... as e ka idene cfare po ndodh ne terren.

      Përgjigjjuni
      1. J
        Janina kryeqytet i Shqiperise Etnike

        BE është mallkimi më i madh i Shqipërisë. Asnjëherë në histori nuk kemi arritur nivele të tilla mizerje , mesjete, urie, rracizmit, poshtërimi, auto lesionismi, përçarje, spastrimi etnik, degjenerimi, prostitucioni, humbje territoresh, humbje sovraniteti, skllavërie, shkatërrimi të vendit dhe vjedhje të çdo pasurie, se krah shoqërive suprematiste , më të pasurat e gjithë historisë së njerëzimit . Ndarja e Europës në rraca suprematiste dhe rezervate indigjenësh dhe proçesi nazit i Integrimit, janë si parrulla Hitleriane në kampet e përqëndrimit; Puna ju bën të lirë. Është koha për të tjerë objektiva, të tjerë aleatë seriozë, tjetër paradigëm. Është koha të fillojmë të mendojmë me kokën tonë dhe se çfarë duhet të ndërtojmë për shqiptarët e gjeneratave të tjera, me gërmadhat e BEsë.që shumë shpejt do t'i dalë flaka në qiell.

        Përgjigjjuni
        1. s
          shqiptar

          Ne jemi shqiptare ,nuk na plas palla te bëhemi as gjermane dhe as italianë.Mjaft me lëpirje .

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mizejra politike

            Zoti qërron këdo që vetveten e kërkon tek të tjerët duke prostitutar për t'a. Proverb latin

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje