Begaj uron Qipron për Presidencën në Bashkimin Evropian

1 Janar 2026, 11:00Politika TEMA
Begaj uron Qipron për Presidencën në Bashkimin Evropian

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përshëndeti sot dhe i uroi suksese e arritje Presidencës Qipriote të Bashkimit Evropian, për gjysmën e parë të vitit 2026, në një periudhë tejet të rëndësishme për Evropën dhe mbarë botën.

Në një postim në rrjetin social X, Kreu i Shtetit shpreh bindjen se Presidenca Qipriote do të jetë e përqendruar në avancimin e procesit të integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke e konsideruar këtë proces si prioritet strategjik.

Presidenti i Republikës uron që gjatë kësaj periudhe të nisë mbyllja e kapitujve të parë të negociatave për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, si një hap i rëndësishëm drejt realizimit të aspiratës evropiane të vendit.

Postimi i plotë i Kreut të Shtetit:

Shqipëria i uron suksese dhe arritje Presidencës Qipriote të Bashkimit Evropian për gjysmën e parë të vitit 2026, në këto momente tejet të rëndësishme për Evropën dhe mbarë botën.

Jemi të bindur se Presidenca Qipriote do të jetë e fokusuar në procesin e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe shpresojmë që Shqipëria të nisë mbylljen e kapitujve të parë të negociatave për anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian”.

3 Komente

  1. E
    E verteta dhemb......

    Χριστοδουλίδης: o Bayrom turku kur te futen birazeret e tu turq ketu pas telave athere do te futeni edhe ju ne BE.... gezuar ramazonin!

    Përgjigjjuni
    1. P
      President Legen

      Cunat i mbaruan vilat ne farke?

      Përgjigjjuni
      1. K
        Koli

        Mbylleni diku kete kamarierin.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje