Gjekmarkaj: Kronikë e gurrë në vargje për këta të uruar kolegë!

1 Janar 2026, 09:36Politika TEMA
Gjekmarkaj: Kronikë e gurrë në vargje për këta të

Nga Agron Gjekmarkaj


Kto që them s’janë gjepura
Tabiri plot lepura,
Të merr malli për një ka
Qe leron e kurrë nuk bzâ!

Sara Mila, Mila Sara
Thotë bëj vetëm përpara
Veç po hyri, shuhet gara
Derdhen votat neper ara!
Zeniqeja te vitrina
Nën çatinë me llamarina
Flet si shiu që rrjedh ndër vrima.
Kiduina si rrëkeja,
Nis e thurret meseleja
Flet me heshtje, si Odiseja .

I paemri deputet
Thotë jam zot i vërtet
Po as vetë nuk di se ç’flet.
Një buçko nga Elbasani
Thotë, do hidhem po më mbani
Jam këngëtar Tafani.
Bora tani është tjetër
Thot jam deputete e vjetër
E besoni, mor evletër?
Vin Demo, si kasap
Here shfryn here dihat
Flet e vështron nga pas
Kush ishte që mu qas?
Kacamisri Piro Deng
Ku je more pizeveng
Që na mbahesh si levend?

Mjekrrën ledhaton Sofjani
Thotë, mbahuni, mos qani
Se nga pas u vjen shejtani.
Ja, në sallë po flet Tërmeja
Në gënjej, më zëntë beja
Me Babon, po na bie rrufeja.
Delina, miq deputetë
Thotë kam ardhur për yzmet
Po çfarë bën, e di ajo vetë.
Më i fort se veriu
Furtuna Klevis Balliu
Ju piu e zeza, ju piu.

Po si shoku im Gjin Gjoni
Nuk gjeni, ndaj mos kërkoni
Më trim se Kollokotroni.
Enno Bozdo shkencëtar
Është gjithnjë në vend të parë
Plot me sqimë, sqimatar.
Bëj qejf o Ulëzi qafiri
Sa pa ardhur Strazimiri
I vogli, porsi floriri.

Bardh Spahia kurrë nuk ngec
Thot ç’asht mor ky Benet Bec
Qymezit i thotë kotec.
Rri mor Ardit Bido, rri
Se po qe për histori
Dimë ne më shumë se ty.
Ivi Kaso thotë, qameti
Ka ardh, po s’kupton mileti
Në s’u ngrit, mirë e gjeti.
Damo more palikar
Prej kohesh je firar
Ne qosh nuk ben osh!
Dikur ishe balosh!
Bela moj hollake
Ç’qe kjo stine kaq tinzake
Plot me halle prerje nafake!?

Moj Etildë që na mungon
Trishtimi po na pervelon
S’ka njeri që s’të kërkon.
Ku je mor Arben Pëllumbi
Fama kurrë nuk të humbi
Dhe pse s’dukesh asgjëkundi.

Mungon një Lefter Gështenj’
Plot humor kur rrëfen
Ish për Tabirin i denjë.
Helidon more Bota
Kjo politika është me rrota
Qasu bre ndonjehere
Mos na le me koke në derë!

Lule, moj Klotilda Bushka
Kurrë s’tu nda nga dora pushka
Nuk u tunde, porsi mushka.
Ju thashë Kreshnikun mbani
Se mezi e ka vatani
Ua mori Vjosa Osmani.

Ah, more shoku Petro
Centimetrin e bën metro
Nuk bëre kurrë indietro.
Mendjeshumi Fred Xhaferr
Këshilla për Baken tjerr
Herë me krip, herë me sheqer.

Ah more Bake – Bake xhani me
Kimet te ka Shqipnia
Më merhum nuk ka njerzia
Ç’na iku Dhurata Tyli
Që këndonte si bilbili
Dhe çelte si lule bliri.
Po ku je Ervin Salianji
Lart e poshte te dual nami
Bej sherr e ndiz potere
Na bere zemren levere!
Nen hije mani ne lendine
Ismet Beqiri pi rakine
Per te gjithe ngre dolline

Pasi mbaruan kta dreqër
Jemi dhe ne, si të vjetër
Na takon, mor maluketër.
Niko flet përmbi bedena
S’le të bier Kartagjena
Dhe pse s’jam nga Tepelena.

Gazment Bardhi, vetëtimë
Prin në ballë të grupit tim
Përpara si suferinë.
Flet Tao, numëri dy
Në Tabir dhe në Parti
Përjashton pa një, pa dy
Plasja zot syte e tij !

Blend Klos, o Blend Klos
Hiq e hiq e rrallë tendos
Në Parti, vidha vidhos
Muhabene katranos!
Klodi, e vogël si arra
Thotë ecim veç përpara
Mos ndodhçin kurrë hatara.

Flamuri, ky kryetrim
Rri në sallë në krahun tim
Dhe përditë më jep guxim
Dushmanin sheh me perçmim
Mamica s’është më me ne
Herë nën e herë mbi re
As e shomë, as na she.
Thyen Rutten si gastare
Moj Mamice mos bej hajgare!

Ajo tej quhet Jorush
Zemrën me gëzim na mbush
Si në mal, dhe në fushë.

Erjon Braçe, qerrata
Që bërtet pse ujë s’ka
Kot futesh në bela
Mbajne shenim o axheba!
Dibranët, o Xhelal Mzi
Nuk të ndërrojnë me njeri
Në Kuvend e në parti.
Zonja Og, zonja Og
Në Tiranë bën dialog.
Pata fat tani shpetova
Ju bej selam ika shkova!
Dhe Xhafa nga Labëria,
Sa herë mblidhen te Partia
Lufton t’i dalë e tija.

Si gjithnjë me fat, moj Teze
Vjen rreth e rrotull në meze
Na kujton shoqen Leze
13 vjet ne ministrira
Ato hone me lebetira!
Genc Gjonçaj, ky gjatovinë
Thot Kuvendi s’është lëndinë
Që të bëni badërdinë.
I Nikos tani Kostaqi
Tabirit ç’i ndihu fati
Do ta ketë, siç e pati!
Konicen kendon i ngrati
Gonxhe shembet me pilaf,
Fruhet me hoshaf
S`ka kohe te flase
Hedhe sa te pelcase

Ja Dilua, andej nga fundi
Për Kronikën vallen tundi
Moj alternativë-Kuvendi.
Me fustanelle digjet vendi!
Bled Nallbati firauni
Per vatan nuk e ze gjumi
Socialistet e kane zet
Se ai ka doren vët !
Elda Hoti kjo malsore
Nuk po ndalet ne ato sinore
Flakadanit zjarr i jep
Per Shqipnine o bereqet !
Lum për ty, o Kronikan
Bën Kronikën me taban
Të gjithë ia kanë sevdanë.

Po harrova dikë tjetër
Si të ri edhe të vjetër
Kërkoj ndjesë, more evleter

13 Komente

  1. G
    Gjekmuti,faqe djegura saliut pedagoge

    Mos na e filloni vitin me kete gomar te saliur,nje jude me emer gjekmuti,kete malok qe qau se iku grida suma,ky shoku salianjir me floke nga dafllaku grides

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Maloku në Tiranë,tragjedia më e madhe kombëtare e të gjitha kohërave.

      Përgjigjjuni
    2. S
      Sass

      He mor hajdut vjedhe ndonje gje mbrem apo te doli huq Per prerje ne bese, dhe vjedhje fitoni cmimin nobel Gjekmut je kokrra e bythqirit me vjen keq qe po filloj nje koment te tille sot diten e vitit te ri por e meriton.

      Përgjigjjuni
      1. c
        ce

        Doli prape ky deputeti mjeran I pavotuar qe kerceu vallen e mjeranit para vicidolit bashke me Baz Gardhin sumkapucin e foltores dhe Tabakonen e Tiranes vetem per nje vend ne parlament pa djerse e votim qyl direkt nga lista e cokave te Vampirit. O monster o Gon gjekmut lafshkuq flokkacarupsi je njeri I peshtire dhe shume I urryer ne publik. Me ato bejtet tuaja je bere si.dikur Pal vata I Dukagjinit qe tallesh gjithe Shqiperia me thenjet e tij.

        Përgjigjjuni
      2. D
        Derr maloku

        Sa gomar eshte ky maloku. Gjek, gjon, zef biba ka zbritur ne Tirane. Hajde te beje hajer Shqiperia jone e bukur. Derrat gjeke derrat.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Peshkatari Currila

          O gjokmut nga fjalet je makut je palaco je hajdut prandaj mos ha m.... por festo me gezim se Salserbin e ke trim prandaj le Bashen ne mjeri se me lepirjen je trim por mexhel moa jyej floket por prapanice . Turp qe je petagog duhet te ishe lopcar. Tung

          Përgjigjjuni
          1. Z
            Zeka

            Ah more i shkreti popull , paguan 4000 euro ne muaj per bejtet e dale mode te ketij kokelopes. Para 100 vitesh kur i bente Noli ishin nje risi dhe kishin kuptim por sot eshte thjeshte nje idiotllek qe nuk ben njeri per te qeshur.Parlamenti yne sot eshte ne nivelin me te ulet qe kur eshte themeluar shteti shqiptar, nje parlament medioker dhe i nenshtruar qe ben noterin e Qeverise ,nje parlament ilegjitim i dale nga zgjedhje te pandershme , nje parlament i perbere nga ligjvenes qe nuk perfaqesojne realisht interesat e popullit por jane aty per interesat e tyre dhe te nje grupi hajnash qe po e zhbejne Shqiperine ndersa ky Gjeku ne vend qe ngreje probleme qe shqetesojne popullin ben hokatarin.Psh te ngrinte problemin se si eshte e mundur qe qeveria jep bonusin e kompensimit 18 mije leke per pensionistet me pensione 400 mije leke ndersa per ata me me pak se 200 mije leke jep vetem 8000 leke ne vend qe te ishte e kunderta.etj etj etj

            Përgjigjjuni
            1. X
              Xxx

              Stil i lodhshem ky kokderr

              Përgjigjjuni
              1. J
                Ju lutem mjaft me Agronin

                Mjaft me këto budallallëqe, një bejtexhi që mendon se është poet i paturp në atë që shkruan i pamend në atë që thotë beson se guri mund të bëhet karamele po ta mbështjellë me letër me ngjyra.

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Bosi nga Toronto

                  Nje bejtexhi injorant. Kush I ka dhene emergency ketij having? Po ky eshte idiot komplet. Booboo, ca trapi, eshte n/ Krystal parliament.

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Arbeni

                    Bejte e bukur o bejtexhiu i sali malokut,veçse ke harruar të portretizosh e ta futësh në vargjet e bejtes sali malokun.Gabim i madh o Gjekmark.Si duket nuk ta mban nga koqefishkuri me pampers,sepse ai të përjashton nga pe-deja si armik i partisë.Po bëj copy-paste një varg nga bejtja që e meriton krimineli dhe i korruptuari non grata,antishqiptari sali karaxhiçi: Mjekrrën ledhaton Sofjani Thotë, mbahuni, mos qani Se nga pas u vjen shejtani. Shejtani është saliu dora vet Gjekmark.

                    Përgjigjjuni
                    1. R
                      Realisti

                      Si ka mundësi një popull voton një plerë si ky ta prezantojë dhe bëj ligje për të???Sa turp!!!

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Shfqet Bojaxhiu

                        Gjokkaka ēshtē bēr prozator ky hor i mbaruar ushtar i gjithi RROT KARR . Byth lēpirsi i Sali Bajgēs po na tregon se si demokracin ta bojm.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje