
Roland Bejko deklaroi se Sali Berisha ka shkatërruar opozitën dhe se është ai fajtori kryesor pse PD nuk është në pushtet.
“Berisha u vrau shpresën mbështetësve të vet. Shkatërroi PD-në , e ndau në 2 - 3 pjesë. Vrau demokracinë. Opozita nuk është më peshë morale, nuk e beson kush dhe i ka dhënë të gjithë terrenin Ramës'', tha Bejko.
Një koment Bejko e kishte dhe për përfshirjen e Sali Berishës në “Malin e Tiranës”, kullën më të lartë në kryeqytet.
"Berisha e ka të qartë dhe e di që nuk vjen kurrë në pushtet dhe është kriminale kur i thua njerëzve që do vijmë në pushtet. Shkëmbeu minikullat me një kullë të madhe në mes të Tiranës dhe me resorte. Janë të paktën 60 leje ndërtimi ku janë të përfshirë famila e tij”, shtoi ai.
Ai është i bindur se Berisha nuk mund të kthehet në pushtet ndërsa mashtron mbështetësit demokratë.
“Pa Berishën PD do të ishte në pushtet sot. Me këto skandale të mëdha që ka bërë qeveria, sidomos me inceneratorët dhe fondet e vjedhura të IPARDIT. Në kushtet ku ne jemi sot qënia e zotit Berisha e Meta si alternativë pushteti bëri që Edi Ramës ti forcohej pozita.
Nuk mund ta sjellë dot njeri Berishën në pushtet. Sa kohë të jetë Berisha, Meta. Nuk mund të zëvendësohet një bandë e korrupsionit me një bandë tjetër korrupsioni. Fakti është që në Shqipëri po pastrohen paratë e ndërkohë që shqiparët po ikin."
Po mire sot nuk e keni Berishen ju te PD ...hajdeni ne pushtet. PD e shkaterroi Lulushi qe e shiti Berishen per hallin e tij me drejtesine amerikane dhe Rama me MC Gonigal.
Bejko, me Bashen do ishit ne pushtet?! Qenke shakaxhi i madh o njeri!
Lazos i erdhi zeri . Ben mire qe thote te verteten , po me Lulon prape nuk kane gje ne terezi . Ai eshte pjelle e Saliut , formimi dhe edukata qe ka marre nga ai , nuk mund te zhbehen se do Bejkua . Ky po ben vrejtje me vend , po a ka veshe qe ti degjojne ? Nga ky stan , nuk pritet bulmet tjeter dhe Bejkua e di mire kete , se zanatin e bulmetit , e ka mesuar qe ne vegjeli . Keshtu me ka thene nje mik i tij i ngushte nga Gjirokastra , qe sot eshte ne anen tjeter te llogores , ne ate te foltores se Saliut . Ai eshte nje antikomunist me i eger se Bejkua dhe nuk le rast pa share ne rrjetet sociale , ata qe i shajne Saliun . Thote qe ka patur nje gjysh te pasur me prona te pa luajtshme e fabrika , po ne fakt Saliu nuk i ka dhene asgje , sa ishte ne pushtet . Tani i kerkon nga Rama dhe ishalla imerr . Se u ngaterrova kot me kete teme , po doli ngaqe ishte mik i Bejkos .