
Avokati Spartak Ngjela paralajmëroi sot se në shtator korrupsioni do të goditet me spektër të gjerë dhe jo vetëm majtas siç ka qenë deri tani.
Duke folur për zhvillimet e vjeshtës dhe nëse do ketë të tjera arrestime nga SPAK për korrupsion, Ngjela tha në News24 se ka ardhur koha që SPAK të godasë sferat e larta dhe operacionet juridike të shtatorit do përcaktojnë të ardhmen.
“Mendoj se ka ardhur koha që SPAK-u të godasë lart. Mendoj se ka ardhur koha që duhet të godasë në sferat e larta.
Deri tani ka goditur majtas. Unë ua kam thënë historinë dhe doktrinën pse goditet majtas. Goditet nga pushteti, s’mund të goditet nga opozita.
Do vejë nga korrupsioni B ose jo, se deri tani është në korrupsion A, unë mendoj se po. Do të shikojmë se çfarë operacionesh juridike do të kemi në shtator.
Nga shenjat e shtatorit do të nxjerrim të ardhmen e afërt. Korrupsioni do goditet me spektër të gjerë”, deklaroi Ngjela.
Je i madh Ngjela!
Te habit nje gje se;si ka mundesi qe ç'fare thote avokati Ngjala dalin te gjitha edhe pse pas 50 vitesh!Kur e pyeta nje mikun tim se si i gjen ky avokat ai me nenqeshje ironike mu pergjigj:Po tia mbash shenim ç'ka perrallis ai do te konstatosh qe ai per te gjithe thote qe do futen ne burg,kuptohet perveç Albinit qe e ka klient si keshilltar juridik!Nje arsye se perse ne shtator partite politike i kane pergatitur edhe mocionin e mosbesimit!
Ngjela eshte spekullatori numer nje ne mediat shqiptare. Pse nuk jep fakte zoteri?Sepse fakte ti nuk ke pasi nuk egzistojne. Asnje zyrtar i larte i te djathtes nuk eshte arrestuar. SPAK eshte mashtrim.SPAK eshte deshtim.
Asgje te re nuk na the ti delirant deri ne neveri.
Spak nuk eshte aspak ose e krijuan per te mbrojtur sLen pondofta edhe ramen dhe meten pra kryemunistrat.