“Nuk i beson vetë ato që thotë”, kështu i është përgjigjur Agron Kapllanaj akuzave të Sali Berishës se është bashkëpunëtor i Edi Ramës. Në një intervistë për Report Tv, u shpreh se demokratët kanë ngecur me Sali Berishën, por nuk e cilëson si alternativë për PD.
Ndër të tjera Kapllanaj shprehet se do të mungojë në protestën e 6 dhjetorit pasi nuk do të bëhet pjesë e turpit ndërsa në Tiranë vijnë liderët e BE.
“Betejën e kemi dhe do e vijojmë me Edi Ramën. Unë jam mes mallakastriotëve. Deklaratat e Berishës nuk janë lajm. Këto janë lojëra politike. Më vjen keq që dëgjoj nga goja e një njeriu që ka pasur vlerësime maksimale ndaj meje. Ai vërtet i shpreh por si beson as vetë këto që thotë.
Politika në Shqipëri kështu është, me sharje e fyerje që s’i bëjnë nder një force politike dhe as ne. Këto i bëjnë ato që i bëjnë shqiptarët të largohen. Në një anë kemi qeveri arrogante dhe nga ana tjetër s’kemi alternativë. Dhe ajo që del si Berisha nuk i bind shqiptarët për të ndryshuar ndonëse ka një pjesë të militantëve që e mbështesin. I kuptoj se janë të zemëruar me Bashën sepse nuk i sollën në pushtet.
Berisha nuk është në alternativë dhe më kanë thënë që s’kemi gjë në terezi me të por kemi ngecur se nuk kemi tjetër. Sa të jetë Berisha, kjo është e vështirë të ndodhë. Uroj të reflektojë. Por s’bëj fushatë kundër Berishës, por kundër Ramës”, tha Kapllanaj në 'Sot, live në Shqipëri'.
Zoti Agron Kapllanaj! Je i paqartë në reagimin tënd ndaj sali katran berishës! Nëse ti dhe të gjithë demokratët e vërtetë të Shqipërisë nuk e braktisin masivisht këtë lugat, ju nuk do të kini kurrë të ardhme për të qeverisur vendin dhe vendi nuk ua ka borxh juve, që ziheni me njëritjetrin si rrugeçë dhe saliu u ka ndarë dhe përçarë në grupe aq keq dhe aq poshtërsisht, saqë për bashkimin tuaj nuk bëhet më fjalë. Sali katrani u përdor juve për hallet e tij dhe të familjes, për të bërë karshillëk ndaj ShBA, që i ka dhënë vulën NON GRATA (i padëshirueshëm). Të njëjtën vulë ka msrrë edhe nga populli shqiptar. Ti shpreson tek një i vdekur i gjallë! Ti nuk bën propagandë kundër saliut! Ti dhe të gjithë ju nuk arrini të kuptoni se saliu është një antishqiptar i betuar. E vetmja gjë e mirë për ty është distancimi nga mitingu i 6 dhjetorit. Shpresoj të jem i kuptueshëm nga ana juaj, gjë për të cilën dyshoj.