"Berishës t'i jepet leje për protestën, në Paskuqan"

25 Nëntor 2022, 09:39Politika TEMA

"Berishës t'i jepet leje për protestën, në

Në emisionin “Shqip” nga Rudina Xhunga ishte i ftuar Bardhyl Reso, një ndër themeluesit e PD, tashmë prej vitesh në SHBA, për të diskutuar zhvillimet më të rëndësishme të javës.

Zoti Reso analizoi një nga çështjet që po mban pezull opinionin publik, protestën e 6 dhjetorit të ish-kryeministrit Berisha dhe tregoi arsyen e vërtetë që qëndronte pas kësaj proteste, teksa ndau dhe një propozim interesant.

“Na pret 6 dhjetori përpara. Kam parë që janë zhvilluar shumë debatë për këtë gjë por problemi për mua është i fare i qartë. Qellimi i 6 dhjetorit vetëm e vetëm që Sali Berisha t’i tregojë Evropës që ai është i aftë të mbledhë njerëz dhe duhet konsideruar si një forcë opozitare në Shqipëri.

Do që të konsiderohet nga ata si një palë në negociim. Dhe është i tillë, ka pasuesit e tij. Por mënyra se si i tërheq pasuesit e tij duke e ndarë opozitën në dy pjesë, del më në pah qëllimi që ka ai, një qëllim thjesht personal. Ai thjesht kërkon akoma të faktorizohet si një figurë politike e rëndësishme në Shqipëri.

Nga pikëpamja e sigurisë, gjithë këta përfaqësues evropianë që po vijnë, janë drejtuesit më të lartë evropianë, vjen për herë të parë Presidenti Macron, kancelari Scholzs, e shumë drejtues të tjerë. Ne duke pasur parasysh edhe faktorin ndërkombëtar e nëse Saliu o do vdesë o do e bëjë atë protestën, le t'ia japin lejen dhe le ta bëjë protestën në Paskuqan. Në rrugët kryesore pranë objekteve zyrtare që do të qëndrojnë gjithë ata personalitete që i shoqërojnë delegacionet përkatëse, nuk mund të jetë ai aty.

Le ta bëjë në Paskuqan. Se ai pretendon që në Shqipëri nuk ka demokraci e ndaj nuk e lejojnë. Po ai ka bërë aq shumë mitingje sa unë nuk e di për çfarë i duhet një miting tjetër. “, u shpreh ai.

11 Komente

  1. m
    miri

    kurse une them ta beje ne vicidol

    Përgjigjjuni
    1. Çekiçi

      Berishiqit ti ipet leja per protestë në REÇ te Shkodres se bashku më Ilir Mutajn

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zagali

        Saliu e bene kete proteste edhe per nje qellim tjeter.Ai e bene per t'u thene simpatizanteve te tij qe mos me akuzoni per munges protestash,ja une bera protesten me te fuqishme para nderkombetareve. Keahtu qe ua pordhi mendjen e tyre kafsheve demokrat.

        Përgjigjjuni
      2. 1
        19

        Une them ne kamez .

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nje banor i Lalezit,por pa vile si Kraja,Meta e Be

          Berishovicit,Spiunit Like dhe Arben Krajes si vegel e tyre le tu jepet leje te bejne miting,pasi kane bllokuar hetimet e SPAKUT kunder krimeve e korrupsionit te tyre ne kete vend ose ne Paskuqan ose ne Kamez,se do kene dhe ndihmen e Xhelalit atje!Ka te drejte zoti Reso,kane bere aq shume mitingje sa eshte bere per te qeshur e per te qare kjo puna e mitingjeve te tyre!

          Përgjigjjuni
          1. H
            Himarioti

            Kryekrimineli i kombit tonë, Sali Shpellar Berisha, duhet mbyllur në burg, menjiherë. Nuk ka zgjidhje tjetër me atë përbindsh. Bashkë me Ilir Metën dhe sojin e tyre.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dardan

              Asnje leje nuk mund t'i jepet kreut te agjentures serbo-ruse ne Shqiperi Doktor Sali Mortjes, pervecse plumbin ballit me snajper.

              Përgjigjjuni
            2. N
              Ne shpelle ku edhe nga ka dal Kerma FakeDemokrate

              Ne vendin e Origjines do ishte vendi i duhur

              Përgjigjjuni
              1. B
                Bardha

                Nje proteste prane shpelles ku ky mije qenefesh u fekundua nga Karaxhixhi e Sheqere mjalti

                Përgjigjjuni
                1. m
                  me degjoni po keni pak burreri apo jeni burrenesha

                  O Mero, lexoja nje portal ne facebook ku thoshte se BE aprovon protesten e Saliut ne 6 dhjetor dhe nje fanse e tij thosh: he, po tani qe Evropa e aprovoi protesten?! Une nuk e kuptoj , po fare , ama, qe ne Shqiperi shume njerez jane kthyer ne kafshe te semura e pastaj mbajne flamur apo respektojne te renet etj. Eshte nje çudi boterore kjo puna e atyre shqiptareve. Mire do ishte mire sikur te ikni te gjithe shqiptaret e ndershem nga Shqiperia e te shikonim se çfare do ndodhte midis Saliut dhe ketyre gjallesave; do fillonte ti hante si kanibal se s'rri dot ai, por keta s'e kuptojne kurre.

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Maksi

                    Jepini mundësinë për protestën tek mali me gropa, ku tu jipet mundësia dhe metës, të xhvarrosi atë që i prish gjumin e natës, sepse i vijnë shpirtrat rrotull shtëpisë.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje